Jepen ndihma për emergjencat civile

May 24, 2016 22:30

Jepen ndihma për emergjencat civile

Shqipëria merr ndihmat e radhës nga Arabia Saudite për përballimin e fatkeqësive natyrore. Këtë të martë, Qendra e Mbretit Selman për Ndihma dhe Bamirësi, i dorëzoi emergjencave civile shqiptare 19 ton miell, për ta përdorur për familjet në nevojë, në raste izolimesh, përmbytjesh apo ngjarje të tjera të rënda.

Kamionët me ngarkesën e miellit u shkarkuan në depozitat e rezervave të shtetit në qytetin e Beratit.

Prefekti i Beratit Fadil Nasufi ka pritur delegacionin me te cilin ishin të pranishëm përgjegjësi i ekipit të qendrës humanitare Naser Alsubai, zv. Ambasadori saudit ne Tiranë Abdullah Al Mushait si dhe kreu i emergjencave civile shqiptare Shemsi Premçi.

Zyrtarët shqiptarë falënderuan fondacionin për ndihmat e dhëna edhe me herët, sidomos pas përmbytjeve gjatë stinës së dimrit. Më herët emergjencat kanë marrë ndihma edhe në ushqime, çadra, veshje e pajisje të tjera për familjet e përmbytura në Vlorë e Fier.

May 24, 2016 22:30
Komento

1 Koment

  1. mira May 25, 09:24

    Thaset me mielle ne dysheme nga ku marrin lageshtire dhe mielli skadon.Asnjehere nuk marrim masa edhe pse te tjeret na ndihmojne

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*