Jepet pretenca për vrasjen e trefishtë në lagjen “Çole”
Prokuroria e Vlorës ka dhënë sot pretencën për tre të akuzuarit si autorë të vrasjes së trefishtë të ndodhur në lagjen “Çole” të Vlorës më 7 prill të këtij viti.
Akuza kërkon burgim të përjetshëm për Aleksandër Llanajn dhe nga 35 vjet për Bertil Alliajn e Ani Begajn, të cilët janë në arrati.
Ata akuzohen për vrasjen e Akil Hasanajt, Ardi Velajt dhe Albi Limajt.
Trupa gjyqësore u kryesua nga Skënder Alluçaj.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, përplasja me armë mes të rinjve erdhi si rezultati i një konflikti për motive të dobëta që nisi në një kazino.
Komento
Ende pa komente
Shiko komentet
Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.
Komento