Jepini më shumë jetë telefonatave tuaja me aplikacionin Vodafone Call+ dhe Message+

September 26, 2015 18:57

Jepini më shumë jetë telefonatave tuaja me aplikacionin Vodafone Call+ dhe Message+

Shpesh herë fjalët nuk mjaftojnë për të shprehur një emocion apo për të përshkruar një moment. Për këtë motiv, Vodafone Albania sjell në treg një tjetër aplikacion fantastik për klientët. Vodafone Call+ është aplikacioni i ri i cili do ti ofrojë të gjithë klientëve Vodafone një përvojë superiore dhe të paprovuar më parë teksa kryejnë telefonata

Tashmë me aplikacionin Call+, klientët  Vodafone mund të shprehin, ndajnë dhe komunikojnë më shumë gjatë një telefonate. Ky shërbim risi i prezanton klientëve një tjetër koncept të telefonatës, ndryshe nga telefonata tradicionale.

Të gjithë klientët që do të zgjedhin të përdorin aplikacionin Vodafone Call+,  do të kenë mundësinë të shijojnë shërbime të veçanta para, gjatë dhe pas kryerjes së telefonatës. Ata do mund të personalizojnë dhe t’u tregojnë miqve arsyen e telefonatës përpara se ata të përgjigjen, mund të ndajnë me miqtë foto, video, vendodhjen ndërkohë që flasin në telefon, pa pasur nevojë të ndërpresin telefonatën, mund të lënë një mesazh zanor ose tekst kur dikush nuk përgjigjet në telefon.

Call+ mundëson dërgimin dhe marrjen e mesazheve, fotove, videove dhe melodive mes kontakteve, të përqëndruara në një vend të vetëm (inbox), ofron Chat mes kontakteve Message+ dhe krijon disa grupe chat-i në të njëjtën kohë.

Për të  nisur përvojën fantastike me Call+ mjafton të  shkarkoni Vodafone Call+  falas në Google Play për çdo android dhe Apple Store për IOS. Kur instaloni aplikacionin ju do të merrni të gjeni dy ikona në telefonin tuaj Vodafone Call+ dhe Message+.

Për më shumë informacion rreth Vodafone Call+  dhe Message+ vizioni faqen zyrtare  www.vodafone.al

 

September 26, 2015 18:57
Komento

3 Komente

  1. Olsa September 28, 08:52

    Po ofertat nderkombetare kur do ti rregulloni se kto applikacione nuk na duhen :/

    Reply to this comment
  2. Fiona September 28, 08:59

    Mundoheni te humbisni vemendjen nga ofertat qe I keni prishur fare me keto lajme aplikacionesh…..

    Reply to this comment
  3. Natalia September 28, 09:14

    un per vete skam nder mend ta shkarkoj ket app

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*