Jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë në Maqedoni, arsyeja: vrasja e 4-vjeçarit

March 20, 2018 21:33

Jep dorëheqjen ministri i Drejtësisë në Maqedoni, arsyeja: vrasja e 4-vjeçarit

 

Ministri shqiptar i Drejtësisë në qeverinë maqedonase, Bilen Saliji ka dhënë dorëheqjen për shkaqe morale.

Përmes një deklarate për mediat, Saliji thotë se shkak është bërë vendimi i Prokurorisë për të rikualifikuar akuzën në rastin aksidentit që i mori jetën 4-vjeçarit shqiptar, Almir Aliu.

“Një ndër arsyet kryesore për përfshirjen time në politikë dhe sidomos si ministër Drejtësie ishte besimi im se drejtësia ishte shtylla kryesore e një shteti dhe ajo që është më e rëndësishme, drejtësi e barabartë për të gjithë qytetarët”, deklaroi Saliji.

Ai thotë se aktin e dorëheqjes e ndërmerr jo nga dështimi apo presioni, por si një akt ndërgjegjësues edhe më të madh në drejtim të reformave në sistemin e drejtësisë.

Fëmija 4-vjeçar, Almir Aliu u përplas me makinë nga maqedonasi Boban Iliçi në Kumanovë pas një konflikt me familjarë të vogëlushit.

Prokuroria maqedonase ndryshoi akuzën nga vrasje me dashje dhe e cilëson veprën si aksidentale duke e akuzuar atë për “aksident me pasojë vdekjen”, një akuzë më e zbutur nga e mëparshmja.

l.h/ dita

March 20, 2018 21:33
Komento

2 Komente

  1. Lili March 20, 22:05

    Rasti i dyte ku shqiptaret e makedonise na nderojne si komb me qendresen e tyre. Bravo.

    Reply to this comment
  2. Adih March 21, 03:57

    Respekt o Shqiptar ,per principet dhe karakterin tend ..Do me behej qejfi ,te kishim edhe ne ketu ne shqiperi ,politikane,e ministra me principe si ky min .Kemi nevoje ,ne keto momente ,ku morali dhe karakteri i politikaneve tone ne shqiperi ka rene mender jush ne M.T.
    Respekte z Minister i drejtesise ne maqedoni ,bravo.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*