Jeta e “çmendur” prej miliarderi e Princit arab Al Waleed

August 25, 2017 18:39

Jeta e “çmendur” prej miliarderi e Princit arab Al Waleed

Njeriu i 45-të më i pasur i botës, Princi Al Waleed, ka mbërritur sot me jahtin e tij super luksoz në portin e Durrësit.

Emri i tij i plotë është Alwaleed Bin Talal Bin Abdulaziz Al Saud.

Ai u takua sot me kryeministrin Edi Rama dhe ministrin e Jashtëm Ditmir Bushati, dhe pritet të takohet me Presidentin Ilir Meta.

Flitet se diskutimet janë përqëndruar në investimet e mundshme në fushën e turizmit, industrisë dhe infrastukturës.

Mbret i Kështjellës

Pallati i tij ngjyrë rëre ka 317 dhoma, 4 kuzhina, për gatime arabe, kontinentale, aziatike dhe e katërta vetëm për ëmbëlsira. Në pallat ka 2 mijë persona staf dhe 250 televizorë. Normalisht.

Hotelet më të famshme

Sepse Hoteli Savoy i Londrës dhe Monte Carlo Grand Hotel i Monakos duket se nuk janë mjaftueshëm për të, ai planifikon të blejë edhe hotelin ikonik të Nju Jorkut, Plaza Hotel.

I lindur në familje mbretërore

Prindërit e tij janë Princi Talal dhe Mona Al Solh. Gjyshi i tij nga nëna ishte kryeministri i parë i Libanit. Ndërsa gjyshi nga babai, King Abdulaziz, ka krijuar Arabinë Saudite.

I martuar me bukuroshe

Gruaja e tij e parë është Dalal bint Saud, vajza e Mbretit Saud. Ata kanë dy fëmijë, Reem dhe Khalid. Pasi u nda nga gruaja e parë ai u martua me Ameera al-Taweel me të cilën gjithashtu është ndarë së fundmi.

Ka shoqëri me disa nga njerëzit më të fuqishëm të planetit

Al Waleed njihet për shoqërinë që ka me disa mbretër, politikanë dhe personazhe VIP të botës. Ishte i ftuar special në dasmën e Princit William dhe Princeshës Kate Middleton.

Miliona në bizhuteri

Waleed thotë se ka bizhuteri me vlerë 730 milion dollarë. Ai i ka dhënë Mbretëreshës së ardhshme në Britanisë, Camilla, një varëse diamant me vlerë 1.5 milion dollarë. Varësja që mban në këtë foto është Urdhri i Sundimit të Nderuar të Izzuddienit dhuruar nga Presidenti Nasheed i Maldives.

Investitor i fuqishëm

Në moshën 36-vjeçare, në 1991, ai vendosi të investojë te Citicorp, çka i solli 800 milion dollarë fitime. Në 2005 ai bëri 10 miliard $.

Po ndërton qiellgërvishtësen më të lartë në botë

Kingdom Tower ka nisur të ndërtohet dhe do jetë rreth 200 metra më e lartë se ndërtesa aktuale më e lartë në botë Burj Khalifa, raporton Newsbomb.al.

Ka jahtin e tretë më të madh në botë

Jahti 85.9 metra është një nga më të shtrenjtët në botë. Është ndërtuar në 1979 për tregtarin e armëve saudit Adnan Khashoggi. Jahti është përdorur në filmin e James Bond “Never Say Never Again”.

Ish pronar i Airbus 380

Aeroplani që ka tre kate, banjo turke, sallë koncertesh për 10 persona dhe garazhd për Rolls Royce, kushton rreth 500 milion dollarë. /Newsbomb.al

August 25, 2017 18:39
Komento

5 Komente

  1. Lisi August 25, 19:08

    Poshtë mbretërit ,

    lavdi revolucionit !

    Reply to this comment
  2. perkthyesi August 25, 19:12

    Mos kini besim te to (jo se keta te perendimit na nxorren nga sikleti me investimet e tyre), por se pervoja e ketyre 27 viteve ka treguar qe keta sheike, kane ardhur dhjetra here ketu, dhe kane bere nje vrime ne uje (sic do te bej dhe ky mysafiri i ri). Ata ketu vetem kane bere ndonje investim ne ndertimin e ndonje objekti kulti. Lajme qe vetem mbushin faqet e shtypit tone, dhe nuk sjellin asgje te re! Sic erdhi, do te largohet, sic kane bere dhe te tjeret!

    Reply to this comment
  3. shushica August 25, 19:29

    Kjo eshte bota moderne e kapitalit ,per te cilen Tarifa junior nuk flet …sepse eshte …legjitime….sic jane …legjitime …fitimet ..prrallore te futbollisteve ,artisteve,,,,droga moderne e rinise idiote bashkekohore….Kush e prodhon parane ,….shkencetaret paguhen ne menyre mjerane ,,,te tjeret per mbijetese…1 perqind e te pasurve tallet me boten …

    Reply to this comment
  4. demo August 26, 06:32

    Shiko ku ka mbrritur shqiptari!Ky popull nuk ka me seder,nuk ka dinjitet.Valiu shqiptar ne Perandorine Osmane,Egjipt,Liban,Siri,Jemen Arabi.t`i quante keta BEDUINET,fellahet,jevgjit e shkretetirave-princer e mbreter,Bukuria shqiptare vete me qef te madh ne fund te botes shkerdhehet mender prostitutat e ketyre.Ptu! Ku e coi varferia Hoxhiste,kolektivizimi kooperativist kete popull.Per cfare ka ardhe ky?O do e mbushi maunen me priostituta,o me Hashash.Dy mallra exporton republika Albanistanit.

    Reply to this comment
  5. Konti Sbalta August 26, 13:55

    Me qene se qenka ndare me dy grate , mos ka ardhur te gjeje te treten ne shqiperi! Me siguri ndonji nga ato “ambasadoret”tona ne arabine saudite do ta kene bindur se ne shqiperi ka femra te bukura ..

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim