Jeni të sigurtë që e dini çfarë do të thotë “të jesh besnik”?

January 4, 2019 00:02

Jeni të sigurtë që e dini çfarë do të thotë “të jesh besnik”?

Të jesh besnik do të thotë të mbash dashurinë tënde në duart e tua.

Do të thotë të flesh me një person, duke puthur vetëm një person, duke u përfshirë fizikisht me një person.

Dhe shumë më tepër …

Të jesh besnik do të thotë të heqësh adresat dhe numrat e telefonave të flirteve të mundshme, sepse nuk të duhen.

Sepse nuk kemi nevojë për seks, as për plane emergjente.

Sepse jemi të kënaqur me personin me të cilin jemi dhe nuk ëndërrojmë ta tradhëtojmë atë.

Të jesh besnik do të thotë t’i japësh fund çdo lloj përfshirjeje intensive.

Do të thotë të bësh të qartë angazhimin ndaj çdo pretenduesi. Do të thotë ta bësh të qartë se nuk je as e disponueshme, as e interesuar.

Të jesh besnik do të thotë të mbash premtimet mbi të cilat bazohet raporti yt.

Të qenit besnik është të jesh i sinqertë me partnerin dhe t’i tregosh për takimet e tua.

Do të thotë të jesh i sinqertë, madje edhe kur e vërteta është e pakëndshme, sepse mendon që personi që do është i vetmi që meriton të dijë se çfarë ka ndodhur dhe çfarë po ndodh me të vërtetë.

Të jesh besnik do të thotë të dish përgjegjësitë në një marrëdhënie serioze dhe të mos kalosh kufijtë.

Do të thotë të kesh miq, por t’i mbash marrëdhëniet të qarta me të gjithë.

Të jesh besnik do të thotë të mos fshish mesazhe dhe profile sociale, por të flasësh edhe për atraksione të mundshme.

Të jesh besnik do të thotë të mos mohosh një simpati të veçantë, por të flasësh hapur për të kuptuar gjërat së bashku dhe për të marrë vendimin më të mirë.

Të jesh besnik do të thotë të jetosh lirinë e vetes dhe të njeriut që do me respekt, me qartësi.

Të jesh besnik do të thotë të dëgjosh partnerin tënd, ta këshillosh objektivisht, të braktisësh të gjitha paragjykimet dhe të preferosh të vërtetën para çdo gjëje tjetër.

Të jesh besnik do të thotë të mbështesësh zgjedhjet e tjetrit, duke i pranuar ato, duke lënë mënjanë egoizmin.

Të jesh besnik do të thotë të mos veprosh prapa shpine, të mos kërkosh justifikime të vogla apo të mëdha, të mos gënjesh, as për të mirë.

Të jesh besnik do të thotë të jesh i denjë për dashuri. Gjithmonë.

****

Marrë me shkurtime nga bota.al / E plotë mund të lexohet duke klikuar KËTU

January 4, 2019 00:02
Komento

5 Komente

  1. # January 4, 12:08

    Besnikeria ekziston vetem atje ku ka vertet pasione.

    Ne shoqerin shqiptare,
    nderohet kurvari ,. Ate e duan te gjitha, besnikun jo

    Reply to this comment
  2. Besniku posht krevati ngre koken ne Proteste January 4, 12:18

    Nuk na dun mer yahoo ,te poshtrat.Dun ata qe gjujn diten e noten ato qeflliet e qejfit

    Reply to this comment
  3. shvejku January 4, 16:45

    Sot te jesh besnik dhe i ndershem do te thote se je budalla!
    Sot nderohet kurva dhe kurvari,hajduti,vrasesi,arroganti,mendjemadhi,i pasuri etj!
    Shqiptari ka bese,mburremi ne,por kjo eshte genjetshter!
    Po te kishim besen si idhull atehere pse ka kaq shume percarje,shpifje,gjakmarrje,urrejtje etj?
    Shqiptari besen ia ka dhene vetem bajraktarit,te fortit,te pasurit,hajdutit,kriminelit etj dhe kurre nuk ia ka dhene ate fukarait ,te dobtit!

    Reply to this comment
  4. DRAGOI January 4, 23:12

    Të jesh BESNIK don të thotë ta nderosh e ta vlerësosh FJALËN dhe PREMTIMIN tënd sikurse VETEN TËNDE !

    Reply to this comment
  5. Moment of Time January 4, 23:13

    ne vendin e pabesise e te pafytyreve te njerezimit ,
    flitet per Besnikeri lol !
    Pazesco no ?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*