Horoskopi siç nuk e kini lexuar kurrë: Disa këshilla për… një dashuri yjesh

November 3, 2017 16:22

Horoskopi siç nuk e kini lexuar kurrë: Disa këshilla për… një dashuri yjesh

Besoni apo jo në horoskop, shenja zodiakale na kushtëzon…edhe në dashuri. Ja disa këshilla të vlefshme për një dashuri…yjesh.

DASHI-  Shenjë zjarri

Përputhen me: Luanin, Shigjetarin, Peshoren

Nuk përputhen me: Bricjapin, Gaforren, Peshqit

Pikat e forta: Dashët janë pasionantë dhe të zotë për të shprehur dhe fizikisht dashurinë e tyre. Janë motivues të lindur dhe të aftë të inkurajojnë partnerin të lëvizi drejt objektivave të tij.

Pikat e dobëta: Ju pëlqen shpesh të rrinë vetëm dhe të shohin rrugën e tyre, kështu që mirëkuptimi dhe koordinimi me të tjerët mund të jetë i lodhshëm.

Këshilla dashurie: Kur takoni një Dash mos planifikoni një jetë sedentare: atyre ju pëlqen të jenë në lëvizje dhe ta kenë jetën të mbushur plot. Çdo natë duan të kenë diçka për të bërë: të dalin për darkë, të bëjnë një shëtitje, apo të shkojnë të kërcejnë. Ju pëlqejnë komplimentat dhe pyetjet mbi jetën e tyre. Për t’u fituar zemrën çojini në vende të reja, ose bëjini të provojnë aktivitete të pa provuara më parë.

DEMI- Shenjë toke

Përputhen me: Virgjëreshën, Bricjapin, Gaforren, Shigjetarin

Nuk përputhen me: Luanin, Ujorin, Dashin

Pikat e forta: Demët janë të besueshëm dhe besnikë. Dëshirojnë të bëjnë projekte, të ndihmojnë partnerin dhe të qëndrojnë me këmbë në tokë. Sensualiteti i tyre i bën të jenë partnerë të mirë. Janë të zotë në kuzhinë.

Pikat e dobëta: Nuk shquhen për fleksibilitet dhe nuk dinë të ndërtojnë një intimitet emotiv të vërtetë: nëse partneri distancohet nga lidhja, kjo lidhje merr fund, pasi nuk janë Demët ata që mbajnë themelet e lidhjes.

Këshilla dashurie: Me Demët nuk ka nevojë të shpenzoni shuma të mëdha parash, ata vlerësojnë mendimet që stimulojnë ndjenjat, siç janë: një tufe me lule, një shishe verë, apo një darkë buzë detit. Për një takim të parë është mirë të mbani një profil të ulët dhe të jeni sa më spontanë: mos i shtyni të bëjnë një gjë që nuk duan, nuk do t’ua falnin kurrë.

BINJAKËT- Shenjë e ujit

Përputhen me: Peshoren, Ujorin, Shigjetarin, Dashin

Nuk përputhen me: Virgjëreshën, Peshqit, Demin

Pikat e forta: Binjakët janë shumë kuriozë dhe fleksibiliteti i tyre ekstrem i bën të hapur përballë sfidave dhe pengesave. Kjo aftësi e tyre mund të jetë e nevojshme për të ndihmuar partnerin kur është në vështirësi dhe i bën zgjidhës të mirë problemesh.

Pikat e dobëta: Binjakët kanë probleme në shijimin e momentit, pasi hiperanalizojnë gjërat dhe situatat duke kërkuar të krijojnë skenare hipotetikë për të ardhmen.

Këshilla dashurie: Binjakët urrejnë të mërziten, kështu që planifikoni një takim stimulues, me biseda plot me ide dhe opinione. Tregoni histori, diskutoni për libra, filma, apo çfarëdo lloj gjëjë tjetër që shërben për të tërhequr interesin e tyre. Binjakët e duan debatin dhe nuk nervozohen nëse ju nuk jeni dakord me ta.

GAFORRJA- Shenjë uji

Përputhen me: Peshqit, Akrepin, Demin, Shigjetarin

Nuk përputhen me: Dashin, Peshoren, Binjakët

Pikat e forta: Gaforret janë shenja të dashura, të aftë të bëjnë gjithçka për ata që duan. Janë një strehë e sigurt në dashuri dhe dinë si ta vlerësojnë partnerin, duke e ndihmuar të shprehë të gjitha emocionet dhe ndjenjat.

Pikat e dobëta: Janë të paqëndrueshëm emocionalisht, kanë luhatje humori të herë pas hershme dhe presin nga partneri të njëjtën dozë dashurie që ata japin, duke u bërë kështu nervozë nëse dhe tjetri nuk është aq ekspresiv sa ata.

Këshilla dashurie: Duhet të hysh në sintoni me gjendjen e tyre shpirtërore: nuk ka shumë rëndësi ajo që bëni, por si e bëni. Ndani kujtime fëmijërie dhe jini sa më të vërtetë dhe origjinalë.

LUANI- Shenjë zjarri

Përputhen me: Dashin, Shigjetarin, Ujorin

Nuk përputhen me: Akrepin, Demin, Gaforren

Pikat e forta: Luanët kanë një zemër të madhe: i duan partnerët e tyre në pafundësi dhe mund të jenë shumë bujarë përsa i përket kohës, përkushtimit dhe dashurisë. Dinë gjithnjë të gjejnë anën pozitive dhe argëtuese të jetës.

Pikat e dobëta: Nga ana tjetër, Luanët kanë edhe një ego të madhe, e cila shpesh i pengon të shohin dhe të vlerësojnë nevojat e tjetrit. Pretendojnë të trajtohen si mbretër, apo mbretëresha, pa i kthyer të njëjtim trajtim partnerit/es.

Këshilla dashurie: Luanët bëjnë gjithçka argëtuese dhe pa e menduar gjatë, vendosini në qendër të vëmendjes, lerini të flasin për veten, pyetini për punën, për pasionet dhe ëndrrat. Evitoni ambientet shumë formale dhe mbytëse.

VIRGJËRESHA– Shenjë toke

Përputhen me: Bricjapin, Demin, Peshqit, Akrepin

Nuk përputhen me: Binjakët, Shigjetarin, Luanin

Pikat e forta: Virgjëreshat bëjnë gjithçka për të kënaqur dhe për t’u kujdesur për partnerin, kanë një talent të veçantë në të bërin të ndihet special. Në përgjithësi janë njerëz të besueshëm dhe të përgjegjshëm.

Pikat e dobëta: Kërkojnë të jenë perfeksionistë dhe kanë pritshmëri jo reale mbi veten dhe të tjerët. Ndonjëherë e kanë të pamundur të ndajnë përgjegjësi më të tjerë, kjo duke qenë se ju pëlqen të kenë gjithçka nën kontroll.

Këshilla dashurie: Do bëni figurë të mirë nëse kujdeseni për pamjen tuaj, apo t’i tregoni atyre që i mendoni, duke e shprehur këtë me gjeste të lezetshme si: një darkë në restorantin e tyre të preferuar, apo një CD me këngët e zemrës. Mos u vononi kurrë dhe mos përshpejtoni gjërat.

PESHORJA– Shenjë ajri

Përputhen me: Ujorin, Binjakët, Dahin

Nuk përputhen me: Gaforren, Bricjapin, Virgjëreshën

Pikat e forta: Peshorja është shenja e bashkëpunimit: janë të krijuar për bashkëpunium dhe punë skuadre. Janë mjeshtra në artin e negocimit dhe të kompromisit: për këtë mund t’i mësojnë shumë partnerit mbi vendosjen e barazisë në një lidhje. Janë shpesh të dashur dhe bujarë.

Pikat e dobët: Peshoret shpesh herë i mbajnë ndjenjat e tyre të fshehura, në mënyrë që të mos përziejnë ujrat: në këtë mënyrë mbledhin mllef dhe inat dhe nuk përballen menjëherë me problemin.

Këshilla dashurie: Mënyrat e mira të sjelljes janë të rëndësishme për Peshoret. I japin shumë rëndësi aspektit estetik. Janë shenja më sociale e horoskopit, por mos i ngacmoni: tensioni dhe sfidat janë mënyra të mira për të rënë në sy tek shenja si Dashi, Binjakët, apo Akrepi, por jo tek Peshorja, me Peshoren duhet harmoni. E duan diskutimin, veçanërisht mbi argumenta si: arti, muzika, udhëtimet dhe gjithçka të bukur.

AKREPI- Shenjë e ujit

Përputhen me: Gaforren, Peshqit, Virgjëreshën, Demin

Nuk përputhen me: Luanin, Ujorin, Peshoren

Pikat e forta: Akrepët njihen si shenja seksi e zodiakut. Është një parter i mirë dhe bën që tjetri të ndihet i dëshiruar. Duan të krijojnë një lidhje të fortë emotive me partnerin dhe janë të gatshëm të hapin rrugë kur shohin që lidhja ka probleme.

Pikat e dobëta: Kanë aftësinë të nxjerin shumë informacione përsa i përket emocioneve nga partneri, por për vete janë një libër i mbyllur. Për një partner të Akrepave është e rëndësishme të ketë kohë për të folur dhe për të zbuluar se çfarë po ndodh në të vërtetë.

Këshilla dashurie: Jini autentikë. Kujdesuni për pamjen e jashtme, por mbi të gjitha jini gjithnjë vetvetja. Mos i harxhoni të gjitha virtytet tuaja menjëherë, por pak nga pak stimuloni partnerin tuaj, Akrepat i pëlqejnë shumë intrigat. Ruani gjithnjë kontaktin viziv.

SHIGJETARI: Shenjë e zjarrit

Përputhen me: Dashin, Luanin, Ujorin, Binjakët

Nuk përputhen me: Virgjëreshën, Peshqit, Akrepin

Pikat e forta: Kanë një vizion të hapur për jetën dhe ndihmojnë dhe partnerin të zgjerojë horizontin e tij. Kanë aftësi të përshtaten dhe e shprehin shumë pasionin e tyre fizik dhe emotiv.

Pikat e dobëta: Janë të njOhur për sensin e aventurës dhe kanë një natyre disi të shpërqëndruar. Nuk do të thotë që janë të pabesë, por sjellja e tyre ndonjëherë e vë në siklet partnerin. Kanë nevojë për hapësirat e tyre dhe ata që i duan duhet të dinë ta respektojnë këtë nevojë të tyren për liri.

Këshilla dashurie: Përfshihuni në diçka shumë eksituese, ose jashtë normales: në një aktivitet fizik, një ekskursion për shembull. Propozoni ju vetë diçka që mund të kthehet në një aktivitet të ri për ju si çift. Shigjetarët adhurojnë të mësojnë, apo shpjegojnë diçka për të cilën janë të apasionuar, ose kanë kompetenca: mos i ndërprisni.

BRICJAPI: Shenjë toke

Përputhen me: Demin, Virgjëreshën, Gaforren

Nuk përputhen me: Dashin, Peshoren, Shigjetarin

Pikat e forta: Bricjapët janë të besueshëm, të ndershëm dhe të fokusuar në lidhjet e gjata. Duhet pak kohë për t’i bërë për vete, por sapo i bën, duan marrëzisht. Bricjapëve ju pëlqen të projektojnë të ardhmen dhe të jenë më të mirët në gjithçka që bëjnë….brenda dhe jashtë dhomës së gjumit.

Pikat e dobëta: Bricjapët mund të jenë shumë të përqëndruar në objektivat e tyre: kjo bën që shpesh të izolohen nga partneri. Janë jo fleksibël dhe pak të disponueshëm për të ndarë përgjegjësi me të tjerët, pasi atyre nuk ju pëlqen ta humbasin kontrollin.

Këshilla dashurie: Jini të përpiktë dhe planifikojini bashkë daljet. Çojini në një vend të njohur si më i miri për ushqim, muzikë, apo vizita në muze, turistike, etj. Mos prisni që Bricjapët të flasin hapur me ju, më parë duhet të fitoni besimin e tyre.

UJORI- Shenjë ajri

Përputhen me: Peshoren, Binjakët, Dashin, Luanin

Nuk përputhen me: Demin, Akrepin, Bricjapin

Pikat e forta: Janë besnikë dhe zgjidhës të mirë problemesh. Dinë të jenë solidë me partnerin dhe miq të mirë, përveçse partnerë të mirë.

Pikat e dobëta: Njihen që janë të pandashëm, kjo gjë ndonjëherë bëhet e bezdisshme.  Kanë tendencë të shmangin bisedat emotive. Për të qenë partnerë më të mirë, duhet të mësojnë të njohin dhe më pas të shprehin emocionet e tyre.

Këshilla dashurie: Jini inovativë, habitini, mos organizoni një takim tradicional, bëjini shumë pyetje, bëjini kuriozë. Mos pyesni direkt për gjëra personale: kanë nevojë për kohë dhe hapësirë, si fillim duhet të ndiejnë me ju një lidhje mendore.

PESHQIT- Shenjë uji

Përputhen me: Gaforren, Luanin, Virgjëreshën, Peshqit, Akrepin

Nuk përputhen me: Binjakët, Shigjetarin, Ujorin

Pikat e forta: Peshqit janë të dashur, kanë intuitë dhe janë në gjendje të krijojnë një lidhje shpirtërore me partnerin. Dashuria e tyre është e pastër dhe pa hile: Dëshirojnë të duan dhe të duhen. Dinë si të ndërtojnë një lidhje të qetë dhe t’i mësojnë partnerit ta lerë veten të lirë dhe të ketë besim tek universi.

Pikat e dobëta: Peshqit janë plot me dashuri dhe ëmbëlsi, por kjo nuk do të thotë që dinë ta shprehin gjithnjë: shpesh partneri i Peshqëve frustrohet sepse nuk ndihet i vlerësuar dhe i përfshirë në një projekt afatgjatë.

Këshilla dashurie: Jini kreativë: Peshqit i duan natyrat artistike. Në takimet tuaja përfshini muzikën, qoftë nese rrini në shtëpi, apo takoheni në lokal. Zgjidhni dhe natyrën për të bërë një shëtitje: kështu i bëni të lumtur. b.m/dita

November 3, 2017 16:22
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*