“Jemi të varfër, por të pasur me dashuri”… Dybala i bën dhuratën e jetës tifozit (VIDEO)

March 25, 2018 17:00

“Jemi të varfër, por të pasur me dashuri”… Dybala i bën dhuratën e jetës tifozit (VIDEO)

 

Në emisionin e “Canale 5”, “C’e Posta per te”, të transmetuar ditën e djeshme, ka qenë i ftuar edhe sulmuesi i Juventus, Paulo Dybala.

Lojtari ka qenë pjesë e historisë së Luana-s dhe Giuseppe-s, me gruan që ka dashur t’i bëjë një dhuratë unike bashkëshortit të saj, tifoz i madh i Juves. “La Joya” ka qenë në studio pikërisht për të dhe e ka ndihmuar të harrojë problemet e përditshme për pak momente.

Çifti jeton në Torino në kushte të vështira ekonomike dhe me dy fëmijë të vegjël.

Pasi Giuseppe ka humbur punën, të dy kanë qenë të detyruar të transferohen në një papafingo ku kanë provuar të mbijetojnë falë ndihmës së miqve dhe të afërmve.

Por Luana ka dashur t’i thotë bashkëshortit se “nuk duhet të reshtësh kurrë së ëndërruari” dhe që të mos shqetësohet sepse ajo e do gjithsesi. “Gjithçka kalon kur jemi bashkë, sepse gjërat materiale vijnë dhe shkojnë dhe, herët ose vonë”, do të vijë dhe jeta e duhur edhe për ne. Jemi të varfër, por të pasur me dashuri”.

Më pas ka menduar Dybala t’i dhurojë një buzëqeshje dhe t’i bëjë një surprizë shumë të bukur Giuseppe-s, i cili ishte shumë i emocionuar dhe i përlotur.

a.s/dita

March 25, 2018 17:00
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*