Jeta e Mustafa Bakiasit ose “bëm baba të të ngjaj”

June 17, 2019 12:19

Jeta e Mustafa Bakiasit ose “bëm baba të të ngjaj”

Nga Bashkim Koçi

Kam  njohur e dëgjuar shumë raste kur fëmija nuk e ka njohur kurrë babanëe tij mbasi ai, pra babai, ka ndërruar jetë përpara se ai të lindë. Kanë ndodhur e do të ndodhin edhe në të ardhmen kësi ngjarjesh, por rasti që do të sjell nëpërmjet të këtyre radhëve besoj se është disi i veçantë, paksat ronditës e që të duket si diçka i sajuar. Dhe kjo, sipas meje, për shkak tëkohrave të largëta kur ka ndodhur dhe të traditave të familjeve shqiptare për të ruajtur nderin dhe krenarinë e fisit.

“Fëmija” për të cilin bëhet fjalë e ka emrin Mustafa Bakiasi dhe sot është plot 93 vjeç.Mban emrin e babait, të kapedanit Mustafa Kapinova (Muço Kapinovës), i cili u vra pabesisht nga nga xhandarëte Ahmet Zogut në 15 gusht të vitit 1926 për shkak se ishte bërë i rrezikshëm  për atë regjim antipopullor. Mustafai do të vinte në jetë pas katër muajsh, në dhjetor të atij viti.

Për veprimtarinë patriotike të Muço Kapinovës, babait të Mustafait, janë shkruar qindra artikuj, janë përgatitur e dhënë radiodramatizime dhe së fundmi është bërë edhe një monografi ku përshkruhet jeta e tij heroike.Fjalën e kemi për të birin, për Mustafanë, i cili mbeti jetim, pa baba, ende i pa lindur. Por për shkak të disa rrethanave familjare që u krijuan pas vrasjes së babait, ai do të“mbetej” edhe pa nënë. Nëse shpesh thuhet që“X-simezi e siguronte jetën, duke punuar dyerve të botës”,  në rastin e fëmijës që bëjmë fjalë duhet të themi “Mustafait të vogël iu sigurua qumështi, duke pirë nga gjinjtë e nënave që porsa ishin bërë me fëmijë”. Madje është paksa e pabesueshme, por për ta rritur shëndetshëm e pa probleme, e dërguan të porsalindurin deri në Leshnje, fshat ballë për ballë Kapinovës, ku do të pinte sisë për rreth 4 muaj nga nëna e Kahreman Yllit, me familjen e të cilit kishin miqësi të vjetra. Më pas do ta “degdisnin” akoma më larg, tek një miku i tyre në Kapinovë të Beratit, tek fisi i dëgjuar Saliasi, sepse nusja e shtëpisë sapo ishte bërë me fëmijë të vogël.

Mustafai, për fatin e tij të mirë, u rrit nga gjyshe Ruhija e cila kishte zemër të duruar, që e priste me krahë hapur e që nuk e ngriti kurrë zërin për ta urdhëruar apo për ta qortuar. Në sytë e nipit ajo shikonte të birin, shikonte të ardhmen e tij, se një ditë edhe ai do t’i ngjante sadopak “trimit të nënës”.

Kam dëgjuar të thuhet se rrugët e vështira të shpien në destinacione të bukura. Ashtu si ka ngjarë edhe me Mustafa Bakiasin, i cili, nëse u bë ai që është sot, njeri me të kaluar të admirueshme, veteran me reputacion, erdhi sepse për një jetë të tërë u shoqërua nga rrëzime e ngritje të panumërta, nga përplasje nga mund edhe të kishte pësuar goditje të pariparueshme. Një nga “çuditë” e fillimeve të jetës së tij është aventura e gjyshe Ruhijes, e cila për ta bërë nipin të zotin e të ditur, shfrytëzoi çdo mundësi, të gjitha hapësirat që i lejonin shkollimin e tij. Lexuesit po i sjellim faktet dhe ai le të gjykojë me mendjen e tij për atë çka ka bërë gjyshja-plakë  për nipin. Dhe ja faktet. Meqë në Kapinovë nuk kishte ende shkollë fillore, gjyshe Ruhija e dërgoi Mustafanë e vogël tek njëmiku e tyre në fshatin Dushar të Korçës. Larg, shumë larg Kapinovës, gjë që e bënte të pamundur komunikimin e djalit me familjarët, sidomos me gjyshen. Aty përfundoi dy vitet e para. Vinte me pushime gjatë muajve të verës, por fillimi i vitit shkollor e gjente në Dushar.Pastaj u gjykua që fëmija të sistemohej diku më afër, në Leshnje, tek familja e Yllajve, tek xha Sinani, i cili si mik i rrallë i Muço Kapinovës, tashmë i vrarë nga regjimi i Zogut, u tregua bujar e i gjendur që Mustafai të qëndronte aty dy vite të tjerë për të përfunduar ciklin e shkollës fillore.

Po më tej çdo të bëhej?Vendimi ishte marrë që djali i mbetur jetim, me hir apo me pahir, do të shkollohej duke bërë të pamundurën, duke trokitur tek miqtë më të besuar të familjes. Pas debatesh e konsultimesh me të gjthë të parët e fisit, u gjykua qëMustafai  të vijonte klasën e pestë dhe të tjerat me radhë, në Vithkuq, aty ku u bë garant një familje e cila kishte për traditë jo të krijonte famë, tituj apo pasuri, por të gjente miq dhe të krijonte lidhje ku mund tëkishe siguri e besim.Vajti djali në Vithkuq, e përfundoi klasën e pestë me rezultate shumë të mira.Por vetëm kaq sepse filluan luftrat.Vendi u pushtua nga Italia fashiste e më pas filloi Lufta e Dytë Botërore.

Fëmijët zakonisht nuk mbajnë mend gjërat materiale që u janë ofruar, por për ndjenjat që u janë dhuruar atyre. Mustafa Bakiasi, ashtu si u ushqye me qumështin e disa nënave, ashtu do të merrte edhe bekimin e tyre me shumicë për t’u bërë njeri, as më shumë e as më pak, por si i ati, si Muço Kapinova.Unë nuk di se si e qysh ai të ketë mundur të njihej me bëmat e trimëritë e babait të tij luftëtar e patriot kur ishte ende fëmijë, por di tjetrën që ky njeri u bë pjesë e luftës antifashiste nacionalçlirimtare qyshsa ishte ende i parritur. Gjatë viteve të luftës italo-greke, 1940-1941, qëndroi pranë familjes në Kapinovë, vite që mund t’i konsiderojmë se kohë “pushimi” për Mustafa Bakiasin. Fill pas kësaj periudhe, në 1942 ai u bë pjesë e formacioneve partizane teritoriale të zonës së Skraparit.Madje Mustafai mban mend se në shtator të vitit 1943 ka marë si dhuratë një pushkë nga luftëtari, komandanti legjendë i atyre anëve, Mestan Ujaniku. Ishte pushkë italiane, kujton ai, të cilën e ruaja si një gjë të shtrenjtë sepse kur ma dhuroi xha Mestani armën, mu duk vetja “i madh”, i denjë që mund të qëndroja krah luftëtarësh që deri atëherë takimin me ta e konsideroja vetëm si një ëndërr.

Veprimtaria e Mustafa Bakiasit në luftën nacionalçlirimtare në të shumtën e kohës lidhet me punën me rininë.Punoi fillimisht si sekretar i rinisë për fshatin e Kapinovës e më pas u aktivizua dhe punoi për të gjithë zonën e Potomit. Ai e konsideron të veçantë, madje nuk e fsheh ta etiketojë“ të shenjtë” ditën kur në Helmës iu dha rasti të takohej me Enver Hoxhën. Aty mësova  që njeriu nuk duhet ta injorojë kurrë fuqinë e fjalëve. Fjalët lëvizin zemra dhe zemrat pastaj lëvizin gjithçka që është në të mirë të të gjitha punëve, thotë ai.

Formimi dhe bindja e njeriut është gjithmonë produkt i rrethanave ku ai ushtron veprimtarinë e tij.Në këtë kuptim ai është gjithmonë zotërues i rrjedhës së jetës së tij dhe kurrsesi si një aksident.Kjo gjë kaq e plotkuptimtë vihet re edhe në jetën e Mustafa Bakiasit i cili menjëherë pas çlirimit të vendit u përfshi vrullshëm, gati në të gjitha aksionet e rinisë që u ndërmorën për rindërtimi e vendit. Kur mësova sesa i gatshëm është treguar ky njeri në thirrjen që i është bërë për të marë pjesë vullnetarisht në ndërtimin e rrugës së Rinisë Kukës-Peshkopi e Berat-Çorovodë në vitin 1946, si dhe thirrjes tjetër për ndërtimin e hekurudhës  Durrës-Peqin në vitin 1947, mendja më shkoi tek veprimtaria revolucionare e të atit, Muço Kapinovës, i cili po ashtu, shkoi e u bë pjesë e vullnetarëve  që morën në mbrojtje punimet e kongresist tëLushnjës nga 21 deri 31 janar të vitit 1920 dhe  disa muaj më pas, po të atij viti, u vu në krye të 200 vullnetarëve skraparas për të mbrojtur qytetin e Vlorës nga copëtimi total që do t’i bënin Shqipërisëpushtuesit italianë. Dikush mund ta konsiderojë koicidencë e dikush tjetër një rastësi por, sipas meje, kurrësesi jo. Vullneti dhe gatishmëria e Mustafa Bakiasit i kishte këto veti të trashëguara nga i ati, nga gjyshi e ca më tutje, ku ishin si ajo pema e cila sa më të madhe ta ketëkurorën aq më të thella i ka rrënjët. Në këtë kuptim Mustafai kishte veshur “këpucët e të atit”, qëndronte  tek e kaluara e familjes, të të gjithë fisit,  duke i jetuar ngjarjet që kalonte vendi pas çlirimit me shpirt e dhimbje të madhe. Që të vlerësosh e të gjykosh punën e më shumë se gjysmë shekulli të Mustafa Bakiasit, është si të shkelësh dhe të kalosh nëpër shtigjet e jetës të një njeriu me karakter të pathyeshëm.

Logjika udhëzon vetëm një pjesë të vogël të njeriut, ndërsapjesa tjetër i bindet pasionit dhe ndjenjave të vërteta.Ndërsa shikoj dhe njihem me punën afro gjysmë shekulli të Mustafa Bakiasit, të cilën e ka nisur me hapa të vegjël, por të sigurt për të “udhëtuar” gjatë, mendja më shkon tek mundësitë që paska njeriu për të qëndruar deri në fund besnik “marrëzisë” për të ndryshur veten dhe shoqërinë. Ai të gjithë karierën ia kushtoi shërbimit ushtarak, të disa sektorëve që, veç aftësive për profesionin, i duhej edhe diçka tjetër, të ishe përfaqësues i denjë i një shteti serioz.

Si të gjithëedhe Mustafa Bakiasi është pjesë e teatrin të jetës shqiptare. Por kurrë, asnjëherë si spektator.Madje për çka i ka dhënë vëndit, nga lufta e deri më sot, është vlerësuar, duke qënë “pronar” i disa Urdhrave e Medaljeve.Ai gëzon edhe titullin e lartë“Nderi i Organizatës së Veteranëve të LANÇ-it”.Sigurisht nën shembullin “bëm baba të të ngjaj”, të Muço Kapinovës, i cili kohët e fundit u nderua me titullin “Shqiponja e Artë”.  Thuhet se çdo baba duhet të kujtojë, se një ditë, djali i tij do të ndjekë shembullin e tij. Mustafa Bakiasi besoj se është një shembull që e vërteton këtë gjë.

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

 

June 17, 2019 12:19
Komento

7 Komente

  1. Guri Naimit D.(Dh Xh) June 17, 23:41

    Bashkim Koci-pene e pa imitushme.
    Ju prifte ajo mendie!.

    Jeta Shembull e nje 94 vjecerit Mustafa Bakiasi,Nje pasadhes Shembelltyre,si nje figure paraardhese e Muco Kapinoves,,eshte nje EMBLEME e skalitur me fjalet e te madhes PENE, Bashkim Kocit, si nje vazhdimesi ne vite sa si gazetar dhe tregimtar i afirmuar. Pergezime e PENA; “pushke TOP” ju befte.
    ** Si gjithnje me ben ta imitoj…
    -Ndodhem tej oqeanit,ne Toronto te Kandase mikpritese ,kjo sidomos, per emigrantet shqiptare,qe evidentohet lehte: Ata i gjen ne shtepite ku punojne si zoter shtepie. Na mbushin me krenari,rastet qe perjetojme ne Lagjen tone,Skalboro,nje legje qytet me vete, mes Torontos gati 3 milion banore.Ketu kam 5 famile Komshi; Tiranas,Korcare,Dibrane deri Kukisiane
    Me tyre nje thuajse bashkemoshatar po ai, 87-er 88 vjecar, burre me origjine Dibrane sa lindur vendosur ne Tirane famila e tij, qe ne vite 30t.Nje jete inxhinier Gjeollog ne Tirane qendren,tashme ne vitet e emigracionit,marre rruget pas femijeve; dy engjej; djale e vajze,te shkolluar me universitet ne ate Tiranen e viteve te pas luftes si vete Ai, dale nje inxhinier i pasionuar per gjeollogjine sa trashegimine kulturore te vendit.
    Eshte Buran Strazimiri,qe historine e tij,dua tua le bashkekohesve te tij ne Tirane,me ta nje jete.
    Une,njohur kete ne vite shhkollore mes Tiranes,me ate kostum nga te rallete kohes te viteve sa nis 60ta te dy universitetin nisur. Njohur,sidomos sa krijuer familie me bashkeshorten kolegen tone,mesuese Bali,qe do gezonin shpejt,femijet lindur e shkolluar mes Tiranes .djali inxhinier i talentuar (..mbi 20 vjet,.rrugeve te emigracionit i suksesshem ,vaja ekonomiste, bashkekohese e cupes sime, qe si dy binjake,ndjekin njera tjetren,nga Tirana shkolluar, ne tere nivelet e shkolles,dale ekonomiste, bashke vitet e emigracionit (nga Greqia nis), e mbi 18 vjet ketu ne Toronto,Kanada. Ato me familiet e tyre, rrugeve te emigracionit,gezuar me nga dy engjej femije..I pacim e si gjithnje suksese .Jane keta femije qe e bejne Buranin sa Balin, te jetojne vite pleqerie ne emigracion te kenaqur,nga kane siguruar te ardhmen e femijeve me nipa e mbesa,si dhe une.
    Nje liber i vecante duhet bere per kete kuader te talentuar e pasionant,qe dhe ketu ne Toronto, pavaresisht nga mosha qe ka,na paraprin, ne shtepite model,bacet si permetare rrethuar …Ajo qe na ben ta pasojme eshte pasioni si ne rinine e tij,shetitur tere shqiperine si gjeollog i talentuar,deri drejtuar ndermarie ne Tiranen e viteve,sa dale ne pension.
    Sa kthyer nga atdheu,Tirana e tij sa e Balit autoktone e saj,e gjej mes atij obori te shtepise,tere livadh bari, me ate korsi rrethe rret, me PEME e PERIME si te jete ne Fushe-Preze,pse jo ne Dangelline time Naimjane.
    *** Faleminderit i nderuar Bashkim Koci,shembelltyre frymezimi pena juaj,qe me ben te jetoj me Ju dhe atdheun tone,me miq e shoke te shumte ketu ne Toronto te Kanadase,qe me shkrimet si tuajat, ngushellohen.
    Pushime te mbara kete Vere te nxehte politike ,fatkeqesisht,ne atdheun tone te shtrenjte.

    “Pasues Veterani”83 vecar;
    Toronto 17-06-2019 Guri Naimit D.(Dh Xhoga)

    Reply to this comment
  2. Roza June 19, 02:32

    Sa bukur I keni thene. Ju lumte pena.
    Respekt,
    Roza

    Reply to this comment
  3. Buda June 19, 17:13

    Ky Bashkim Koci jo vetem qe eshte nje talent i lindur, por ka mbetur edhe burre me karakter te forte. Pushka top, Bashkim!

    Reply to this comment
  4. Nebi D. .. Mississauga Kanada June 23, 02:08

    Pergezime patriotit te ndershem,shokut dhe bashkejetuesit ne Corovode,artistit Bashkim Koci!
    Bashkohem me mendimin e veteranit ne mergim ne Toronto , Guri i Naimit…..Pushka top o Bashkim!
    Shkrimet e tua na zgjasin jeten ne te larguareve.Te uroj shendet dhe presim shkrime te tjere nga pena jote e arte!

    Reply to this comment
  5. ELIOT June 23, 12:22

    QENKA TAKUAR ME ENVER HITLERIN . PASKA BER E KRIME PER KAMUNISTA QENKA BERE PIS .TRAHDETAR I POPULLIT … VETEM NJE KOMUNIST NAZIST ..NJE FASHIST MUND TE KRAHASOHT ME KRIMET E KOMUNISTAVE DHE JU NA FOLNI POZITIVE PER NJE SPIUN PER NJE SAHAN LEPÏRES TE ENVERIT …SA VETA VRAU ZOGU DHE SA VRAU ENVERI .. BEQIR BALLUKUN KADRIUN.. MEHETIN .. FADIL PACRAMIN PETRIT DUME TUK JAKOVEN ..QEMAL STAFEN .OOOO ME DUHET NJE DTE TE FLAS PER KRIMET E ENVERIT … DHE KY CUNI I VET ..SPASKA QENE ME I MIRE MUT MUTI COBAN MORRACAK MERCI

    Reply to this comment
    • Shqip June 24, 03:16

      Ore Eliot, mut muti e qen bir qeni. Duam apo nuk duam Enveri ka hyre né histori. Krahesoje me Saliun dhe zogjun . Nuk e mbroj enverin , ai sistem u ndertua, por saliu e zogu qe shiten e shkateruan kombin. Enveri vrau njerez Por keta horra vrane nje komb.
      Beji nder vetes te te flase goja e jo by……

      Reply to this comment
    • Shqip June 24, 03:18

      Ore Eliot, mut muti e qen bir qeni. Duam apo nuk duam Enveri ka hyre né histori. Krahesoje me Saliun dhe zogjun . Nuk e mbroj enverin , ai sistem u ndertua, por saliu e zogu qe shiten e shkateruan kombin. Enveri vrau njerez Por keta horra vrane nje komb.
      Lavdi e respekt per keto shkrime.
      Beji nder vetes te te flase goja e jo by……

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*