PS: Rasti ‘Ramadani’, konflikt interesi. Punësimet e Shkëlzenit

Aida Nako August 30, 2013 17:38

PS: Rasti ‘Ramadani’, konflikt interesi. Punësimet e Shkëlzenit

Dorëheqja e kreut të Entit Rregullator të Energjisë, Sokol Ramadani, për t’u punësuar në një kompani private, (lajmi dhe VKM e levizjes u botuan dje ne DITA) përveçse është një shkelje e ligjit, duket se është edhe një favorizim që u bëhen zyrtarëve të lartë, të cilët kanë favorizuar kompanitë private sa kohë kanë qenë në pushtet – tha sot deputetit socialist, Taulant Balla. “Në këtë rast është lidhja e ngushtë e Sokol Ramadanit me djalin e Sali Berishës, Shkëlzen Berishën dhe ineteresat e Shkëlzenit me kompaninë “Energji Ashta”, shprehet Balla.

Ndërkohë, deputeti socialist ka akuzuar ILDKP-në se fle, duke toleruar zyrtarët që shkelin ligjin.

Rasti i kryetarit të ERE Sokol Ramadani, i cili me votën e Parlamentit ishte zgjedhur në krye të Entit Rregullator të Energjisë, por që dha dorëheqjen për të kaluar menjëherë tek një kompani private që vepron në sektorin energjitik, është një rast tipik konflikti interesi. Eshtë pikërisht Inspektoriati i Lartë i Deklarimit dhe Kontrollit të Pasurive që duhet t’i hetojë këto raste. Kryetarit të ERE nuk i lejohet të punësohet menjëherë në një kompani e cila zhvillon aktivitet në fushën e energjisë. ILDKP duhet të marrë në hetim edhe aktin e dorëheqjes. Por, ILDKP sot është një institucion që nuk ben asgjë. Edhe për rastin në fjalë as që nuk është kujtuar”, thotë Balla.

 

************

Jep dorëheqjen shefi i ERE-s, Berisha me VKM e emëron në… Ashta Energji

(Botimi i djeshëm në DITA)

Zyrtarë të lartë nuk po presin dekretimin e qeverisë së re, por po “sistemojnë” veten. Nje rast tipik që ngre disa pikëpyetje interesante për atë që po ndodh këto ditë është ai i drejtorit të ERE-s, Sokol Ramadani. Zoti Ramadani ka dhënë këto ditë dorëheqjen, pa i mbaruar mandati. Ai vetë e konfirmoi këtë lajm në një telefonatë të mbrëmshme nga DITA.

Një VKM e orëve të fundit

Por ajo që ka ndodhur, meriton pak më tepër vëmendje. Një VKM e shpejtë e firmosur nga Berisha e punëson zotin Ramadani tek… ASHTA. Ligji e ndalon që një anëtar bordi I ERE të punojë tek kompanitë e licensuara (deri në nje vit pas mbarimit të mandatit). Nje ekspert ligjor i fushës i pyetur nga DITA, shprehet në kushte anonimati: “Dorëheqja në rrethana të tilla bëhet për të mos mbajtur përgjegjësi për çfarë zyrtari ka bërë. Vërtet në ligj parashikohet që kur i mbaron mandati një anëtari të Bordit, duhet të marrë leje në Këshillin e Ministrave për të punuar tek të licensuarit. Por kjo vlen për operatoret shtetërore, pra jo tek privatet. Kjo është skandaloze”. “Kështu si e ka nisur Doktori, duke bërë emërimet tek kompanitë private, në fillim Sahiti tek kompania çeke, Ramadani tek Ashta, do i ketë gjetur edhe ndonjë vend tjetër dy drejtuesve të tjerë, atij të KESH dhe OST tek ndonjë tjetër operator privat” – ironizon një burim i DITA-s.

Një përjashtim vërtet interesant

Në fakt, ligji të cilit i referohet vendimi i firmosur nga Berisha, në pikën e tij të fundit ka një përjashtim vërtet interesant. Vendimi i Berishës thotë se rasti Ramadani është mbështetur “në nenin 6, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit”.

Çfarë thotë neni 6? (shih tabelën përbri). Në pikën e fundit ky nen thotë: “Për një periudhë njëvjecare pas largimit nga detyra, anëtari i Bordit nuk ka të drejtë të punësohet ose të kompensohet në ndonjë mënyrë nga ndonjë shoqëri që ka qenë ose ka aplikuar për licencë, gjatë kohës që ai ka qenë anëtar i Bordit, pa miratimin paraprak të Këshillit të Ministrave”.

Pra Këshilli i Ministrave i ka njohur vetes me një fjali shpejt e shpejt në fund të nenit të drejtën të dalë mbi konceptin e konfliktit të interesit ku mbështetet një ligj i tërë!

Këtë fjali ka shfrytëzuar zoti Ramadani dhe zoti Berisha për të kryer këtë punë. Dhe në këtë pikë ngremë disa pyetje: E para, përse nxiton kreu i ERE-s të ikë me urgjencë pa i mbaruar mandati? E dyta, ç’ne që kryeministri gjen kohën në orët e tij të fundit të sistemojë zyrtarin në fjalë, duke shfrytëzuar në limit një nen të debatueshëm?

Dhe e treta, ç’ne që ASHTA e pranon këtë? Çfarë i bën “palët” kaq të ngrohta me njëra tjetrën?! Përgjigjet e këtyre pyetjeve “të reja” nxjerrin në pah fije që lidhin histori të vjetra. ̧

E para ai jep dorëheqje. Nuk i ka mbaruar mandati. Pse ky panik? Që të mos mbajë  përgjegjësi për çfarë ka bërë? E dyta, Këshilli i Ministrave mund të miratojë një parim që e lejon të punojë për të licensuarit pa i mbaruar viti që parashikon ligji, po s’mund të dalë VKM që z. Ramadani të punojë te ASHTA që është kompani private. Anëtaret e tjerë të bordit po kërkojnë punë te TAP – e njejta histori. Më e rëndësishmja është që marrëveshja me ASHTA-n është nga ato marrëveshjet që të çudisin në termat e tyre. Përshembull, sot KESH ka për detyrim t’ia blejë energjinë ASHTES me 59 EUR/MËh për 20 vjet!

Vetë ERE dhe Qeveria në ikje spekullonin duke folur për konkurencë të ndershme dhe hapje të tregut. Të tjera fjalët, të tjera veprat. Sepse me këto lloj kontratash si me ASHTA-n (long term PPA) kjo qeveri e ka mbyllur tregun për 20 vitet e ardhshme. Nuk janë të paktë ata që mendojnë se derisa Berisha vetë angazhohet me kaq urgjencë, ky është një tregues i lidhjeve të përfolura që ka “Energji Ashta” me “Familjen”.

Historia na rrëfen se kompania Austriake Verbund mori me koncension ndërtimin e hidrocentralit në Vaun e Dejës – që sot është një operator në tregun shqiptar që operon nën emrin “Energji Ashta”, ose hidrocentrali i Ashtës.

Marrëveshja afatgjatë për blerjen e energjisë ndërmjet KESH (si furnizues publik me shumicë – FPSH) dhe Ashta, e miratuar me detyrim-përcaktim nga Këshilli i Ministrave dhe ERE më pas favorizojnë Ashtën. Siç e përmendëm edhe më sipër, sot ASHTA operon si prodhues i pavarur i energjisë, që ka mundësinë e madhe të shesë energjinë me çmimin 59 EUR/MËh tek FPSH – pra ka treg te garantuar. Ka të drejtë të tregtojë dhe të furnizojë klientë të kualifikuar gjithashtu. Favorin e fundit ia ka bërë pikërisht ERE duke e përjashtuar ASHTËN nga detyrimi për disballancat, detyrim ky i parashikuar për të gjithë pjesëmarrësit e tregut në rregullat e tregut të energjisë.  A kemi këtu një rast tipik kur kompani që kanë përftuar nga Qeveria në ikje favore në kundërshtim me ligjet dhe rregullat e konkurencës, bëhen strehë e njerëzve që nuk u ka thënë njeri ndonjëherë “puna e mbarë”?

V E N D I M

PËR DHËNIEN E MIRATIMIT PARAPRAK PËR LEJIMIN E PUNËSIMIT, PAS

LIRIMIT NGA DETYRA, TË NJË ANËTARI TË BORDIT TË KOMISIONERËVE TË

ENTIT RREGULLATOR TË ENERGJISË

Në mbështetje të nenit 100 të Kushtetutës dhe të nenit 6, të ligjit nr.9072, datë 22.5.2003, “Për sektorin e energjisë elektrike”, të ndryshuar, me propozimin e Kryeministrit, Këshilli i Ministrave

VENDOSI:

1. Dhënien e miratimit paraprak për lejimin e z. Sokol Ramadani, kryetar i Bordit të Komisionerëve të Entit Rregullator të Energjisë (ERE), që, pas lirimit nga detyra, të punësohet në funksione tekniko-menaxhuese pranë kompanisë “Energji Ashta”, sh.a., Tiranë, Shqipëri.

2. Ngarkohet Enti Rregullator i Energjisë (ERE) për ndjekjen e zbatimit të këtij vendimi.

Ky vendim hyn në fuqi menjëherë.

KRYEMINISTRI

SALI BERISHA

Më poshtë kemi cituar nenin 6 mbi të cilin mbështetet VKM e Berishës:

Neni 6

Konfliktet e interesave

1. Anëtari i Bordit ose i personelit teknik nuk mund të jetë:

a) pronar, aksioner i aseteve në pronësi të ndonjë të licencuari;

b) punonjës ose kontraktues i ndonjë të licencuari;

c) anëtar i bordeve ose bordeve mbikëqyrëse ose i organizmave të tjerë drejtues të ndonjë të licencuari;

c) drejtor, president ose menaxher i ndonjë të licencuari, si dhe nuk lejohet të ketë interes material ose interes tjetër në fushën e energjisë.

2. Kur anëtari i Bordit ose i personelit teknik gjendet në konflikt interesi gjatë procedurave të aplikimit për licencë, ai nuk merr pjesë në shqyrtimin e aplikimit.

3. Anëtari i Bordit ose i personelit teknik mund të jetë klient i ndonjë të licencuari, por ilicencuari nuk i ofron dhe anëtari i Bordit ose i personelit teknik nuk duhet të pranojë shërbim më të favorshëm ose të ndryshëm nga pikëpamja e tarifave dhe kushteve që zbatohen për publikun.

4. Për një periudhë njëvjeçare pas largimit nga detyra, anëtari i Bordit nuk ka të drejtë të punësohet ose të kompensohet në ndonjë mënyrë nga ndonjë shoqëri që ka qenë ose ka aplikuar për licencë, gjatë kohës që ai ka qenë anëtar i Bordit, pa miratimin paraprak të Këshillit të Ministrave

 

 

Aida Nako August 30, 2013 17:38
Komento

10 Komente

  1. anonim August 29, 10:01

    se pari,sokol ramadani eshte me dosje spiuni i sigurimit qe nga koha e PPSH…e dyta,sokol ramadani eshte nipi i Ferid Hotit,doktorit te ndjere,shok i ngushte dhe sherbetor besnik i Sali Berishes,e treta,Sokol Ramadani gjate ketyre viteve me funksione shteterore i ka sherbyer vetem interesave te familjes berisha….

    Reply to this comment
    • gezim August 29, 11:28

      Ky Sokoli i Ramadaneve, mbasi shkaterroi Ndermarrjen elektrike Shkoder, etj ndermrrje qe ia dha partia per menaxhim, iku si hajdut ne Kanada bashke me dashnoren, dhe nje dite te bukur e shohim ne krye te detyrave shteterore te rendesishme. Po pse more njerez, pak inxhiniere kishte dhe ka ky vend, qe duhet te vije ky “kinez” nga Kanadaja per te menaxhuar ndermrrje te fuqishme. Kije ne konsiderate, qe te mos i zene kembet dhe, o drejtesia popull.

      Reply to this comment
    • ..... August 29, 13:29

      Merri informacionet mire, pastaj shkruaj. Mos fol me thashethemet qe ke degjuar neper kafe….

      Reply to this comment
  2. mehdi August 29, 11:33

    Sali hajduti si duket para zgjedhjeve nuk e parashikoj disfaten e tij . Tani per cfare eshte perfolur nga populli dhe opozita ,sot mazhorance ai po merr vendime qe ti siguroje pasurit e tija qe ja vodhi popullit ketu e tete vjet se mendon se QEVERIA e re nu8k do ja kthej dot vendimet e cmendurise tij ne ikje. POPULLI pret nga mazhoranca e re qe pasurit e vjedhura te kastes kriminale te SALI RRUMPALLES TE CAKTIVIZOHEN e te vihen ne funksion te eleminimit te varferise te tejskashme qe i faturoj qeveria e krimit e cila punoi ne kurrit te popullit vetem per tu pasuruar vete .Ky kriminel hadut e agjent i deklaruar serb e grek ky tradhetar i kombit me i eger se Zogu duhet caktivizuar ne cdo linje .POPULLI shqipetar per kete ka votuar ne mnyre me plebishitare.Me te drejte z Arvizue e ka krahasuar me fitoren e 1992.

    Reply to this comment
  3. kosta August 29, 12:33

    Po Sahit Sa-trapi kur do ta japdoreheqjen.Mos i lini te japin doreheqjen keta fare menaxhues te hajduterise por i coni para drejtesise se vetem keshtu mund te marre fund njehere e mire historia e keqe e tyre dhe te filloje nje fillim i mbare per kete vend qe votoi me gjithe zemerimin e tij kunder kucedrave Sahit-Sali Al-Asad Berisha-Dollape e soj e sorollop te tyre!

    Reply to this comment
  4. BESIANA GUSHI August 29, 14:24

    Eshte shume e thjeshte: mjafton te rianalizohet çmimi 59€/mgw akorduar Ashta-Energji” nga Sokoli i Ramadaneve e gjithe diferencen ne dem te interesit per te cilin eshte paguar ti vihet ne ngarkim atij e tere sorollopit te tij.
    E njejta gje duhet bere edhe me Dollapin, jashteqitjen çdo ditore te shqiptareve.
    Ti konfiskohen tere pasurite brenda e ato ne ishujt ekzotike.
    Problemi eshte te mos lihen te ikin naten nga Shqiperia, per t’ju shmangur pergjegjesive penale per demet qe i kane shkaktuar vendit.

    Kush do e beje PELESHI i “tere rrugeve qe te çojne ne Korçe” ?

    Reply to this comment
  5. sh_lame August 30, 14:22

    Shpetim Lame

    Sokoli eshte djale i mire, eshte familje e mire. Me forcat e tij ka shkuar ne universitet dhe eshte diplomuar per inxhinieri elektrike. Nuk mund te gjykoj per rezultate e punes se tij si drejtues ne Shkoder dhe as si drejtues i ERE-s, sepse jane fushaper te cilat nuk kam as njohjen e duhur, as informacionin e duhur. Nuk ka diskriminuar punonjesit, mbeshtetes te PS-se ne Shkoder, duke mos i larguar nga puna, ne ndermarrjen qe ka drejtuar. Kjo ne nje kohe, kur ndodhte 100% ne ndermarrjet e tjera, ne institucionet e tjera. Nqs punesimi i tij, ne kete kompani private, eshte ne kundershtim me ligjin, eshte problem qe pas disa ditesh zgjidhet shume lehte. Jam i sigurte se “Energji Ashta”, si kompani e huaj, aq me teper Austriake, nuk do ta lejoje kete. Pra mos e ktheni kete ne teme te dites, aq me teper dhe me shpifje ndaj tij, si bashkepunetor i ish sigurimit te shtetit etj.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*