Jepet dënimi për gardistin që vrau gruan

September 17, 2016 14:01

Jepet dënimi për gardistin që vrau gruan

Gjykata e Krimeve të Rënda ka dhënë dënimin me burgim të përjetshëm për Admir Dervishin, i cili vrau bashkëshorten e tij më 6 prill të këtij viti.

Për shkak se Gjykata pranoi kërkesën për gjykim të shkurtuar të 29 – vjeçarit nga Tepelena, ai do të vuaj 35 vite duke përfituar ulje dënimi me 1/3.

Ish-gardisti ka shfaqur pendesë dhe ka kërkuar mëshirë në Gjykatë.

Admir Dervishi qëlloi me tre plumba mëngjesin e 6 prillit bashkëshorten e tij Ilda Dervishi.

Vrasjen e kreu në sy të dy fëmijëve të tyre, të cilët tani me nënën e vdekur dhe babain përjetë në burg, do të jenë nën kujdesin e shtetit.

vajzaa.jpg

Viktima Ilda Dervishi

September 17, 2016 14:01
Komento

1 Koment

  1. DJALI I FAIKUT September 17, 14:37

    35 VJET BURG PER KETE GARDISTIN IDIOT QE VRAU GRUAN NE SHTEPINE E TIJ
    PAFAJESI PER GARDISTIN E SALIUT QE VRAU 4 VETE NE MES TE BULEVARDIT
    BRAVO GJYKATES
    FEMIJET TUAJ ME SIGURI JANE KRENARE PER JU

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*