Jep dorëheqjen kreu i opozitës në Francë

May 28, 2014 08:37

Jep dorëheqjen kreu i opozitës në Francë

Jean- Francois Cope ka dhënë dorëheqjen dje nga drejtim i partisë “Bashkimit për një Lëvizje Popullore” (UMP), nën presionin e baronëve të partisë pas provave për korrupsion që kanë zbuluar hulumtimet e fundit të aferës “Bygmalion”. Për koalicionin e qendrës së djathtë, që në prill fitoi zgjedhjet lokale dhe më 25 Maj ishte partia e dytë në zgjedhjet evropiane, kjo dukej e vetmja dalje dinjitoze para skandalit të faturave të rreme që datojnë që në fushatën presidenciale të 2012-ës të Nicolas Sarkozy. Cope, mandati i të cilit u zgjat deri në nëntor të 2015-ës, do të ndërpresë funksionet e tij, së bashku me të gjithë stafin e UMP-së duke filluar që nga 15 qershori. Drejtimin e partisë kryesore opozitare franceze do ta marrin përkohësisht në formë kolegjiale ish ministrat,  tre veteranët Alain Juppé, Jean Pierre Raffarin si dhe armiku i tij i papajtueshëm François Fillon, ndërsa përgatitet një konferencë për të emëruar presidentin e ri në tetor. “Afera Bygmalion” është një komplot i supozuar faturash false të lëshuara UMP-së nga media e komunikimit “Bygmalion”, e themeluar nga dy ish-ortakë të Copes dhe që i dedikohej organizimit të eventeve zgjedhore. Sipas të përditshmes “Liberation”, partia duhet t’i kishte paguar milionat kompanisë, por që në fakt nuk kanë ndodhur, sidomos gjatë muajve para-zgjedhore, në të cilën socialisti François Hollande mundi Sarkozy. Cope, ditën e hënë para mediave mohoi që është në dijeni të parregullsive të tilla. Por orë më vonë, avokati Patrick Maisonneuve i “Bygmalion” pranoi për shtypin se firma e tij kishte lëshuar fatura false me vlerë mbi 10 milion eurosh, me kërkesën të UMP-së dhe nuk është e gatshme për të marrë përgjegjësi për atë që e ndodhi. Në korrik 2013-të, Këshilli Kushtetues kundërshtoi llogaritë e fushatës se ish- Presidentit dhe vendosi t’i hiqte UMP-së 11 milionë euro ndihmë shtetërore që i korrespondonin në funksion të dokumenteve të marra në këtë votim, për shkak se shpenzimet e zgjedhjeve kishin tejkaluar shumën e 22.509.000 € të përcaktuar nga ligji. Sipas anëtarëve të gjykatës së lartë, Sarkozy shpenzoi në atë fushatë rreth 23.1 milionë euro që është pothuajse 600 mijë euro mbi çatinë fikse, për të cilën partia e tij humbi të drejtën për rimbursimin e 47.5 % të shumës për shkak të parregullsive në bilanc. Atij mashtrimi tani i shtohet edhe ky, i cili ka detyruar policinë të hetojë në ambientet e UMP-së, Bygmalion dhe Generación Francia, shoqata politike e Cope.

 

May 28, 2014 08:37
Komento

3 Komente

  1. Anonimi May 30, 18:05

    Enderroje qe te vije nje dite qe ne shqiperi te funksionoje ligji dhe atehere shqiptaret do te mesojne se ku i kane gjeture parate per fushata dy partit politike , kush paguan per ta , dhe te jeni te bindur se sa te palidhur jane ata me … kesaj i thone qe puno o fate keq , e ha o bark dreq . cdo gje per lekun bahet , liri , demokraci, barazi e te tjera si keto jane vetem sllogane , ka ardhur koha me i dale zot vedit , ndryse ke me ndejte ne dielle e kane me hagur sorrat .

    Reply to this comment
  2. qejvani May 30, 18:17

    I nderuar kryeredaktor!!!
    Ju lutem ,meqenese jeni gazete serioze, te beni mire perkthimet e lajmeve. Nuk di se keni korrespondent ne France apo Tirane por ai duhet te mesoje frengjisht dhe shqip per te perkthyer mire te rejat.
    UMP—Union pour la majorite Presidentielle dhe perkthehet Bashkimi per shumicen presidenciale…. Ju lutem mos u beni qesharake. Nuk po i hyj me thelle perkthimit se me vjen turp te zgjatem. Pune te mbare

    Reply to this comment
  3. P.A.B May 31, 03:53

    Jean-François Copé est président de l’UMP — “Union pour un Mouvement Populaire”

    Gazeta eshte shume korrekt.

    [z. qejvan, dhe ju jeni korrekt deri diku, pasi grupi origjinal i krijuar ne 2002 nga Shiraku pati kete emer, sot trashegimetari quhet Bashkimi per nje Levizje Popullore]

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*