Nga “vizat greke” të Lesit, te “anija me naftë”. Burgu dhe ca histori të tjera. Ç’i ka ndodhur në të shkuarën Benit

September 30, 2014 16:31

Nga “vizat greke” të Lesit, te “anija me naftë”. Burgu dhe ca histori të tjera. Ç’i ka ndodhur në të shkuarën Benit

Çfarë e ka mbajtur peng nga e shkuara Arben Ristanin. Jeta plot dritë-hije e juristit të njohur që PS e konsideron shkaktar të prishjes së standardeve zgjedhore, historitë e tij me dy presidentë. Marrëdhëniet e vjetra të ish-gjyqtarit Ristani me shtypin dhe si mbërriti nga drejtimi i sallave të gjyqit në qelitë e burgut si i dënuar penalisht. Një portret i paautorizuar i ish-kreut të KQZ-së – shkruar nga Lorenc Vangjeli, në 2009.

 

Askush nuk është aq i pasur sa të blejë të shkuarën e tij… Arben Ristani kryetari i radhës i KQZ-së u konsiderua në zgjedhjet e 2009-s nga opozita jo si arbitër i zgjedhjeve, por si një arkitekt i vjedhjes së tyre nga Partia Demokratike. “Rikthimi tek mandati ynë i nëntë në Fier i kësaj KQZ-je të kthyer në vegël qorre të Sali Berishës, përmes një kryetari të dënuar në të shkuarën e tij jo të largët për marrje ryshfeti dhe një shumice që nuk i nënshtrohet ligjit po oreksit të Sali Berishës, është kuptimplotë për të gjithë ata që duan realisht të dinë se çfarë ka ndodhur në 28 qershor…”, – u shpreh Rama më 20 korrik.

Në të njëjtën ditë, sulmit të Ramës, çuditërisht nuk i përgjigjet vetë i akuzuari për probleme me të shkuarën e tij, Ristani, por ai merret në mbrojtje direkt nga PD-ja. “Ristani… ka kryer me integritet të lartë detyrën e besuar. Sulmet e Ramës nuk janë tjetër veçse një rrugaçëri dhe pafytyrësi politike”, – u shpreh një zëdhënëse e PD-së. Por, dhe në këtë rast, enigma mbeti, as Rama nuk u shpreh më gjatë se çfarë dinte për skedinën penale të Ristanit dhe as PD nuk foli për të, por thjesht e mbrojti të shkuarën e tij me punën e sotme të tij.

Kaq është e mjaftueshme për të ngritur një pyetje, që është në interes të thellë të publikut për të marrë përgjigje; një pyetje që ngjan me një titull të vjetër filmi bardh e zi, që dikur TVSH-ja e transmetonte rregullisht: Cili jeni ju zoti Ristani? – shkruan.

Zemërata e Berishës

Në adresën e tij në faqen zyrtare të KQZ-së dëshmohet se Arben Ristani është një nga përfaqësuesit më të spikatur të një brezi studentësh që mbaruan fakultetin Juridik në kapërcyellin e ndërrimit të sistemeve dhe falë edhe këtij fakti, patën fat në karrierën e tyre të mëpasshme.

Gjyqtarët e vjetër komunistë u përfshinë në vitin 1992, – vit kur Ristani dhe një grup i madh kolegësh të tij mbaruan universitetin, – në një valë shkarkimesh nga detyra. Vakuumi i krijuar nisi të mbushej me studentë që sapo kishin mbaruar fakultetin dhe një vit më pas, edhe me juristët e “përshpejtuar” të dalë në seri nga serra e shkollës së Plepave, në Durrës.

Konkurrenca me ta ishte fare e lehtë për t´u fituar dhe për herë të parë, me firmën e ish-presidentit Berisha, Ristani emërohet gjyqtar në Gjykatën e Tiranës në vitin 1992. Tre vjet rresht gjyqtar dhe pedagog i jashtëm në universitetin që sapo kishte mbaruar, kjo ishte një karrierë për t´u pasur zili, por normale për atë kohë.

Deri sa fati do të shënonte ditë të zeza, krejt papritur edhe për atë që dukej si i shënjuari vetëm i ditëve të bardha. Në vjeshtën e vitit 1993, Aleksandër Frangaj, atëherë kryeredaktor kurajoz i “Koha Jonë”, detyrohet të kalojë në arrest shtëpie në Lezhë, në pritje të gjykimit të tij penal: akuza, kishte nxjerrë sekretin shtetëror për kalimin e një autokolone me tanke drejt veriut të Shqipërisë. Në Shqipërinë e atëhershme, me një president të konsideruar më tej ai armik i shtypit, ky ishte një mëkat i frikshëm.

Frangaj do të gjykohej në Lezhë, ku kishte shkuar për ta gjykuar si i komanduar pikërisht gjyqtari i ri Ristani. Avokat mbrojtës i Frangajt, ishte Spartak Ngjela. Në një sallë të mbushur me kolegë të Frangajt dhe deputetë të opozitës, Ngjela foli gjatë, pa harruar madje as “të drejtën anglo-saksone” dhe e “hutoi” prokurorin lokal që mbronte akuzën, i cili madje tërhiqet prej saj.

Frangaj fiton pafajësinë e firmosur nga Ristani, kurse ky i fundit, fiton mërinë e ish-presidentit Berisha. Që për një përkitje të rastit, ishte dhe fqinj me Ristanin në apartamentin e tij të vjetër në Brakë.

Ky ishte dhe momenti që e ndau njeriun më të fuqishëm të vendit, me juristin që dukej se kishte një të ardhme të garantuar. Një ndarje që në fakt do të vazhdonte gjatë, me vite dhe do të kalonte dhe mes problemesh shumë më të rënda se kaq. Sepse ky do të ishte vetëm fillimi.

Ajo që do të vijonte, do t´i ngjante si një kurdisjeje fatkeqe rrethanash, po ashtu dhe një loje ku më i dobëti do të priste vetëm faljen nga më i forti që nuk harron kurrë. Deri në ditën, kur të paktën, sipas kritikëve të tij nga PS-ja, do të bënte shërbimin e jetës për Berishën.

Arrestimi

Në mesin e viteve ’90, shtypi kritik ishte shndërruar përfundimisht në shqetësimin e pafundmë të ish-presidentit Berisha. Basti i tij me botuesin Nikollë Lesi dhe drejtuesit e saj, Aleksandër Frangaj dhe Martin Leka, do të vazhdonte dhe më tej. Thjesht pritej rasti për të rigoditur. Dhe ai erdhi me një padi të bërë nga ministria e Mbrojtjes, e drejtuar atëherë nga i ndjeri Safet Zhulali.

“Të dënohet me burg kryeredaktori Frangaj dhe gazetari Leka që kanë nxjerrë sekretin ushtarak-shtetëror”. Sot tingëllon qesharake se sekret atëherë quhej fakti që oficerët ishin të detyruar të linin armatimin e tyre personal në repart dhe se nuk mund ta merrnin më, si më parë, në apartamentet e tyre vetjake.

Të dy gazetarët arrestohen dhe në prill 1994 dalin në gjyq. Gjyqtar i tyre ishte sërish Ristani. Vetëm 25 vjeçar, Ristani do të gjykonte kështu procesin më të rëndësishëm të jetës së tij, do të gjykonte për fajësinë a pafajësinë e dy, pothuaj, bashkëmoshatarëve të tij. Natyrisht ishte nën një presion të madh: nga njëra anë shtypi opozitar, por dhe ai ndërkombëtar, shoqatat e gazetarëve vendase dhe të huaja, institucionet e të drejtave të njeriut dhe nga ana tjetër, “fqinji” i pushtetshëm në rrugën e Brakës që i donte me çdo kusht në burg gazetarët.

Dhe sa kohë që vazhdon procesi, një tjetër element hyn në lojë: Nikollë Lesi bën një lëvizje “të dëshpëruar”. E fton Ristanin në një lokal dhe në këmbim të pafajësisë së gazetarëve të tij, afron madje dhe një shpërblim. Ristani nuk pranon, ai e refuzon fort këtë ofertë, por si njeri, kishte dhe ai dobësitë e tij. I kërkon Lesit ta ndihmojë me dy viza greke për të afërmit e tij. Ajo çfarë nuk dinte Ristani dhe Lesi, ishte që në tryezën pranë tyre, agjentë të SHIK-ut të drejtuar atëherë nga Gazidede, kishin xhiruar dhe fotografuar gjithçka. Madje, dhe momentin e dorëzimit të pasaportave.

Nuk mund të thuhet me saktësi sesa ka ndikuar ky “nder” i Lesit tek vendimmarrja e Ristanit, por vendimi i firmosur prej tij nuk do të kënaqte Berishën. I cili, megjithatë, bën një veprim të pamendueshëm për karakterin e tij të rrëmbyer në atë kohë: ndonëse njoftohet në moment për rezultatin e përgjimit të gjyqtarit Ristani, ai nuk ngutet. Pret dhe në fakt nuk pret shumë. Ose më saktë, jo më shumë se dy apo tre javë. Kur një short “fatkeq” e detyron Ristanin të gjykojë një tjetër çështje të nxehtë.

Një anije e kapur me naftë kontrabandë pret vetëm firmën e tij që të dalë nga gjendja e sekuestrit në portin e Durrësit. Ai e bëri këtë dhe vetëm dy ditë më pas, ndërsa Ristani mbahet i mbyllur në një mbledhje që zgjat më shumë se tre orë në gjykatën e Tiranës, në cepin tjetër të saj, në apartamentin e tij në Brakë, kishte mbërritur policia dhe agjentët e SHIK-ut me një mandat për kontrollin e tij.

Kërkonin për para të fshehura, që duhet të ishin shpërblimi i mundshëm për lirimin e anijes me naftë. Gjërat rrokullisen në një mënyrë të rrufeshme poshtë e më poshtë.

Ristani arrestohet nën akuzën e shpërdorimit të detyrës – dhënien e një vendimi haptazi të paligjshëm dhe një mitmarrjeje të pavërtetuar. Qëndron vetëm pak kohë në qeli me të njëjtit njerëz që i kishte dënuar vetë më parë nga pozicioni i gjykatësit.

Ndonëse nuk pranon asgjë në proces, vendimi për të ishte marrë: dënohet me burg me një vit heqje lirie, vendim që i kthehet me kusht për dy vjet. Dhe i rikthehet liria. Duket se dhe në këtë pikë, dora e “fqinjit” ishte ndalur pikërisht në “hedhjen e lopatës së fundit me dhe” mbi një karrierë të shkatërruar dhe një jetë njerëzore të frakturuar dhembshëm.

Por fati, edhe në këtë rast, nuk e kishte harruar Ristanin. Për të, pas rënies së thellë, do të kishte sërish ngjitje, madje të bujshme. Deri në vitin 1997 do të ishte avokat dhe do të mbronte dhe një tjetër personazh të njohur të kohës. Ristani do të mbronte me sukses të pjesshëm Ilir Hoxhën, të birin e Enver Hoxhës, të akuzuar në mënyrë qesharake, sepse kishte guxuar të mbronte të atin në një gazetë periferike të kohës.

Kaq dukej se do të mbushte kupën në mërinë e tij me “fqinjin” president, por ndërkohë kishte ardhur viti 1997, kur ish-presidenti kishte halle shumë më të mëdha për veten e tij. Madje, edhe atë të gjetjes së një avokati personal. Ristani rifutet në shërbim shtetëror, kësaj radhe si inspektor në ministrinë e Drejtësisë, deri në vitin 1998, më pas kalon katër vjet të tjerë në profesion të lirë si avokat deri në momentin kur fati i keq duket se i kishte perënduar përfundimisht.

Tek Presidenti tjetër

Një tjetër ish-president do të behej fati i tij i mirë dhe i keq në të njëjtën kohë për juristin me halle. Alfred Moisiu do t´u besonte rekomandimeve të jashtëzakonshme për juristin e aftë dhe do ta ftonte Ristanin në kabinetin e tij të ngushtë me detyrën e këshilltarit juridik. E kaluara dukej se ishte harruar dhe se për ish-avokatin karriera do të rridhte e qetë në paradhomën komode të një presidenti të zgjedhur me konsensus dhe që e pëlqenin të gjitha palët. Por, dhe kjo histori, do të ndërlikohej shumë shpejt.

Në grindjet që nisën mes Moisiut dhe ish-kryeministrit Nano, në vitin 2003, për herë të parë hyri një element i ri në luftën politike të ditës, ai që në median e kohës, do të quhej lufta mes stafeve. Dhe stafi i kryeministrit Nano duket se ishte furnizuesi i medias me disa të vërteta të hidhura për dy nga këshilltarët e zotit Moisiu. Një nga ta ishte vetë Ristani. I zhgënjyer, Moisiu i kërkon llogari vartësit të tij për detajin e të shkuarës që ai i kishte fshehur. Por nuk kishte mundësi të bënte më shumë, veç t´i komunikonte se rrugët e tyre tashmë ishin ndarë. E megjithatë, kjo thyerje e radhës, nuk do të thoshte se rruga e Ristanit drejt karrierës personale ishte e mbyllur përfundimisht.

Ai i rikthehet sërish avokatisë deri në vitin 2006. Dhe plot tre vjet më parë, më 31 korrik 2006, Ristani ishte një nga emrat e propozuar nga Partia Demokratike për të qenë anëtar i KQZ-së.

Në një nga seancat më dramatike dhe më qesharake të Kuvendit të shkuar, kur aleatët e sotëm e sulmuan Jozefina Topallin me vazo lulesh, ai votohet në godinën e ish-Komitetit Qendror të PPSH-së, bashkë me kandidatët për KKRT-në dhe Këshillin Drejtues të RTSH-së. Si anëtar i KQZ-së, ai punon me një tjetër ish-gjyqtar dhe mik të vjetër të tij, Çlirim Gjata dhe kalon provën e zjarrit me zgjedhjet lokale të shkurtit 2007.

Bie pak në sy, por nuk dihet se pse, një vit më pas, në vjeshtën e 2008-s, largohet nga KQZ-ja dhe emërohet nga presidenti Bamir Topi si drejtor i shkollës së magjistraturës.

Vetëm për katër muaj, sepse tashmë arrin sërish në majë: emri i tij ishte i pari i propozuar nga Berisha për kryetar të KQZ-së. Në shkurt 2009, ai votohet nga Kuvendi si arbitër i zgjedhjeve.

Rreshtimi i dukshëm me PD-në

Në të vërtetë, Ristani, një jurist karriere, tregoi se nuk ishte ulur në karrigen e arbitrit për të qenë i tillë. “…Kot merremi me ‘KETA’, po e humbasim kohën kot, ‘ATA’ e kanë ndarë mendjen të mos hyjnë në zgjedhje…”.

Kjo fjali i përket në një mbledhje publike vetë kryetarit të KQZ-së, Ristani, dhe “KETA” e “ATA” nuk ishin tjetër, veç Partisë Socialiste dhe anëtarët e propozuar nga opozita në KQZ. Fjalia e tij paralajmëruese, ndonëse u publikua nga të gjithë mediat, kaloi shpejt në harresë: vendi ishte në prag të fushatës elektorale dhe rrjedha e lajmeve ishte kaq e fortë sa një kambanë e tillë alarmi, u përcoll me pak kuriozitet në selinë e PS-së.

Më pas, gjithçka është histori. Standarde të dyfishta të drejtimit të KQZ-së, ironi e madje edhe kërcënime për anëtarët e saj të opozitës, rreshtim i hapur në favor të “ish-fqinjit” president. Ristani sheh që nuk ka më kthim mbrapa.

Në momentin kur dhe ai vetë voton në favor të një mandati shtesë për Partinë Socialiste në Fier, flet për “sharlatanë dhe sharlatanizma”. Nuk ka asnjë dyshim: ai që duhej të ishte arbitri i zgjedhjeve, ndan njërën palë nga tjetra dhe atë palë që nuk e pëlqen, e konsideron as më shumë dhe as më pak, por “sharlatanë”.

Duke e ftuar me arrogancë të mbyllë gojën e të heshtë. Ndjehet i fituar dhe hesht edhe vetë kur kryetari i PS-së, Edi Rama, e sulmon rëndë për të shkuarën e tij. Në fakt, nuk ka shumë për të thënë: nuk është aq i pasur sa për të blerë harresën për të shkuarën e tij. E cila ndoshta i është rikthyer sërish në të sotmen e tij shumë më pak profesionale se politike, duke e bërë të ndikojë në të ardhmen e vendit. Padyshim shumë më shumë se cilido tjetër që ka qenë në pozicionin e tij.

 

****************

sherri

 

Tallja me Ristanin: Në të njëjtin burg me gazetarin që dënoi

Konflikti i djeshëm verbal mes kreut të ekzekutivit dhe deputetit Arben Ristani, ka shtyrë mediat të kërkojnë në të kaluarën e deputetit demokrat, i mbajtur mend me se shumti si ish-kryetari i KQZ qe nderroi ne tavoline rezultatin e Tiranes Rama-Basha.

Por me heret, Ristani, ka qenë një nga personat e dënuar në kohën e Berishës. Për ironi të fatit, Arben Ristani do të vuante dënimin në të njëjtin burg ku gjendet edhe gazetari Martin Leka, të cilin e kishte dënuar disa muaj më parë për nxjerrje të sekretit shtetëror.

Martin Leka tregon në një intervistë dhënë gazetës “Koha Jonë” jetën e Arben Ristanit dhe të tijën në burgun e qelisë 313.

“Mora vesh se Ristani ishte në qelinë poshtë qelisë sime në katin e dytë. Një ndjenjë e fortë më përshkoi trupin! Se përcaktoj dot atë çast, veçse ju them me sinqeritet se kjo ndjenjë ishte “laboratorikisht” e pastër nga çdo lloj urrejtjeje! Ju betohem në këtë sinqeritet! Bëra shpejt gati një çokollatë dhe një mollë. Mbi çokollatë shkrova diçka që se mbaj mënd mirë, përveç fjalës: “mos u mërzit, të fala Martini”! Kur më pa shoku i qelisë, më tha gjithë inat: “Atij do t’i çosh çokollatë, atij që të dënoi?” – Po, i thashë i nervozuar dhe një ndjenjë keqardhje përjetova për shokun e qelisë. Kisha nisur çokollatën e mollën, kur papritur më vjen një paketë cigare. E ke nga A. Ristani, u dëgjua zëri nga sporteli i derës së qelisë, e ke për dënimin që të dhashë. Mora paketën e i fola atij që e solli nga sporteli: I thuaj Benit nuk më ke dënuar ti. Nuk e di si është artikuluar kjo ngjarje jashtë, por kjo është e vërteta. As e “vrava” e as më «vrau”, as do ta “vras” e as do lë më “vrasje”! Këto janë armët e gazetarëve: fjala, dashuria, çokollatat, lulet…”, është shprehur për gazetën “Koha Jonë”, Martin Leka në 19 prill 1994.

September 30, 2014 16:31
Komento

36 Komente

  1. haki jaupi September 29, 17:00

    bëni një derman atij Ristanit ,akoma Sala diku i ka kapur koken me derë,duhet shpetuar se ai nuk eshte burrë i keq

    Reply to this comment
  2. psy September 29, 17:52

    Eh more Ristan qe hyre ne stan dhe perseri nuk e mbyll ate goje qe te qelb raki dhe broçkulla!

    Reply to this comment
  3. Fat man September 29, 18:20

    Shoku Martin si bashkevuajtes ne burg me plehren A. Frangaj na trego ate episodin se si e mesoi lojen e sapunit ne dush burgaxhiu Frangaj, se per Ristsnin e dime me kohe qe ishte perdorur edhe here te tjera, nuk e kishte per here te pare ne burg, ate punen e sapunit. Tung.

    Reply to this comment
  4. S.p. September 29, 18:40

    Besoj se kryeprokurori Llalla e pa dhe degjoi me veshet e tij cfare tha Ristani ne takimin me zotin Shtefan Fyle ndaj Kryeministrit te vendit zotit Edi Rama.
    A eshte kjo “Fyerje per shkak te detyres” si ajo e deputeteve qe jane marre te pandehur per “Gaditje per shkak te detyres”, te urdheroj fillimin e ceshtjes ne ngarkim te tij.
    Ky “maskara deputet”, qe manipuloi dhe vodhi zgjedhjet e vitit 2009 dhe ato te vitit 2012 si dhe i dogji fletet e votimeve menjehere qe te mos hetoej nga ish opozita sot mazhoranca duhet t’i tregohet vendi ku e ka.

    Reply to this comment
  5. lutfi September 29, 18:41

    A ka mundesi te botoni deshmine e penalitetit te Ristan drogaxhiut?

    Reply to this comment
  6. iri September 29, 18:58

    Edi Rama mbroje nderin tend se ne te kemi besuar se do besh shtetin ligjor , nuk kemi hallin tend por te kryeministrit, le te meret prokuroria me kete te denuar, qe eshte edhe deputet.!

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 29, 19:45

      Nuk më la ndonjë përshtypje të mirë ajo që i ka thënë z. Leka ristanit? Lajle-lule,medemek pacifist par exelence. Me kafe e me koka-kola e me pordhë me rigon!? E pse duhej sjellë ashtu? Uné do t’i thosha “ti mor ristan më ke rrëmbyer lirinë gjënë më të çmuar!? M’a rrëmbeve sepse doje të ishe përfitues i pushtetit duke shtrëmbëruar ligjin? Unë nuk do të hakmerrem ristan por dëgjoje mirë,-nuk do të harroj”? Ja këtë do t’i thosha? Sa për debatin me z. Rama ku ristani është shprehur ristanisht do t’i thosha “rri ristan se asnjë lumë nuk të lan o derman…etj,etj”? Më shumë përshtypje në këtë histori më bën ajo e prezencës së elementit kriminal si “përfaqësues” i popullit (!!?) në institucionin ku strukturohet e legjitimohet demokracia!? Çfarë kuvendi i popullit dhe për popullin mund të jetë ky me ristanë e balo me tënjë brënda!? Kjo lloj demokracie duhet pështyrë? Ej milet,kaq poshtë kini rënë sa demokracinë t’jua sendërtojnë burgaxhinjtë!? Unë o “Dita” jonë e dashur nuk dua të jem pjesë e këtij sendërtimi por, bashkë me ty pjesë e shkallmimit të saj? Po moj po!? Nuk bëhet me batuta Rilindja e saj? Zotit Rama lërini batutat ndërsa mua dhe atyre qé duan të vijnë me mua e me ne shkallmimin? Një ndërtesë e kalbur me burgaxhinj shkallmoh e e e t ? Nderime Dita!

      Reply to this comment
  7. Meteh September 29, 19:31

    Z.RAMA:E dim qe nuk je hakmarres per te denuar ata qe te kan pergojuar e ofenduar me liber shtepie ne kuvend e kudo tjeter.Prokuroria nuk merret me keti paçavure te PD-se por gjuan majtas.Ne socialistet tashme nuk kemi hallin tend,por te KRYEMINISTRIT.NQS nuk je i zoti te mbrosh veten tende,ne nuk kemi me besim se do na mbrosh ne socialistet,pesionistet,tepaaftit,policet,ish & ushtaraket,popullin fukara qe perfaqson e majta.Nuk eshte aftesi te nenvlehtesosh kundershtarin politik qe te k/vihet pa asnje argument,duke qen se kundershtari eshte hajdut,vrases,shites te pasuris kombetare.Kjo eshte e pafaleshme per ju qe i leshoni shume pë krimineleve.Ose je frikacak,ose jeni & ju i korruptuar si ata.Sondazhet ne DITA po bien per PS,ne nje vit qeverisje,po ne 4 vjet?

    Reply to this comment
    • Pëllumb zaimi September 29, 20:05

      Meteh? Këshilla të logjikshme ato që i jep z. Rama? Sidomos ajo për “… sondazhet që bien…” Por kujdes se mos ja u quan “batuta”? Nderime!

      Reply to this comment
  8. Arben September 29, 19:49

    Bravo “shoket” e dites.

    e nxite ristanin

    1- Cfare po ben rama per 300,000 vende pune
    2- reforma ne drejtesi kur do behet se nuk durohen me gjyqtar e prokuror te korruptuar qe kane per hak litarin ne fyt.
    E ben dot o ramush kete reforme, se ta dish per kete i ke marre me se shumti votat.

    po nuk e bere dot, te gjatin do marresh vitin qe vjen ( ne mos nga luli, nga ilir muti)

    Reply to this comment
  9. Pëllumb zaimi September 29, 19:59

    @@@ . Fjalë,çokollata,lule e kuptoka Martin Leka gazetarinë??? Shko jepi çokollata e lule ristanit martin? Martin,- “gazetaria është shpirtra të revolte të lindura te bashkuara me aftësinë për të shkruar” E kanë thënë koka mendimi, jo koka martini këtë gjë? @@@ Nuk më la ndonjë përshtypje të mirë ajo që i ka thënë z. Leka ristanit? Lajle-lule,medemek pacifist par exelence. Me kafe e me koka-kola e me pordhë me rigon!? E pse duhej sjellë ashtu? Uné do t’i thosha “ti mor ristan më ke rrëmbyer lirinë gjënë më të çmuar!? M’a rrëmbeve sepse doje të ishe përfitues i pushtetit duke shtrëmbëruar ligjin? Unë nuk do të hakmerrem ristan por dëgjoje mirë,-nuk do të harroj”? Ja këtë do t’i thosha? Sa për debatin me z. Rama ku ristani është shprehur ristanisht do t’i thosha “rri ristan se asnjë lumë nuk të lan o derman…etj,etj”? Më shumë përshtypje në këtë histori më bën ajo e prezencës së elementit kriminal si “përfaqësues” i popullit (!!?) në institucionin ku strukturohet e legjitimohet demokracia!? Çfarë kuvendi i popullit dhe për popullin mund të jetë ky me ristanë e balo me tënjë brënda!? Kjo lloj demokracie duhet pështyrë? Ej milet,kaq poshtë kini rënë sa demokracinë t’jua sendërtojnë burgaxhinjtë!? Unë o “Dita” jonë e dashur nuk dua të jem pjesë e këtij sendërtimi por, bashkë me ty pjesë e shkallmimit të saj? Po moj po!? Nuk bëhet me batuta Rilindja e saj? Zotit Rama lërini batutat ndërsa mua dhe atyre qé duan të vijnë me mua e me ne shkallmimin? Një ndërtesë e kalbur me burgaxhinj shkallmoh e e e e e e e e e t !?? Nderime Dita!

    Reply to this comment
  10. ali baba me 23 hajdute September 29, 20:25

    nuk do shpetosh o RISTAN SHKERDHATA NUK KA UJ SI TE LAN MORE PIJANEC I QELBUR KRIMINELI I PARTISE DEMOKRATIKE

    Reply to this comment
  11. mustafa September 29, 20:43

    Po pse mor zoterinj. Kur behet fjale për persona te tjere te denuar Berishës ju thoni që ai ashtu dënonte. Ju bëte namin kur dënoi Nanon. Përse Ristani mos të jetë i njëjtë me ta. Sa për Ramën do bënte mirë që këto gjëra mos ti përmendë në sy të botës
    ka boll nga të vetët dhe të aleatëve. Mos të bëjë shën Mërinë.

    Reply to this comment
  12. M A R K O September 29, 21:07

    Ristani nje bolekandari

    Reply to this comment
  13. Mark uk September 29, 21:26

    Te pakten ai nuk eshte denuar per drog e prostitucion si deputetet e PS qe ka 13 te tille.

    Reply to this comment
  14. RRESHEN September 29, 21:49

    o komentus pse e shani pijanec o bark madh etj.etj…mos ja u ka marre ju rakine te shtepiat tuaja

    Reply to this comment
  15. aqo September 30, 05:21

    bravo Mark Ujku……

    Reply to this comment
  16. Studenti. September 30, 07:32

    Ristani ka bere detyren,si sahanlepires i kellires te Salariut te erresires,duhej te perdorte te gjitha sharjet e shefit te tij, te menxyres, qe kenaqet kur fyen me ngerdheshjet e fytyres.Duhej t’i thoshte kryeministrit: “Ti je horr bulevardi,t’i njoh une nanen,motren,gruen, qe zderhallen si buça,une do te ta baj ty fytyren si kepuca”.Ky eshte fjalori qe ka brenda etiken e shpellareve qe bejne poilitiken e shtetrrumpalles qe te ngjall neverine e friken.Nuk eshte fyerje,t’i thuash kryeministrit “rrugaç” ne prani te z.Fyle,kur ai i permend vuajtjen brenda nje qelie,se t’u thuash te verteten ketyre salaristeve eshte njelloj si t’i gjuash me gjyle.

    Reply to this comment
  17. çeço Selimi September 30, 10:35

    Mire e kishte Edi Rama : – Nje gote raki ,per RiSTANIN ! PO PIU NJE GOTE RAKI , ky Ristani,i dirdhet tavani dhe po iu drodh tavani, i vjen dhe gjuha , shatra patra ,po detyrat qe i jep Saliu , i kryen ama, pike per pike !

    Reply to this comment
  18. maci September 30, 11:51

    Mirëseredhët në Shqipëri aty ku mbretëron By**qirokracia. Frangaj është arestuar me urdhër të Berishës, i cili e merrte Kryeprokurorin çdo ditë në telefon për ta arrestuar Frangajn.

    Reply to this comment
  19. Mark uk September 30, 14:32

    aqo:Ujkut ja hagesh. utin.

    Reply to this comment
  20. Naci September 30, 17:15

    Kolpot qe merr nga jeta te prishin eikulibrin…prandaj Ben Rristoja luan tani rolin e cubit, ngel perseri nje njeri qe rron me jashteqitjen e Berishes.

    Reply to this comment
  21. Pirro September 30, 19:09

    Nje burre shteti nuk sulmon kurre privatisht.Keto jan metoda mafiozesh.A nuk bente Berisha po te njejten gje me kundershtaret e tij?Denigrim kujto qe e kritikonte.
    Te verten per vilen e Koço Kokedhimes qe denoncoi Ristani,eshte nje gabim?
    Prishe Vilen e Koços z.Rama ne do te jeshe i besueshem,ndryshe prishjet ne meneyre selektive
    do tju çojn ne nje fund te turpshem.

    Reply to this comment
  22. lak September 30, 19:34

    Nuk eshte faji i Ristanit.Ne i paskemi pasur te gjithe presidentet legena qe e kane marre ne stafin e tyre.Dhe pa patur piken e turpit,dalin ne intervista duke dhene mend per hallet qe na i kane krijuar vete keta bastarde.

    Reply to this comment
  23. Lleshi September 30, 20:08

    Lorenc Ristani , a e di gje se kush eshte parardhesi i Arben Vangjelit ? Ose pak me shqip dhe pak me kokretisht , a e di ti Lorenc Vagjeli se kush eshte i ati i Arben Ristanit ?

    Si shume nishan paskan pas kryetaret e gjykatave (atehere nuk kishte short , por gjyqtari qe gjykonte caktohej nga kryetari i gjykates ) duke ia caktu te gjitha keto ceshtje Arben Ristanit !!???
    Loreeenc , mos na shit dengla dhe perralla me Arben Ristane ! Si ti dhe Arben Ristani jeni cirak te te njejtit usta ! Ti mendon se njerezit jane budallenje dhe mendojne se “cfare fati te zi paska pas Ristani qe i kane qelluar atij te gjitha keto ceshtje ?”

    Lerini lojrat e kllounit se nuk beni per te qeshur askend !

    Pergjigju kesaj pyetjeje , djali kujt eshte Ristani ? Pastaj flasim per perrallat e fatit te tij te zi apo te bardhe !
    Majmune cirku jeni qe te gjithe juve , si ti edhe Ristani ! Por ne nuk mund te marrim mendje nga nje majmun !

    Reply to this comment
  24. tomsojeri September 30, 21:27

    I nderuar Pellumb !Koh kam pa shkruar e mar pjes ne kto debate te nxehta njerzish qe dhembin ,njerzish qe shpresojn e qe u turen n qershor te hapin nje faqe te re ne historin e ktij kombi qe ra ne duar hajdutesh e tradhtaresh ! Kam lexuar dikur nje roman te Nasho Jorgaqit “Mergata e Qyqeve” e aty flet si “organizoheshin” si ndaheshin ne tarafe , si percaheshin e si tradhtoheshin shqiptaret e kampeve nga ku do “na vinte clirimi” dhe demokracia ! E ja me ne fund u “cliruam” erdhi edhe “demokracia pluraliste” me gjith shemtimin e saj ! Ne jemi ata qe besuam e akoma besojm se do vi ajo dit e madhe ku do vihet drejtesi ,ku kjo mjergull e dendur e krimit ,hajnis ,korupsionit e mafjes qe ka pjell ky sistem dhe po drejton shqiptaret ,dhe po humbim kohe duke “germuar”per te nxjer “token e paster” !Per fat te keq ne cdo lopat “qilizmi” qe “djersitemi” ne kte shpres ,vetem mut na del !Po lodhemi kot ! E ka mar ferra uraten e ska Zot te ndergjegjsoj kte popull qe vetem nje revolucion e shpeton Shqiperin ! Popull i percar nga dy gishtat e Saliut e qe po i sherben Saliut e ter bandes se tij ! A ka vall gje me te shemtuar te shohesh dhunusit e plackitsit e ktij kombi te cirren e te notojn ne pasurit e tyre prallore !!! Sa e sa shkrime kemi lexuar ,sa fakte tronditese jan perplasur ,sa personazhe te frikshem qarkullojn akoma neper koridoret e ktij shteti e akoma asgje spo ndryshon ?? Therrasim gjurmet,gjurmet kur ujku esht perpara nesh e ka zen viktimen Shqiperi per gryke e spo e le te mar frym !!!Nuk vlejn batutat e as “zemermadhesia” ndaj krimit sepse kudo qe ta prekesh kte “trup” vjen era kalbesir ………….

    Reply to this comment
  25. LISI September 30, 22:07

    Vetem ne Shqiperin e Vicidolasve mund te bejne karier tipat matrapaze e rrugecer si “Telebanasi” me nje surname te ngjashem me ta, R I S T A N I. Keta do perfundojne ne plehra vetem atehere kur dhe Shqiperia te drejtohet nga Liberty and Order.

    Reply to this comment
  26. qypi October 1, 08:31

    Gelltit diku nje luge çorbe te prishur dhe vjell tere jeten … ju kujtohet filmi, e keshtu e ka pesuar edhe Ristani

    Reply to this comment
  27. Lleshi October 1, 09:03

    “U perpoqa gjithe jeten te ngjitesha sa me lart , qe te shkeputesha nga llumi ! Dhe sa me lart ngjitesha , aq me shume ne llum zhytesha !”

    Michael Corleone

    Reply to this comment
  28. Qytetari October 1, 09:04

    E shikoni qe koha e Enverit i ngjan kohes se Saliut. Pra kjo eshte dhe mendesia komuniste qe la shqiperine ne kete hall mbrapa gjithe botes.
    Nje gje nuk mar vesh , si ka mundesi qe Saliu mbron Ristanin e KQZ-se qe thoshte qe Ristani eshte i depolitizuar dhe nuk ka lidhje me vendimet qe dhe ne favor te Bashes kur e beri kryetar bashkie. Po si mundet more Sali te jesh ne kete nivel , por duhet te kesh respekt per kete popull qe e degjenerove deri ne gen,,, Na vjen per te vjellur me keto njerez eshte neveria me e madhe pas komunizmit ose e e njejta gje

    Reply to this comment
  29. FKCF October 1, 09:35

    kete morrin (ristanin) kur po pija nje kafe t lokali te shqupi e kam par me syt e mi qe i futi nje djali nje tuf me 50 EUR se di sa ishte shuma por mbi 5000 EUR besoj dhe shikonte sa ktej e andej sikur kishte frik se mos e shifnin. ai djali qe nga veshja dukej qe ishte kokrra e injorantit . po kur flet ky plera per ndershemri sikur hap puseten e thua svjen ere

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

MENDONI SE PËR TË ZGJIDHUR KRIZËN POLITIKE DUHET NJË MARRËVESHJE E RE RAMA-BASHA?