“Jemi vendi që nuk teston”, epidemiologu shpërthen për situatën e COVID: Shqiptarët po vdesin, një copë leckë nuk ofron asnjë mbrojtje!

October 14, 2020 10:21

“Jemi vendi që nuk teston”, epidemiologu shpërthen për situatën e COVID: Shqiptarët po vdesin, një copë leckë nuk ofron asnjë mbrojtje!

Mjeku Erion Dasho ka shpërthyer sërish sot nga Komitetit të Ekspertëve të COVID-19, të cilët prej disa muajsh i cilëson si të paaftë dhe se nuk po bëjnë menaxhimin e duhur të situatës.

“Transmetimi i virusit nuk ndodh në rrugë, por në autobuz ku ende nuk përdoret maska dhe ka dyndje sidomos në oraret pik. Ndodh në mjedise të tjera të brendshme ku ose maska nuk mbahet, ose mbahet në mënyrë jo korrekte

Prandaj, në se e kanë seriozisht luftën kundër COVID, të rregullojnë trinomin testo-gjurmo-trajto! Le të kthehen me këmbë në tokë dhe, në se nuk janë vendim-marrës ashtu si pretendojnë, të përpiqen t’i bëjnë esëll ata që marrin vendime”, shkruan Dasho.

Shkrimi i plotë:

KOMITETI NË BOTËN E ÇUDIRAVE

Është revoltuese kur sheh antarë të komitetit të dalin studiove televizive jo vetëm duke pretenduar “suksese”, por edhe duke pretenduar se masa qesharake, si mbajtja e maskës në publik, do të bëjnë mrekullinë e shumëpritur duke zhdukur COVID-in nga jetët e shqiptarëve!

Këtyre zotërinjve dhe zonjave duhet t’u përsëritet çdo ditë se:

  1. Jemi vendi që nuk teston! Vendi i fundit në Europë, megjithëse gjysmën e testimeve qytetarët e paguajnë nga xhepi!
  2. Jemi vendi që gjurmon si në shekullin e 19-të, por me ekspertë ndoshta më pak të aftë se John Snow i atyre viteve!
  3. Jemi vendi ku trajtimin po e paguan qytetari, si në shtëpi dhe në spital!

Për pasojë, jemi një vend që po e menaxhon COVID në mënyrën më të keqe të mundshme dhe ku:

  1. Nuk bëhet diagnoza e hershme dhe mjekimi i hershëm i personave të prekur!
  2. Personat që kanë të afërm të prekur po mundohen me çdo kusht t’i trajtojnë ata në shtëpi sepse tremben nga spitalet!
  3. Janë shfaqur lloj-lloj sharlatanësh që po “mjekojnë” COVID-in në shtëpi, ku vetëm vizita e një personeli të pakualifikuar shkon në 10.000 lekë (afërsisht 100 dollarë) dita!
  4. Shifrat flasin për një vdekshmëri të frikshme reanimatore (në repartet e kujdesit intensiv) që mund të luhatet midis 60% dhe 80% të atyre që shtrohen në këto reparte!

Dikush duhet t’u thotë komitetsave se kur ke vdekshmërinë reanimatore në këto shifra dhe vdekshmërinë në përgjithësi afërsisht 2.5%, nuk merresh me maskat në rrugë!!!

Mbajtja e maskës në rrugë, në këtë nivel përhapje të virusit që ka Shqipëria, nuk ka asnjë efekt. Sidomos kur shihet fluksi i lëvizjes në rrugët tona që nuk është i ngjashëm, jo vetëm me Hong Kongun e Seulin, por as me Milanon e Berlinin.

Transmetimi i virusit nuk ndodh në rrugë, por në autobuz ku ende nuk përdoret maska dhe ka dyndje sidomos në oraret pik. Ndodh në mjedise të tjera të brendshme ku ose maska nuk mbahet, ose mbahet në mënyrë jo korrekte!

Prandaj, në se e kanë seriozisht luftën kundër COVID, të rregullojnë trinomin testo-gjurmo-trajto!

Le të kthehen me këmbë në tokë dhe, në se nuk janë vendim-marrës ashtu si pretendojnë, të përpiqen t’i bëjnë esëll ata që marrin vendime!

Shqiptarët po sëmuren dhe po vdesin!

Një copë leckë kur del në rrugë nuk ofron asnjë mbrojtje shtesë!!!

Të paktën jo në botën reale!

Në botën e çudirave dhe fantazive 3D është tjetër histori…

j.l./ dita

October 14, 2020 10:21
Komento

18 Komente

  1. Populli October 14, 10:47

    Po mire o Dasho Erioni, te gjithe mjeket e Shqiperise qenkan servile, te paafte dhe mashtrues dhe shpetimtari je vetem ti? Mjere kush bie ne doren tende prej idioti, sepse ne castin qe mendon se ti qenkerke Zeusi, qe ne kete cast ti je nje idiot.

    Reply to this comment
  2. Laert October 14, 11:12

    Po c’nxirrni kete Erion Dashon aman. Ky vetem vrer vjell… Ky nuk eshte mjek, ky eshte legen.

    Reply to this comment
  3. Lili October 14, 12:12

    Jo ky po te thot te verteten: nuk te mbrojne keto maska kunder virusit , po te mbron testimi e izolimi i njerezeve te infektuar , qe ne Shqiperi infektojne te tjeret si Erion Veliaj beri gjate fushates se tij neper cerdhe e kopshte! Apo si safet gjici ne perurimin e cdo metre rruge te pastruar me bager nga dheu!

    Reply to this comment
  4. kasemi October 14, 12:15

    Ky basho duhet denuar per perhapje paniku. Ky debil vetem mjek nuk mund te jete. Po ku punon xhanem se dua ta takoj e te marr mend prej tij, sepse qenka mjeku me i mire ne shqiperi. Ah more debil, si nuk te vjen turp qe del neper media e flet dokrra, se mund te kete qytetar qe edhe mund te njohin.

    Reply to this comment
  5. Gzim Kulufi October 14, 12:20

    Asgje e re nga fronti trimoshave shqipetare! Edhe bufi e di se ne ambiente te mbyllura maska eshte e domosdoshme dhe qendrimi aty jo per kohe te gjate! Distanca po dihet, edhe qente e rruges e kane mesuar! Sot dy qene kazanash komunikuan me njeri-tjetrin nga distanca, ham-ham! Ndersa rregullat e reja per mbajtjen e maskes edhe ne rruge, jane thjesht eksperimenti i radhes per kaviet shqiptare nga miqte e Edit!

    Reply to this comment
  6. Filoeuropiani October 14, 12:32

    Ekspertet japin rekomandimin per mbajtjen e maskes. Pse duhet te fajesohen ata per moszbatimin?! Disa bejne ligje apo rregullore te tjeret merren me ligjzbatimin.
    Si kot po ia fut. Apo ka ne nji fiksim me komitetsat?!

    Reply to this comment
    • mirel October 14, 18:33

      E ka fjalen per testimin re file.. Lexoje prape ca thote. E dyndin popullin si bageti ne Autobuz dhe bashke te semure e te pasemure, bezja nuk te mbron, te nuk ka filter te posacem. Duhen bere testimet qe te gjenden te infektuarit. Vetem keshtu ka per tu ndalur, perndryshe do ta haje populli shqiptar me gezim, sic e ka ngrene gjithmone, si tullat e Durresit

      Reply to this comment
  7. Jovan bregu October 14, 14:11

    Per mua artikulli eshte i drejte. Vetem do ti kundershtoj faktin e mos mbajtjes se maskave ne ambiente te hapura. Maskat jane te domosdoshme edhe ne ambient te hapur. Perderisa virusi perhapet nepermjet asaj cfare nxjerre nga goja personi pozitiv do te thote qe te mbajme maska kudo. Keshtu nderpresim mundesine e daljes se sekrecioneve lirshem ne ambient. Kjo quhet demokraci, pra ti i semuri nuk me thedh ne fytyre sekrecionet mua qe nuk jam i semure. Nuk ke asnje te drejte ti si person i semure te me infektosh mua qe me ra rruga te kaloj prane teje apo per nje moment te qendroj prane teje,thjeshte per faktin se ti nuk mban maske.

    Reply to this comment
  8. Lili October 14, 17:24

    Jovan, vetem maskaFP2 nuk lejojne viruset me kaluar! Te tjeret, qofshin maska kirurgjikale, nuk jane effikas kunder viruseve, maskat zvogelojne mundesine e infektimit duke ´ralluar’ virusin, po jo aq sa te mundesh me qendruar me njecovid + karshi teje , qofte me mask. Ne ambjent te hapur, ku distanca ndermjet 2 njereze eshte respektuar , maskat kene efekt te kundert : tij ne qofte se je covid + pa e ditur, thith edhe ma shume virus, edhe e dergojsh direkt ne mushrinj, pra nga nje prekje e lehte me covid qe kishte mujt ne ambiant te hapur me kaluar leht, maskat te bene nje rast per reanimacion .
    E kupton dallimin? : ndoshta fiton ma pak raste, po i dergon ato raste ne reanimacion, me pak shans mbijetese ne Shqiperi!
    Pra perveq vendeve tollavi, vendeve te mbyllur,ne magazina e neper transporte, jo maskave ne ambiant te hapur

    Reply to this comment
    • Jovan bregu October 15, 00:35

      E/i dashur Lili, ok maskat ffp2 mbrojne deri ne 95% por kane kosto te larte dhe njerezit e thjeshte punetor nuk e blejne dot. Prandaj te vendosin maskat kirurgjike, te gjithe. Nuk jam dakort me asnje qe mundohet te argumentoj qe maskat te bejne me keq nqs je covid +, maskat kirurgjike pengojne daljen e sekrecioneve te personit covid+ dhe kjo na intereson. Lexoj shume komente nga bota dhe asnje nuk thote qe personi me Covid + po vuri maske behet me keq per ne reanimacion. Mgjth eshte normale qe smund te kemi te njejtin mendim. Klm.

      Reply to this comment
      • Lili October 15, 09:12

        Duhet te lexoni drejte : cdo studim shpegon se sa ma e nalte dentesia virale,aq ma me gravitet semundja…edhe sigurisht se ke ma shume virus kur je me mask edheThith vetem virusin tat,se kur je pa mask e thith ajr ku ka ma pak virus se ne masken tende .. ( perdryshe per keshillohet aerosja sa ma shume e lokaleve!)
        Pra ,nje po te madh maskave ne ambiente te mbyllura, kur ka shume tollovi e shume njereze, po jo kur jeni pak e mundet me u respektuar distanca( rreth nje krah perreth jush)
        Kush do me u vetembrojtur ,non stop mundet me e perdor, Duke e nderuar masken cdo 4 ore,se lageshtia e bene te pavleshme masken, pa detyruar te tjeret e sidomos pa i gjobit te tjeret!
        Rrini ne shtepi,eshte edhe ma mire se maska ! Edhe kufizoni kontaktet me nje a dy njereze ne dite,me mask,kur nuk keni mundesi me respektuar distancimin, ..edhe lani duarte shpesh,se shperndarja me duar eshte po aq vektor sa me ajr , e mos prekni masken nga jashte siç beri kryeministri kur regulloj masken e mikut te ti mbi hunde,se mbledhni gjithe viruset ne duarte e juaja!
        Perdorimi i maskes do pak edukim se si me perdor, jo me fut ne xhep,ne çante , jo me perdor te njejten mask gjithe diten, jo me paluar, jo me prek me duarte anen e jashtme…
        E kete edukim nuk e bene askkush ne Shqiperi…cka e bene nul efektin e maskes.

        Reply to this comment
  9. Daja October 14, 17:55

    Ku kusjerira kokmafhes lsi meta.

    Reply to this comment
  10. Mos vini maska joooo....mos beni gaf October 14, 20:17

    Cudi!?!?! Me kete popull vl shqiperia duhet tia kalonte suedise!!!! Hahahhaha
    O shqiptar…..mos mbani mask jo…..beni teorite tuaja neper zgara apo pijetore……..me ket rast edhe rralloheni pak.

    Reply to this comment
  11. BARDHYL October 14, 20:21

    PO NUK KUNDERSHTUAM NJE VEPRIM TE NDERMARRE ESHTE E PA MUNDUR .PSE JEMI NDERTUAR TE TILLE.A NUK E KUPTON TI MOR ZOTRI QE EKUNDERSHTO SE NE SE E MBAJME NE AMBJENT TE HAPUR AUTOMATIKISHT KUR TE HYPESH NE AUTOBUZ TI JE ME MASKE PO ASHTU NE SE E MBANE NE AMBJENTTE HAPUR KUDO QE TE HYSHE NE AMBJENT TE MBYLLUR JE ME MASKE.PO MIRE NUK BINDEMI KUR SHTETE ME SHENDETSI TE AVANCUEME DISA HERE ME TE MIRE SE JONA PO KERKPJNE QE TA MBAJNE DHE NE SHTEPI MASKEN.PSE NUK I BEJME PYETJEN VEHTES NE SE JA VLENE SIKUR DHE 5% TI SHERBEJE TE PERGJITHESHMES A JA VLEN,PATJETER QE DO THONI JA VLENE. BARDHYL

    Reply to this comment
  12. Jovan bregu October 15, 00:35

    E/i dashur Lili, ok maskat ffp2 mbrojne deri ne 95% por kane kosto te larte dhe njerezit e thjeshte punetor nuk e blejne dot. Prandaj te vendosin maskat kirurgjike, te gjithe. Nuk jam dakort me asnje qe mundohet te argumentoj qe maskat te bejne me keq nqs je covid +, maskat kirurgjike pengojne daljen e sekrecioneve te personit covid+ dhe kjo na intereson. Lexoj shume komente nga bota dhe asnje nuk thote qe personi me Covid + po vuri maske behet me keq per ne reanimacion. Mgjth eshte normale qe smund te kemi te njejtin mendim. Klm.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim