Jep dorëheqjen kreu i AKEP: S’jam nëpërkëmbur nga interesa monopoliste

December 11, 2019 13:15

Jep dorëheqjen kreu i AKEP: S’jam nëpërkëmbur nga interesa monopoliste

Kreu i Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare, Ilir Zela ka dhënë dorëheqjen nga drejtimi i këtij institucioni.

Rreth dy vite nga marrja e detyrës, Zela njofton dorëheqjen përmes një letre drejtuar kreut të Kuvendit Gramoz Ruçi, për dijeni edhe kreut të grupit parlamentar të PS, Taulant Balla.

Në letrën drejtuar kryeparlamentarit Ruçi, Zela thotë se i ka shërbyer publikut me përkushtim dhe se në asnjë moment nuk ka lejuar që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste.

Gjithashtu në letër, Zela thotë se ka dhënë dorëheqjen edhe si anëtar i Këshillit Mbikëqyrës të AKEP.

Këshilli i Ministrave në mbledhjen e zhvilluar ka miratuar vendimin që i kërkon Kuvendit lirimin nga detyra të Zelës, ndërsa në vendin e tij është propozuar Tomi Frashëri.

Më parë, Tomi Frashëri ka mbajtur postin e shefit të Protokollit të Kryeministrit Edi Rama.

“Prej datës, 22 nëntor 2017 kam patur privilegjin që me besimin dhe mbështetjen e plotë të Kuvendit të Republikës së Shqipërisë ti shërbej publikut në detyrën e Kryetarit të Këshillit Drejtues të Autoritetit të Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP).

Me paqen e njeriut që i ka shërbyer publikut me përkushtim shembullor, në këtë detyrë apo në angazhime publike të mëhershme, pa lejuar në asnjë moment që interesat publike të nëpërkemben nga presioni i pandërprerë i interesave monopoliste, ju njoftoj doreheqjen time nga detyra e Kryetarit të Këshillit Drejtues të AKEP”, shkruan Zela në letrën e dorëheqjes së tij.

 

j.l./ dita

December 11, 2019 13:15
Komento

2 Komente

  1. Lali December 11, 15:48

    ah more Ilir qelibari. po emri Albtelecom te thote gje gjate kohes se punove ne AKEP. nuk te cuan kot drejt doreheqjes se po te ishe burre dhe ti kishe sherbyer interesave te kosumatoreve nuk te hiqte njeri prej andej. ti i sherbeve interesave te nje kompanie dhe ndaj te hoqen

    Reply to this comment
  2. Debili December 12, 00:31

    Ky debil po planifikon te Ike jashte shtetit familjarisht pasi beri leke mire, dhe tani na hiqet sikur jep doreheqjen per parime. Ptu rrace e qelbur qe e rropet Shqiperine per 30 vjet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim