Jep dorëheqjen kryeministri francez, Manuel Valls

August 25, 2014 09:04

Jep dorëheqjen kryeministri francez, Manuel Valls

Kryeministri francez, Manuel Valls, paraqiti të hënën dorëheqjen e qeverisë së tij, siç njoftoi Presidenti i Francës, François Hollande, i cili nga ana e tij e ka urdhëruar për formimin e një ekzekutivi të ri. “Përbërja e ekzekutivit do të shpallet sot”, raportoi Hollande në një deklaratë të shkurtër të lëshuar për mediat.

I gjithë ky revansh vjen pasi fundjavën që shkoi ministrat e Ekonomisë dhe Arsimit, Arnaud Montebourg dhe Benoît Hamon, respektivisht, kritikuan publikisht politikën e ashpër të Qeverisë franceze. Hollande priti të hënën kryeministrin, i cili paraqiti dorëheqjen e kabinetit të tij, të formuar pesë muaj më parë, pas humbjes historike të socialistëve në zgjedhjet lokale të marsit të kaluar. Presidenti i ka kërkuar një ekip në përputhje me udhëzimet që ai ka vendosur për vendin. Sipas të përditshmes franceze “Le Monde”, Valls u takua dje në mëngjes me disa ministra, duke përfshirë edhe atë të Arsimit, Benoît Hamon dhe Ministrin e Punëve të Jashtme Laurent Fabius.

Të dielën, Ministri francez i Arsimit, Benoît Hamon, i kërkoi Presidentit François Hollande një ndryshim në politikën e tij për të stimuluar furnizimin në vend dhe për t’i dhënë përparësi shkurtimit të shpenzimeve. Ai kërkoi gjithashtu që Hollande t’i ndalte hapat Kancelares gjermane, Angela Merkel, në vendosjen e politikave evropiane. “Merkel nuk mund të jetë ajo që mban pishtarin e orientimit evropian”, theksoi në një intervistë me “Le Parisien” Hamon, i cili ankohet se duke imponuar politika shtrënguese, “Gjermania u shërben interesave të saj personale, jo Europës”.

Me prezantimin publik të këtyre pozicioneve, ministri i Arsimit ishte në linjë me Ministrin e Ekonomisë, Arnaud Montebourg, në një tjetër intervistë të botuar në “Le Monde” ai i kërkoi Qeverisë që të linte në plan të dytë reduktimin e deficitit publik. Në më pak se gjashtë muaj në detyrë, popullariteti i Kryeministrit francez, Manuel Valls, i është afruar niveleve të Presidentit François Hollande, që regjistron nivelin minimal historik që nga viti 2013-të.

Sipas rezultateve të studimit të përmuajshëm të institutit hulumtues “Ifop”, i cili botoi të dielën rezultatet e anketimeve në gazetën “Le Journal du Dimanche”, të anketuarit të cilët janë shprehur të kënaqur me Presidentin francez ka mbetur në 17% në muajin gusht, një pikë më e ulët se në korrik dhe rekord i ri më i ulët për një president francez. Të mërkurën, Hollande njoftoi synimin e tij për të përshpejtuar reformat me një shkurtim të taksave për të ardhurat e ulëta. Në një intervistë të botuar të mërkurën nga gazeta “Le Monde”, Hollande njoftoi se projektligji “për fuqinë blerëse”, me të cilën ai ka për qëllim të rrisë konkurrencën në shërbime dhe të ulë çmimet të paraqitet në shtator.

August 25, 2014 09:04
Komento

2 Komente

  1. Rimi August 25, 09:25

    Eshte i gabuar lajmi,eshte Kryeministri qe i ka kerkuar presidentit kete shperberje te qeverise e presidenti Holand nuk ka hezituar duke ngarkuar perseri Valsin qe te riformoje qeverine e re nen drejtimin e tij!Kjo shkak pasi dje ministri i Ekonomise doli haptazi kunder vijes qe ndjekur deri me tani nga dy personalitetet me te larta te shtetit Francez Holand e Vals.Monburg (ministri i ekonomise) shkoi edhe me larg kur deklaroi se jane nje sere ministrash kunder kesaj vije qe po ndjekin dy personalitetet me te larta te Frances suke pretenduar qe nuk eshte e mundur qe fuqia nr.2 e Europes e e 5 ne bote te bie pre e politikes se djathte Gjermane .Nderkohe qe nje levizje e re po ndihet tek e majta Franceze ku te majtet brenda PS,Fronti i majte,te Gjelbertit,Komunistet duan te bejne nje koalicion te gjere per tiu kundervene politikes se shterpe qeverisese qe premton dhe nuk ka asnje progres!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi August 26, 08:02

      Po t’iu kishte vajtur mëndja këta duhej te kishin caktuar salinë tonë per riformimin e qeverisë? Ky toni e di shumë,shumë mirë rrugën e Francës!? Ka shpënë “shurrë” me mijra herë? Ah mor francezë pa tru? Tung!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*