Jeruzalemi, Kryemadhi: Duhet të kishim marrë mendimin e SHBA

December 21, 2017 22:32

Jeruzalemi, Kryemadhi: Duhet të kishim marrë mendimin e SHBA

Në lidhje me votën kundër SHBA të Shqipërisë në OKB për njohjen e Jeruzalemit si kryeqytet të Izraelit ka reaguar kryetarja e LSI Monika Kryemadjhi, e cila shkruan se, “Asnjë marrëdhënie dhe asnjë raport i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me atë me Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat kanë shënjuar momentet më kritike në historinë e popullit tonë dhe ku përjetësisht Amerika ka qenë në anën e Shqipërisë”.

Gjithashtu Kryemadhi shkruan se, “ashtu sikur se kemi ndarë shqetësimet tona më madhore duhet ta ndanim edhe këtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të kishim patjetër edhe mendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”.

Statusi në Facebook i Monika Kryemadhit
Asnjë marrëdhënie dhe asnjë raport i Shqipërisë nuk mund të krahasohet me atë me Shteteve të Bashkuara të Amerikës të cilat kanë shënjuar momentet më kritike në historinë e popullit tonë dhe ku përjetësisht Amerika ka qenë në anën e Shqipërisë.

E tillë ka qenë Amerika që në kohën kur mbrojti integritetin e kufijve të Shqipërisë, kur mbështeti shembjen e komunizmit, kur nxori Shqipërinë nga kriza e tmerrshme e vitit 97, kur ishte SHBA që anëtarësuan Shqipërinë në NATO, kur ishte SHBA pashaporta e Shqipërisë edhe për Integrimin Europian dhe kur SHBA udhëhoqi një nga arritjet më madhore në historinë e të gjithë Shqiptarëve kudo që ndodhen, duke i dhënë pavarësinë Kosovës e duke e shpëtuar nga kthetrat e genocidit Serb.

Ndaj vendimi për Amerikën s’ka për të qenë kurrë vendimi i një qeverie por përgjegjësi e mbarë shqiptarëve kudo që ata jetojnë. Pasi kjo maredhenie është një realitet dhe një trashëgimi e pacmueshme.

Trajtimi i votimit në OKB për Jerusalemin duhet të ishte pa as më të voglin diskutim një vendim i të gjithë shqiptarëve dhe ashtu sikur se kemi ndarë shqetësimet tona më madhore duhet ta ndanim edhe këtë me Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe të kishim patjetër edhe mendimin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës.

Një vendim vetëm i Ramës është thjesht dhe vetëm krijimi i një paqartësie të madhe, krijim i raportit të dyshimtë dhe ushtrim i njëanshëm i një përgjegjësie, që nuk është ase Kryeministrit dhe e asnjë ministri pasi marrëdhënia me Amerikën do të jetë madhore,strategjike dhe e patjetërsueshme cilido qoftë kryeministri, ministri apo pushtetari i radhës.

December 21, 2017 22:32
Komento

6 Komente

  1. Drejtesia do te behet,duan apo nuke duan mijte e kenateve dhe avoketerit e ligesise. December 21, 23:52

    Moj kriemadhevice,qe ramovici eshte pjelle e diktatures komuniste sikurse edhe ju,kjo nuke don as mend dhe as kalem,por qe ti derdh lot krokodili per te mashtruar e shqyer prene e rradhes,pra popullin e popujt dhe kjo nuke don as mend dhe as kalem,sjlla prej rugaceje ne parlament e verteton katerciperisht te qenurit bish qeni.Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet doni apo nuke doni ju vicet e cicet,o mijushe kenete e mizekali.Dmagogjive komuniste-nazifashite-balliztezogiste,i mbaroje vaji kandilit.Po vjen minuti kure e djashmja dhe e sotmja do t’u mbetet nje enderr,dhe e nesermja e afert nje fund i turpshem dhe pakthim,se drejtesine e kerkon me force,SOVRANI,USA dhe BE-ja,c’do levizje apo paudhesi e juaja vetem se ju demaskon dhe ju shton vitet e heqjes se lirise.Besoni,nje here te vetme ne jete o mije kenetash e mizakali,qe ZOTI t’u meshiroje bashke me ate pjese te medjas qe vahdon t’u beje avokatine.

    Reply to this comment
  2. Alban December 22, 01:03

    Mendime mbi fakte me ze e figure

    MJERE FEMIJET TUAJ PER “ DHURATAT”
    QE U BETE !

    – “ Shyqyr qe ra Ky mort e u pame “ !
    – Po per femijet tuaj a mendoni valle !?
    – Mesazhi i Pablo Eskobarit per Kucedrat
    shqiptare te Krimit ….

    – Nga Alban Dega, Nju Jork

    Ndoqa drejtepersedrejti protesten e e deshtuar me sukses te plote te opozites shqiptare. Nuk ishte nje proteste dosido.
    Ishte terbim, histeri, lemeri e vertete.
    Ishte panik, tmerr, cmenduri, ku dy skajet ekstreme te politikes shqiptare PDSH e Sali Berishes dhe LSI e Ilir Metes ishin grusht bashkuar si kurre me pare per te mbrojtur koken e tyre nga Vetingu dhe Reforma ne drejtesi.
    Sjellja banditeske, krejt rrugecarerore e Sali Berishes e Monika Kryemadhit jo vetem ne altarin e demokracise shqiptare, Kuvendin e saj, por edhe ne rruget rreth tij kur nderseu bandat e murrme te Sales per te sulmuar e zaptuar ate flasin me shume se cdo e se te gjitha komentet e shqiptareve dhe nderkombetareve !!!
    Jo vetem kaq, por si njeri edhe tjetri ia nxine edhe me fytyren e Shqiperise por edhe te vetvetes se pari me sulmet tipike ala Kim Jong Un e ala Sali Berisha ndaj miqve dhe aleateve tane strategjike SHBA-se dhe Bashkimit Evropian ku duhet e duam te integrohemi!
    Ne shqiptaret kemi nje urim tragjik, gati makaber :“ Shyqyr qe ra ku mort e u pame !”
    Cdo e keqe ka edhe te miren e vet:
    Ne keni dyshim per keto konkluzione rishihni edhe nje here pamjet e histerise, terbimit, cmendurise me ze e me figure te Sali Rame Berishes dhe Monika Kryemadhit !
    Jo vetem si politikane por se pari si njerez, si prinder !
    Mjere syte e Sibores dhe djalit te Monika Kryemadhit per pamjet lebetitese qe u dhuroi e jema jo vetem atyre por mbare Shqiperise e Botes me cmendurine e saj ala drogashe ne kete mes festash kryesore te shqiptareve dhe mbare njerezimit 28-29 Nentorit, Krishtlindjeve dhe Vitit te Ri !?
    Si do u pergjigjen ata shokeve e shoqeve te veta kur ti pyesin per cizmen e hedhur e histerine e saj te skajshme… !?
    Mire per shqiptaret qe i neperkembni e plackisni, i degdisni me hir e me shume me pahir ne rruget e Botes, i vidhni e vrisni, por te pakten mendoni per femijet tuaj e te ardhmen e tyre…
    Para se te jesh gjithcka, ji nene e baba prind… i mire ! Ji njeri ! Mos lendo femijet tu!
    Kishte miliarda dollare kryenarkotrafikanti e vrasesi serial Pablo Eskobar, kishte para me shume se Banka Kombetare e Kolombise.
    Vetem per te ngrohur vajzen e vet kur i fshihej drejtesise e ligjit ne xhunglat e Kolombise dogji plot 200 milione dollare…
    Por shihni cka shkruajne djali e vajza e tij per ate perbindesh te pangime me pasuri e para si Mbret e Sheik , por qe vdiq si nje kryebandit, u be shkrumb e hi nga nje rakete e syshqiponjave amerikane!
    Nje vdekje luksoze per nje kryebandit monstruoz !
    U be shkrumb e hi ne sekonde! Nuk pati kohe as te provonte dhimbjet e vuajtjet e miliona viktimave te tij ne mbare Boten qe i vrau per se vdekuri e per se gjalli me helmin e tij te bardhe, kokainen !
    Po a ka vdekje me te tmerrshme se librat e djalit te tij te vetem dhe vajzes se tij per babain perbindesh, se rrenimin e jetes se tyre nga nje baba monstruoz, makaber !
    Ndaj mendoni para se te veproni !
    Vetem kafsha sheh cka ka sot ne grazhdin e saj.
    Njeriu mendon e vepron duke pare e aresyetur shume larg cdo hap qe hedh ne rrugen e jetes !
    Mendoni per femijet tuaj te pakten !
    Mendoni dhe pastaj veproni !
    Para se te jeni kushdo qe jeni jini njerez !
    Ji njeri o ti njeri !
    Ji njeri !

    Reply to this comment
  3. Alex81 December 22, 08:16

    Po e mere me te mire SHBA-ne kokrra e kurves se e di qe e ardhmja e saje se deputete dhe ”kryekare” e LSI-se kalon tek dera e Ambasades Amerikane.

    Reply to this comment
  4. Berti December 22, 08:49

    Kur gjithe bota voton kunder Trumpit dje ne beme njd votim te drejte…ju qe mezi prisni dicka e ta dhfrytezoni kunder qeverise. Hahaha…por harroni o te mjere se kete tradhe Shqiperia ka politikan kalibri di Edi Rama. Ha mut monika e te gjithe te tjeret bashke me sali e kazan.

    Reply to this comment
  5. Paci December 22, 09:49

    Po te kishim votuar pro do te kishte dale Monika me tezen pse votuat pro dhe do ta quante Edin servil.Mona me LSI jane me te pabesueshmit ne politiken shqiptare.Ne jemi duke aspiruar per te hyre ne Europe dhe jo ne ShBA.

    Reply to this comment
  6. Jimi December 22, 13:00

    Rama nuk ka pse pyet Ameriken kur te ka ty ketu qe i jep drejtim gjerave. Pa Ameriken bejme po pa ty jo.
    Edhe nje mendim per votimin ne OKB!
    Ne jemi ne mardhenie te tilla USA-n, te cilat na “detyrojne” qe tu pergjigjemi me korrektese kerkesave te tyre. Vertet kjo ishte kerkese e USA qe te votohej pro saje,por te mos harrojme se nje kerkese ka bere edhe Kosova ndaj Izraelit per ta njohur si shtet te pavarur dhe qe Izraeli as e ka marre mundimin ta diskutoje! Ketu kemi te bejme me marredhenie rreciproke Shqiperi Izrael, ku keta te fundit nuk kane treguar te njejten dashamiresi sic e kane treguar shqiptaret ndaj tyr, kur u strehuan ne Shqiperi per shkak te pogromeve hitleriane! Votimi ne OKB, ne fund te fundit tregoi se Shqiperia u rendit ne anen e duhur, pavaresisht detyrimeve qe ka ndaj USA. Vetem shtate vende ishin ato te cilat mbeshteten kerkesen amerikane!?

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*