Jeronim Bazo, vizitë në Kosovë. Pritet dhe nga komandanti i FSK-së

March 31, 2015 19:24

Jeronim Bazo, vizitë në Kosovë. Pritet dhe nga komandanti i FSK-së

Shefi i Shtabit të Përgjithshëm të Forcave të Armatosura të Shqipërisë, Gjeneral Major Jeronim Bazo ka qëndruar në Prishtinë gjatë së martës, ku ka vizituar oficerët e stafit shqiptar në shtabin e KFOR-it. Gjatë qëndrimit në misionin e NATO-s në Kosovë, Bazo ka takuar komandantin e KFOR-it, Gjeneral Major Francesco Paolo Figliuolon, i cili vlerësoi lart kontributin e oficerëve shqiptarë në Kosovë.

Sipas një komunikate të KFOR-it, dy gjeneralët konfirmuan vazhdimin e bashkëpunimit për misionin paqeruajtës në Kosovë.

Gjatë qëndrimit në Prishtinë, Gjeneral Major Jeronim Bazo u prit në takim edhe nga Komandanti i ri i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjeneral Lejtnant Rrahman Rama.

Bazo dhe Rama diskutuan për thellimin e bashkëpunimit mes pjesëtarëve të Forcës së Sigurisë me ushtrinë shqiptare.

Sipas një komunikate për media, të lëshuar nga Ministria e FSK-së, Rama e ka njoftuar Bazon për kapacitetet e reja ushtarake që po ndërton Kosova, si dhe për procesin e transformimit të FSK-së në Forca të Armatosura të Kosovës.

March 31, 2015 19:24
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*