JEMI TË TRONDITUR

December 5, 2019 00:30

JEMI TË TRONDITUR

Nga Rexhep Qosja

 

1.

Jemi të tronditur.

Të gjithë.

Jemi të tronditur, me shpirt e me mendje.

Të gjithë.

Të tronditur në këto ditë para e gjatë Ditës së madhe në historinë tonë- Ditës së Flamurit kombëtar e shpalljes së Shqipërisë shtet.

Të gjithë.

Të tronditur për shkak të gjithë atyre viktimave, të gjithë atyre të plagosurve, të gjithë atyre traumave që nuk kalojnë lehtë e shpejtë, për shkak të gjithë atyre dëmeve të mëdha lëndore, ekonomike, shoqërore e kulturore.

Jemi të tronditur për shkak të tragjedive që pësuan nënat, fëmijët, vajzat e reja e djemtë e rinj, në lule të rinisë.

Tronditja e shkaktuar kësaj here prej tërmetit të 26 nëntorit është tronditje që zgjat shumë. Dhe, zgjat shumë për shkak se pushton ndjenjat, pushton shpirtin, pushton ndërgjegjen e gjithë atyre që mendojnë përgjegjshëm.

Kjo është tronditje në të cilën përmblidhen ndjenja e mendime për historinë, për bashkëkohësinë dhe për ardhmërinë tonë, por edhe për historinë, bashkëkohësinë, ardhmërinë në përgjithësi. Kjo tronditje na nxit të vetëpyetemi:

A kemi mësuar krejt çka duhej prej historisë?

A e kemi vështruar dhe kuptuar sa e si duhet bashkëkohësinë?

A kemi menduar largpashëm për ardhmërinë?

 

2.

Në këtë gjendje tronditjesh mund të jesh i pushtuar edhe prej mendimesh kundër natyrës dhe me mendime të tilla t’i drejtohesh asaj:

Natyrë! Natyrë! Natyrë e mrekullueshme në këtë planet që i thonë Tokë, Tokë me bukuri të jashtëzakonshme që nuk mund të merren me mend në asnjë planet a trup tjetër qiellor. Na e ke bërë të mundshme jetën në hapësirat tua tokësore, ujore e ajrore.

Pse kohë pas kohe po na e helmon jetën edhe me tragjedi, me tronditje, me pikëllime.

Përpos prej njerëzve, popujve, shteteve, fatkeqësitë, tronditjet po na vijnë edhe prej teje, Natyrë?!

Dhe po na vijnë me padrejtësi.

Hajde e mos e shpreh këtë mendim që nuk mund të mos thuhet këto ditë zie, kur i sheh arkivolet e tragjedisë dhe të pamëshirës natyrore!

Hajde e mos i shpreh këto mendime kur i sheh arkivolet dhe i dëgjon fjalët e medieve për tragjeditë që u mbyllën në ato arkivole:

Për tragjeditë e familjes Lala, të cilën e përbënte edhe Nëna me katër fëmijët, mes të cilëve binjakët dyvjeçarë, ndoshta ende duke u mëkuar nga qumështi i nënës.

Asnjë fjalë, asnjë figurë, asnjë mendim, asnjë pamje nuk është e mjaftueshme për të përshkruar, për të paraqitur gjithë tronditjen që na shkaktoi pamëshira tragjike me të cilën natyra e dënoi këtë nënë me katër fëmijët e saj, me binjakët e saj! Dhe të tjerët bashkëviktima me ta.

Hajde e mos i shpreh këto mendime kur i sheh arkivolet në të cilat u mbyllën tragjeditë e anëtarëve të familjeve Cara, Ndreu, Gregu, Vata, Reçi, Meçja. E të tjera, tragjeditë e të cilave na e copëtojnë zemrën.

Hajde mos i shpreh këto mendime kur i sheh arkivolet e dy vëllezërve kosovarë, Abazi, të valltares, të piktores, të studentes që donte të studionte arkitekturën e bëhej mjeke, të të rinjve të tjerë e të rejave të tjera që nuk pritën të provojnë të mirat e gëzimet që sjell pjekuria!

Por, hajde e mos e thuaj edhe një mendim tjetër që kë krejt nuk do e ngre kundër shqiptuesit të këtij mendimi: tronditjes që na ka pushtuar i kanë kontribuar disa njerëz, disa nga ata njerëz të zgjedhur gjatë 30 vjetëve tona për të krijuar institucionet e për të ngritur ekspertët që do të merreshin me të priturat e me të papriturat që mund të na sillte kur natyra e pamëshirshme e kur njëmendësia e keqkuptuar.

Dhe, këta njerëz i quajmë politikanë e shtetarë!

 

3.

Në këto ditë tronditjesh unë nuk mund të mos mendoj edhe për ato që kam parë e kam dëgjuar qe tridhjetë vjet në jetën partiake, politike, shtetërore shqiptare. E ato që dëgjoja dhe ato që shihja gjatë njëzet e katër orëve të ditës e të natës ishin e janë mosmarrëveshjet, zënkat, konfliktet, mosdurimet, urrejtjet e ndërsjella të forcave politike, në radhë të parë të prijësve politikë dhe të argatëve të tyre.

Deri në ditën e tërmetit tragjik nuk gjendej arsye, nuk gjendej mjet, nuk gjendej qëllim kombëtar, shoqëror, shtetëror a moral, më në fund njerëzor, që prijësit partiakë e shtetërorë të këtyre tridhjetë vjetëve do t’i  bënte e do t’i detyronte , më në fund, të merreshin vesh. Jo.

E mosmarrëveshjet e tyre, mosdurimet e tyre, zënkat e tyre, konfliktet e tyre, privilegjet e tyre dhe lukset e tyre janë ndër arsyet e degdisjes së gati dy milionë shqiptarëve nga Shqipëria e Kosova në Botë gjatë10-15 vjetëve të fundit!

Tani, përnjëherë, pas tërmetit, pas fatkeqësisë natyrore, u pajtuan: gjetën atë që as këta e as ata paraardhësit e tyre nuk e gjenin kurrsesi më parë: u pajtuan!

Dhe, ai, kryetari partiak që qe sa vjet në Shqipëri, në Kosovë, në Ballkan, në Evropë e në SHBA flet vetëm për më të këqijat, më të ulëtat, më të poshtrat, më të zezat, më të krimshmet e Shqipërisë në politikën e atyre ndaj të cilëve është në opozitë, përnjëherë tha: me gjithë ndasitë që kemi, në nevojë jemi një komb! Por, Por!

Mendja e tij na mësoi se vetëm në nevojë, e jo edhe në tragjedi, vetëm në nevojë e jo edhe në gëzime, në nevojë e jo edhe në varfëri, jemi komb, jemi një komb!

Dhe kjo fjali megjithatë shumë shpejt u botua në rrjetet sociale të kundërshtarit politik – të të sulmuarit pa pushim shumëvjeçar!

Dhe, kështu u pajtuan! I pajtoi tragjedia e të varfërve! I pajtoi tragjedia e të shpërfillurve. I pajtoi tragjedia e të konsideruarve të tepërt! Por u pajtuan rrejshëm.

Mund të them siç po them se pikërisht tani kur këta rreshta po i qes në shkrimin tim po dëgjoj sulmet e dy Sulmuesve të pandalshëm ndaj të Sulmuarit të gjithnjëshëm – kryeministrit Edi Rama! Dhe, po i shoh Sulmuesit duke u sjellë ndaj pasojave tragjike të tërmetit si qeveri e dytë e Shqipërisë, që e shpërfill, s’e pranon Qeverinë që zgjodhi populli! Dhe, Shqipëria e Abdyl Frashërit, Vaso Pashës e Ismail Qemalit na bëhet Shqipëri me dy qeveri të papajtueshmë në ditët paskajshëm pikëlluese, tronditëse në historinë e saj!

 

4.

Dua të shpresoj, dua të besoj se pas tërmetit të 26 nëntorit të vitit 2019 populli shqiptar do të jetë forcë politike me sy, me të cilët do të shohë më qartë se deri tash, forcë politike që e sheh qartë, që e kupton qartë gjendjen e vet, që e mendon qartë ardhmërinë e pasardhësve të vet, që mendon jo vetëm për premtimet e të priturat, si deri tani, por edhe për të papriturat natyrore, politike, shtetërore.

Njëmendësia aq e pritur, aq e ëndërruar, aq e dëshiruar na ka sjellë edhe shumë të papritura e shumë dëshpërime gjatë këtyre tridhjetë vjetëve. NA e solli edhe “qeverinë” e dytë në ditët më dhembjesjellëse!

Por, nuk jam pesimist.

Pesimist nuk mund të më bëjnë ata që postet politike i shfrytëzojnë për t’u qëndisur me miliona duke shfrytëzuar postet politike, ata që postet politike i shfrytëzojnë për t’u stolisur me vila në Gjirin e Lalzit e përgjatë bregdetit, në Brezovicë e Prevallë. Dhe jo vetëm. Jo. Kurrë.

Pas tronditjes sado e gjatë qoftë, që solli tërmeti, fatkeqësia, megjithatë, do të bëhet nxitje për forcim, për ngritje shpirtërore, etike, shoqërore, kombëtare, shtetërore.

Populli shqiptar, përpos gjatë këtyre tridhjetë vjetëve tranzicion, kurrë, në asnjë epokë a periudhë historike, nuk ishte pa figura historike si Gjergj Kastrioti – Skënderbeu, Jeronim De Rada, Konstandin Kristoforidhi, Pashko Vasa, Hoxha Tahsini, Jani Vreto, Abdyl Frashëri, Sami Frashëri, Naim Frashëri, Luigj Gurakuqi, Hasan Prishtina, Isa Boletini, që politikën e përdorën jo duke u pasuruar prej saj po duke u flijuar për Shqipërinë e për shqiptarët.

Durrësi, më i dëmtuari në tërmetin e 26 nëntorit, do ta marrë veten. Shumë tërmete ka përjetuar Durrësi: më 177 para erës sonë, më 334, 506, 1273, 1869, 1870, 1926, 1979… dhe shpejt e ka marrë veten. Ishte qytet i dëshiruar edhe prej të huajve, prej miqve dhe prej pushtuesve. Takimet me popuj të tjerë e kanë pasuruar kulturën e tij e qytetërimin e tij dhe e kanë shtuar lavdinë e tij historike e kombëtare. Fatkeqësinë e fundit natyrore, si edhe herët e tjera, Durrësi do ta përballojë, do ta mundë me dhuntinë e tij të madhe jetëkrijuese, gjallëruese ndërtimore e gjithëkombëtare.

Në sajë të dhuntive të Durrësit, në sajë të solidarësisë që treguan bashkatdhetarët kudo që janë sot e, sidomos, Kosova, shqiptarët e goditur prej tërmetit do të kenë gatishmëri e do të dinë të zbatojnë mësimet e rilindësve të mëdhenj të cilët me gjithë sakrificat e pamatshme e bënë Shqipërinë dhe e bënë shqiptarin: më të fortë, më të ngritur e më të zhvilluar në të gjitha pikëpamjet.

Fatkeqësia e 26 nëntorit do të përfundojë me fuqizim të përgjithshëm të shqiptarëve: të mundësive ndërtuese e krijuese.

E kuptueshme. Nuk është thënë pa dëshmi shumëshekullore se dhembjet e vuajtjet i bashkojnë njerëzit më shumë se gëzimet.

E tani për tani më e rëndësishmja është: të jemi – të gjithë me Durrësin, me Tiranën, me Thumanën e të gjitha qytetet, qytezat, fshatrat që i dëmtoi tërmeti, të jemi me ta me çka kemi, me çka mundemi e me çka dimë. Se ashtu do të jemi me shtetin amë, Shqipërinë, me Kosovën, me gjithë bashkëkombëtarët kudo ndodhen ata.

 

****

Prishtinë  2019. Botuar sot si kopertinë e DITA. Ndalohet ribotimi i plotë ose i pjesshëm pa lejen me shkrim të redaksisë

December 5, 2019 00:30
Komento

24 Komente

  1. Agim December 5, 01:49

    Erdhi nga parajsa për një vizitë disa orëshe gjuhëtari Eqerem Çabej. Në fillim shkoi tek Akademia e Shkencave,doli duke qarë,oi,oi,oi. Pastaj nga Kuvendi,doli duke qeshur,hi,hi,hi. Në kryeministri një sekondë e vrap jashtë me bububu,bububu.

    Reply to this comment
  2. lori2 December 5, 08:17

    Te perulemi me nderim te thelle para mençurise dhe kombdashurise Tuaj, o me i nderuari nder shqiptaret. Te paçim per shume e shume vite!

    Reply to this comment
  3. Gege Kosova December 5, 10:02

    I Nderuar Akademik Rexhep Qosja, Vertet jeni Akademik monument I gjalle,qe flet,shkruan e vlerson me competence, tamam “Truri I kombit”, Jeni vlere, jo vetem kombetare,por edhe njerezor,intelektuale e shpirterore. Fatkeqesisht, nuk kemi nje akademik te dyte, pervec Juve ne Kosove jo se jo,por as ne Shqiperi qe, per cdo ngjarje e situate te kombit e thot mendimin e vete me kompetece.Fatkeqesisht, per keto te verteta faktike,shumhere,ofendoheni,madje edhe nga “koleget” Tuaj, sepse te verteten dhe te drejten ata,jo vetem disa te paditur e naiv primitiv,por edhe (koleget) Tuaj, nuk e duan apo nuk deshirojne ta degjojne ne opinion. Sepse, ajo e verteta e madherishme, eshte ne disfavor te tyre.Keshtu sic e thua shkurt e shqip edhe ne kete shkrim shume real per kohen dhe ngjarjet.Ju paqit shendetin, e ne mbetemi ne pritje per shkrimet-mesimet Tuaja te reja.

    Reply to this comment
  4. ETHEM LALAJ December 5, 10:27

    Profesor Qose ju pershendes.Sot-per-sot 2 burra ka Kosova dhe Shqiperia-R.Qose e Alfred Moisia.
    -Ne kete fatkeqsi qe na ndodhi e gjithe bota po i mban syt nga ne ndersa opozita veshtron tinzisht te gjej ndonje frakture ne radhet e qeverisjes.
    -Pash me vemendje se si ekipi kerkim-shpetimit SERB bashkunoi shume mire me ato Shqiptare e Kosovare si vellezer,kur L.BASHA shkonte te militantet e Astirit,Teatrit e K O,duke mohuar thirrjet e KM Rama per bashkpunim.Dhe kjo e ka nje baze:Opozita me ne krye SB ecen me metoden MILLOSHEVIÇIANE.
    -Une si qytetar i moshes se trete kam mese 30 vjet qe ndjek drejtimin politik,ekonomik e shoqeror te vendit tim:
    -Qe ne 1992 fleta e bardhe e demokratizimit te vendit u nxi nga drejtimi medioker e qellim-keq i forcace qe edhen ne pushtet me parrullen ” Te shkaterrohet çdo gje komuniste..”.Dhe kjo teori vazhdon akoma.Dhe nuk dihet se sa do vazhdoi.
    -FLM-R.QOSJA,FLM-DITA.
    -Nga mallakastrioti jo anonim.

    Reply to this comment
  5. Cdo te thote kjo?? December 5, 10:42

    20 milione euro kane mbledhur deri tani organizatat bamirese ne Shqiperi dhe 500 mije euro shteti shqiptar permes e -albania? Si i bie tani se nuk jam shume e mire ne matematike une

    Reply to this comment
  6. Ylli December 5, 10:44

    Te anon kandari nga Rama profesor.
    Problemi eshte qe Rama eshte nje plehre njesoj si Saliu, thjesht më aktor se ai.

    Njerëzve jua tha troç:”do vdisni ku ta keni të shkruar”.

    Ndaj nuk humbin fare po t’u hiqet check up që i nxorri burrat me barrë.

    Reply to this comment
  7. Edmond December 5, 10:47

    Proesor Qosja po rritet nje tjeter autokrat blegtoral mes nesh.
    Ju e keni quajtur kwshtu me te drejte Berishen.
    Po ky qe erdhi pas eshte nje hajdut i paafte qe vjedh me hartime.
    Kjo fjalia qe ky i thote gazetarve: Lereni gazetarin ne keto momente,,,
    Eshte te vesh duart ne koke. Me cte drejte i tregon tjetrit cte besh? Cfare pret nga mediat ne keto caste? Te rrije poshte bashkise ti mbaje shkallen bojaxhiut? Apo ti hapi dyert oligarkeve?
    Dhe tmerri eshte qe asnje nuk del te thote: Ore zoteri jemi gazetar dhe do bejme gazetari.

    Reply to this comment
  8. Cavo December 5, 10:48

    Pa drita prej 2 oresh. Degjoj femije qe qajne. Kujtohem qe ka te moshuar te semure ne pallat. Po oshe nuk do tja dije! Dhe te pret dritat po nuk pagove ne kohe.!

    Reply to this comment
  9. p.k. December 5, 10:53

    Do ringrihemi po si??

    Bruno Vespa për tërmetin:”Do ju premtojnë shumë por do i harrojnë premtimet shpejt! “

    Reply to this comment
  10. Afrim December 5, 11:00

    Një nga pasojat me dramatike të termetit të 26 nëntorit është rënie e ndjeshme e besimit tek shteti dhe institucionet e garancisë. Në ditën që qytetarët kishin më shumë nevojë shteti me instrumentet e tij të paguara nga taksat tona u ndje i pafuqishëm të veprojë dhe ky është një prej mësimeve kryesore prej nga ku duhet të mendohet zgjidhje afatgjatë në të ardhmen. Krizat e emergjencës nuk menaxhohen nga partitë, por nga shteti. Është cinike dhe tragjike që disa politikanë të korruptuar po tregojnë se ndjehen komod me situatën e rëndë të vendit sepse fitojnë kredenciale personale dhe i shmangen procesit të llogaridhënies. Zgjidhja afatshkurtër? Fokusi vetëm tek qytetarët e prekur, solidaritet, bashkim dhe sidomos transparencë, maksimalisht transparencë.

    Zgjidhja afatgjatë? Pas emergjencës do të duhet të ketë një fillim të ri për Shqipërinë, një pakt kombëtar për mirëqeverisje, për shtet funksional, një pakt që mund e duhet të sakrifikojë edhe karrierat personale të liderëve politikë, të cilët vijojnë të jenë pengesa kryesore e progresit të vendit, por që mund të sjellë dobi për shtetin, qytetarët dhe vendin.

    Reply to this comment
    • xxx December 6, 02:44

      zgjidhja afatgjate => kthimi pas ne histori kur njeriu nuk llogariste shtetin ne ekuacionin e garancive
      ky eshte kodi kapitalizmit kete kerkon dhemokracia qe kerkuat dhe atje do shkoni. Socializem s’ka me.

      Reply to this comment
  11. Kalimtari December 5, 12:12

    Ndonje takim pa fotograf dhe kameramane me banoret e prekur nga termeti do bejne keta udheheqesit?!

    Reply to this comment
  12. Petrit December 5, 12:15

    Profesor Qosja ju beni mire qe therrisni per kurajo, por kini parasysh qe ne jemi keta qe jemi.

    Nuk eshte e lehte te jesh shqiptar! Duhet ta ndash kete nder edhe me maskarenj dhe budallenj!

    Reply to this comment
  13. Jimi December 5, 12:27

    Faleminderit profesor! Ne kete boten tone shqiptare egzistojne te dyja kategorite e njerezve! Ajo kategori qe nxin dhe sterron cdo gje, dhe kudo qe eshte e pranishme ben Kasandren. Eshte edhe ajo kategori qe edhe pse ne deshperim dhe ne veshtiresi, beson se do t’ja dali, beson tek drita ne fund te tunelit.Secili prej nesh eshte i lire te zgjedhe, se ku do te rreshtohet. Jam i bindur, se shumica e njerezve eshte rreshtuar ne kete te dyten, ne vazhdimin e jetes edhe pse me veshtiresi.

    Reply to this comment
  14. s.g. December 5, 15:17

    Kishte kryetarë dhe kryeministra të tjerë vendi por vetëm njerin gazetarët dhe mediat e mbajnë non-stop pranë publikut vetëm Salih Berishën këtë gazetarizëm bëni ju mercenarët

    Reply to this comment
  15. Adih December 5, 15:18

    Si gjithmone i pa pertuar ,e shume faleminderit Pr Qosja !
    Dua tju them ,i nderuar PR ,qe kini kohe qe sulmoni PD , ju jap te drejte dhe pse ferkoni PS .Beni gabim qe pemendeni votat ketij vellait te vogel te Saliut .Mbajeni mend keta e kane vendosur , gjithmone do kemi rrotacion dhe ky Rama do me kujtoni ,me keq se Berisha me teorine “” MBAS MEJE TE BEHET QAMETI “” .Mesojeni nga ne shqiptaret , qe me keqeardhje , po i provojme per dite i nderuar PR .Jane e njejta Bajge ,por te ndare ne dysh ose ne trish .E thene nga Namik Hoti .
    Jane keta i nderuar PR , qe fatkeqesisht e me dhimbje jemi keta qe jemi ne kete terexheh , ne kete mjerim .
    Viktimat ,po te funksiononte shteti , te zbatohej ligji ,ose me mire me thane politika e ketyre tre dekadave te fundit ,numri i viktimave mund te ishte me pak se gishta e nje dore .

    Rrevoltohem si i terbuar ,e konkretisht ne THUMANE ,.Po te kishte funksionuar ligji ,ato viktima te pa fajeshme ,qe i ka mbuluar dheu do ishin gjalle .E dha sinjalin termeti i shtatorit ,pati ankesa si nga viktimat ,po ashtu edhe nga specialistet .Por shteti nuk cau koken .Te pa pergjegjshem i nderuar PR . Me te drejte ,lind pyetja me te drejte me e ba , se ENVERI ; DUCJA, STALINI e kane nga nje emer ,ketyre nuk ja u gjen emrin i nderuar PR ,keta jane me keq se koplilat e shtepise se femise ( me falni per fjalorin) ,sdua te zgjatem i nderuar PR ,por kujdes se na demton , e ne as nje menyre ,mos beni dallime ???

    Dua te kritikoj ISMAIL KADARENE ,qe se hapi as edhe nje here gojen ,per te kritikuar te gjitha qeverite e ketij tranzicioni post komunist , per te kritikuar , pse nuk zbatohen ligjet ne Albanistan ,qe jane shume te domosdoshme per intersin e zhvillimin shqiptar ,i kemi kto ligje ,por mafja brutale i anashkalon per ineteresa te tyre ,per gjendjen e tmereshme te popullit shqiptar ,per vuajtjet e bashkekombesave te tij ,duke fjetur gjume ,dhe duke pire kafe ne kafenete lluksoze te PARISIT .Turp per te ,per inifirentizmin total te tij ,dhe me vjen keq , se edhe une nga nena jam gjirokastrit .

    I nderuar PR Qosja kame nje pyetje personalisht per ju .tme ndihmoni .
    E dime shume mire , e kur nuk zbatohet ligji nga politikanet me koshjence ,ta rremben me dhune dinjitetin .E kjo nuk diskutohet e provojme per dite .Por dua tju pyes i nderuar PR Qosja ,a do arrime ne shqiptaret nje here dreqi ta marri ta kemi dinjitetin , cdo te thote dinjitet ,a do e prekim ne te paten , nje here dinjitetin ,sidomos keta qe jane mbi 50 vjec e siper ,se frike kemi ,se qe nga 45 e deri sot e kesaj dite ,na i kane rrembyer dinjitetin .Nuk e di i nderuar PR .

    I lutem Zotit ,jete sa me te gjate ketij gjiganti kritik i letersise te rrangut boteror , jete sa me te gjate ,e mbi te gjitha per interesin tone te te gjithe shqipetareve kudo ku jane .Kemi nevoje ,na duhet nje ze kritik per pushtat hajdute politikane ,e nje fjale e mire ,e sidomos ne keto kushte mizerabel qe jemi ..Shume rrespekt e faleminderit PR Qosja

    Reply to this comment
  16. anticensurë25642654 December 5, 16:15

    “Kjo tronditje na nxit të vetëpyetemi:

    A kemi mësuar krejt çka duhej prej historisë?

    A e kemi vështruar dhe kuptuar sa e si duhet bashkëkohësinë?

    A kemi menduar largpashëm për ardhmërinë?”

    NUK MA MERR MËNDJA!
    aspak!
    po të kishim mësuar diçka sa do të vogël!?
    të paktën tërë këta mbëstetësit e verbër të dobiçit me origjinë burgajeti do të kishin një qëndrim sadopak të vogël kritik ndaj politikës së sotme,e të djeshme!!
    të dy palët e tifozërisë nuk kanë mësuar asgjë,në tërë kuptimin e fjalës!!
    pjesa tjetër që ka pësuar dëmet!?nëse do të kenë ndonjë ndihmë,të plotë a të pjesëshme,do të thotë “ka dhe më keq dhe do ta mbyllë gojën!!
    përsa kohë do të ketë korrupsion!?
    për aq kohë do të gjendemi në situata të tilla!!për aq kohë do të “arrestohen”nja dy cironka dhe historia do të vazhdojë!!
    shkrime të tilla duhen,ngrenë,ndryshojnë ndërgjegjen e popullit!!
    duhen shumë më të shpeshta!!
    duhet punë për të ndryshuar mentalitein e skllavit!
    liria nuk është diçka që mësohet!!
    ajo lind dhe mbahet gjallë jo vetëm duke qënë ti i lirë,por dhe duke çliruar të tjerët,duke mbrojtur lirinë tënde dhe të të tjerëve!!

    Reply to this comment
  17. Shmil Gurra December 5, 17:41

    AU, CFARË MENDIMTARI!!!!
    Edhe ordineri do t´ia kishte lakmi.
    Për provincialistët, frymëzim gomarllëqesh.
    Një akademik që nuk zotëron asnjë gjuhë të huaj!

    Reply to this comment
  18. N.K. December 5, 17:44

    Për “tragjedinë”, or akadhemik, kemi fjalën GJAMË.

    Mos na e varfëroni gjuhën e lashtësinë e saj!

    Reply to this comment
  19. Mark .UK December 6, 19:57

    Qosja tregohet i dhii meshem,po duhet teishje i tronditur per te zezat qe u me bere shqiptarve kur ishjebagjent i UDB Yugosllave.Se kush jeni e tregojn sontazhet si kurr nuk e kape 3% o spiun o islamik i thekur.

    Reply to this comment
  20. Mark .UK December 6, 19:59

    Qosja tregohet i dhii meshem,po duhet te ishje i tronditur per te zezat qe u ke bere shqiptarve kur ishje agjent i UDB Yugosllave.Se kush jeni e tregojn sontazhet si kurr nuk e kape 3% o spiun o islamik i thekur.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*