A mjaftojnë dorëheqjet?

Aida Nako October 8, 2013 11:08

A mjaftojnë dorëheqjet?

Dje u dorëhoq administratori shtetëror i Cez Shpërndarje, Sahit Dollapi. Duket sikur me këtë akt, ky administrator i një kompanie të pamatë do të kalojë në heshtje. Por në heshtje nuk duhet të kalojnë aktet e tij. Por a mjafton një dorëheqje për të justifikuar gjithë abuzimet e bëra me paratë e taksapaguesve? A mjaftojnë këto dorëheqje, largimet në heshtje të drejtorëve që në mënyrë të drejtpërdrejtë kanë patur të bëjnë me mbledhjen e taksave të qytetarëve shqiptarë? Dhe që në mënyrë të vazhdueshme është verifikuar që kanë abuzuar, duke i përdorur për qëllime klienteliste, duke kënaqur palët qeverisëse, duke bërë pazare shumash të mëdha në tavolina informale, e në fund duke përdorur firmën e tyre me logon e asaj cfarë kanë përfaqësuar. Të larguar nga puna janë administratorët e kompanisë shteterore AlbPetrol, por përgjegjësia për dhjetra milionë euro borxhe ku këta e zhytën këtë kompani shtyllë të aseteve publike shqiptare ka ngelur jetime. Asnje kontroll nuk po kërkon llogari për shkelje të përbindshme të disiplinës financiare të Shtetit. Duket sikur me largimin e kreut të kompanisë apo institucionit qendror shtetëror, gjithcka qetësohet dhe rinis puna nga fillimi. Nuk mund të ketë vit zero dhe situate zero të llogarive të përçudnuara të institucioneve e ndërmarrjeve shtetërore. Përgjegjësia nuk mund të davaritet, bëhet pluhur në ajër kështu! Kush ka gabuar apo dhe më keq, abuzuar me pronën shtetërore, duhet të paguajë. Dhe menjëherë, pa i dhënë kohe të “largohet në drejtim të paditur”.  Nuk është e nevojshme të hyhet në detaje për atë cka kanë bërë këta drejtues në vitet e qeverisjes së tyre, pasi shpresohet se do të jenë organet përkatëse që do ti zbardhin këto abuzime, e do të cojnë para drejtësisë ata që kanë abuzuar me taksat e shqiptarëve. Por opinioni publik kërkon të dijë, kërkon të besojë dhe kërkon të marrë një përgjigje për faktin: A mjaftojnë dorëheqjet?

***

Dorëhiqet papritur administratori i CEZ, Sahit Dollapi

Administratori i “CEZ Shpërndarje” Sahit Dollapi ka njoftuar përpara bordit të ERE-s, dorëheqjen nga ky post, duke shprehur angazhimin për të qëndruar në detyrë deri në emërimin e drejtorit të ri.

Ai ka raportuar përpara komisionerëve të ERE-s për mbarëvajtjen e kompanisë gjatë kohës që ai ka drejtuar “CEZ Shpërndarje”.  Sipas tij, gjatë kësaj periudhe janë përmirësuar treguesit e arkëtimeve dhe humbjeve, janë përmirësuar shërbimet dhe marrëdhëniet me qytetarët. Më pas ai ka komunikuar vendimin e tij për tu dorëhequr nga ky post.  Dorëheqja e Dollapit është komentuar nga komisionerët e ERE-s, të cilët e kanë vlerësuar punën e tij si të efektshme në zgjidhjen e disa problematikave të mëdha.

Ndërkaq, pritet që sot në orën 13:00 komisionerët e ERE-s do të shqyrtojnë dorëheqjen e Dollapit dhe në rast se ajo pranohet, siç pritet të ndodhë realisht, do të bëhet më pas shpallja e konkursit për zgjedhjen e administratorit të ri të përkohshëm të “CEZ Shpërndarje”.

Aida Nako October 8, 2013 11:08
Komento

16 Komente

  1. mehilli October 8, 11:15

    ky nuk kishte ndermend te jepte dorheqen por u kercenua me prova se nese nuk jepte dorheqe do perfundonte ne burg per vjedhien e reth 150 miljon eurove ky eshte nje turp per qeverin rama qe bene konpromise te tilla ky nuk duhej te lihej te jepte dorheqen por te perfundonte ne burg dhe ti konfiskohej pasuria marramendese qe ka vjedhur.

    Reply to this comment
    • fl October 8, 12:14

      Mos u merrni me thashetheme. Nuk kishte ndermend te jepte dorheqjen? Po kush e pyeste? Do mblidhej keshilli dhe e shkarkonte. S’ka asnje kompromise ketu.

      Reply to this comment
  2. Babai i vertete i Dardanit October 8, 11:17

    Po kush ti dha keto mend qe dhe doreheqje? 😛
    Megjithate mos rri i qete. Rasti Harasani nuk do perseritet.

    Reply to this comment
  3. burreria October 8, 12:22

    doreheqjen e japin njerzit e drejte e te ndershem, kur nuk i nenshtrohen politikes se rrenimit.
    ju duhet te perballeni me ligjin se keni favorizuar korrupsionin, keni vjedhur qytetaret me fatura afrove,keni bere…………..

    Reply to this comment
  4. ING Fier October 8, 14:00

    I Bej thirrje stafit te gazetes tuaj,si Gazete serioze e me reputacion qe jeni te hetoni ne lidhje me vjedhjet dhe shkeljet ne mes te dites qe ka bere ky ne bashkepunim me drejtorin rajonal fier Arjan Faskaj.Ka material sa te duash per te vertetuar vjedhjet e korrupsionin e tyre ne Vlore e Fier.

    Reply to this comment
  5. shqipfolësi October 8, 15:08

    Dorëheqje nga zori i thonë kësaj. Se të ishte për ty, ashtu dhe siç e deklarove, as që kishe ndër mend sepse ke pasur plot raste flagrante të përvetsimeve dhe manipulimeve me faturat e qytetarëve dhe ke vazhduar si pa të keq punën.
    Ju majmi sala sikur të ishit “viça në majmëri”. U bëtë me makina, me vila, me punëra, me poste, etj. etj. etj. Dhe populli i ndërgjegjshëm paguante faturat pesëfish e gjashtëfish edhe për hajdutët tuaj!!! Këto dil e trego, e mos na shit mend me raportet e sukseseve dhe arritjeve.
    Futu dhe ti në rradhë dhe shkoni e mbytuni të gjithë me salën në krye…Çfarë mund të mësojë akoma ky popull nga ju o hajdutë?! Çfarë mund ti mësoni ju njerëzve të ndershëm që i varfëruat pa ju dridhur as dora e pa ju vrarë ndërgjegja…fjala që bie, se ju as që e keni një të tillë…

    Reply to this comment
  6. drini October 8, 18:32

    ALABAKU SAHIT DOLLAPI KA VJEDHUR AQE SHUME SA DOREHEQJEN E BENE ME GEZIM,MBRAPA NUK NGELET DHE BASHIBOZUK I QUAJTUR ARJAN FASKAJ NJE NJERI NEGATIV DHE SPIUN.

    Reply to this comment
  7. Aliu nga Selenic October 8, 19:01

    Drejtori i ri i CEZ detyren e pare qe ka te konfiskoi militantet e Partise Demokratike te cilet nuk kan paguar asnjeher energjin elektirike. Edhe bizesmen e tyre nuk kan paguar ate jane me miljadra lek pa mbledhur vetem nga krahu i PD-se. Vetem socialiste i jane nenshtruar nje represioni ne pages te tjert jo.!

    Reply to this comment
  8. votim October 8, 19:20

    Gjynah eshte semure dhe idiot

    Reply to this comment
  9. Lunxhëria October 8, 22:06

    Dollapit duhet t’i hapen kapakët, nga ku të nxirren paratë e vjedhura shtetit.
    Pastaj, të zbërthehen edhe komodinat poshtë tij- militantë demokratë,hajdutë të tmerrshëm,injorantë,inatçorë,dora e zgjatur e djallit vetë!

    Reply to this comment
  10. iliripermet October 8, 22:48

    Ky fshatar tropoje ka ardhur ne Tirane pas viteve ’90 ku punonte si roje. Me pas u mor me punet e firmes “Shqiponja” te PD me kondrabande nafte drejt Malit te zi. Ketu beri dhe para. Me pas i zuri vendin pronarit qe e punesoje roje???? Me vone u martua me mbesen e Ritvan Bodes ku ja pa hajrin. Sot ky hajdut ka 8 vila dhe eshte shume i pasur. Po pati shtet…. le ti ystifikoje pasurite me te ardhurat e deklaruara.

    Reply to this comment
  11. Pëllumb zaimi October 9, 00:12

    Mos ja pafshim surratin më kësaj ndyresire proverbiale te administrimit,të hajdutllekut dhe të idiotësisë morale. Mos qofte me kaq per të. Ka gjynahe te kalibrit qe i lan vetëm nje lavatriçe-burgu! Nuk ështe vetëm. Ka pasur nje bandë hajdutësh me vehte që i merte nga ujësjellesi ne cez dhe kudo. Duhet te japë llogari dhe kujdes se ka sinjale qe do transferojë miliona pastaj do t’ja mbathë! Shpëtuam nga nje monstër por sesi do te bëhet me parate qe na ka vjedhur nje zot e di. Atij pas vertetimit te vjedhjes se qytetareve dhe favorizimit te bashkekrahinoreve te vet,plus të pëdëistëve duhet t’i sekuestrohen pasurite mafioze dhe te demshperblehen qytetarët e dëmtuar. E njejta praktike dhe per cezmafiozin ne fier qe thone komentuesit. Sahiti nuk është vetëm! Sahiti ka bandë! Sahiti ka pasur mbështetjen politike te saliut!

    Reply to this comment
  12. Pëllumb zaimi October 9, 00:13

    VR!!! Mos ja pafshim surratin më kësaj ndyresire proverbiale te administrimit,të hajdutllekut dhe të idiotësisë morale. Mos qofte me kaq per të. Ka gjynahe te kalibrit qe i lan vetëm nje lavatriçe-burgu! Nuk ështe vetëm. Ka pasur nje bandë hajdutësh me vehte që i merte nga ujësjellesi ne cez dhe kudo. Duhet te japë llogari dhe kujdes se ka sinjale qe do transferojë miliona pastaj do t’ja mbathë! Shpëtuam nga nje monstër por sesi do te bëhet me parate qe na ka vjedhur nje zot e di. Atij pas vertetimit te vjedhjes se qytetareve dhe favorizimit te bashkekrahinoreve te vet,plus të pëdëistëve duhet t’i sekuestrohen pasurite mafioze dhe te demshperblehen qytetarët e dëmtuar. E njejta praktike dhe per cezmafiozin ne fier qe thone komentuesit. Sahiti nuk është vetëm! Sahiti ka bandë! Sahiti ka pasur mbështetjen politike te saliut!

    Reply to this comment
  13. Pëllumb zaimi October 9, 00:15

    Sahiti është bandë jo person! VR!!! Mos ja pafshim surratin më kësaj ndyresire proverbiale te administrimit,të hajdutllekut dhe të idiotësisë morale. Mos qofte me kaq per të. Ka gjynahe te kalibrit qe i lan vetëm nje lavatriçe-burgu! Nuk ështe vetëm. Ka pasur nje bandë hajdutësh me vehte që i merte nga ujësjellesi ne cez dhe kudo. Duhet te japë llogari dhe kujdes se ka sinjale qe do transferojë miliona pastaj do t’ja mbathë! Shpëtuam nga nje monstër por sesi do te bëhet me parate qe na ka vjedhur nje zot e di. Atij pas vertetimit te vjedhjes se qytetareve dhe favorizimit te bashkekrahinoreve te vet,plus të pëdëistëve duhet t’i sekuestrohen pasurite mafioze dhe te demshperblehen qytetarët e dëmtuar. E njejta praktike dhe per cezmafiozin ne fier qe thone komentuesit. Sahiti nuk është vetëm! Sahiti ka bandë! Sahiti ka pasur mbështetjen politike te saliut!

    Reply to this comment
  14. erti October 9, 07:23

    Nuk eshte vetem ky drejtori i Fierit Arjan Faskaj.Bashke me te jane nje hordhi hajdutesh me ne krye Ilirian Shkembin.Ne tirane po vidhet me hapa galopant me ne krye Sulejman Lamin,Arben Kasapin,Erald Zenelin,Ardian Luarasin dhe shume shume hajdute te tjere qe duhen derguar ne Prokurori.Gjendja eshte katastrofike.

    Reply to this comment
  15. EURO MALOKU October 9, 09:57

    QEVERIA E EDIT U KA SIGURUAR TE GJITHE HAJDUTEVE QE PO KEMBEJNE VENDET E PUNES KUSHTE PER TI GEZUAR ATO QE KANE VJEDHUR!
    KY ESHTE PARIMI DEMOKRATIK I NDARJES SE FITIMEVE….

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*