Jeta kulturore në Shqipëri, numri i spektatorëve në rënie

August 2, 2018 13:46

Jeta kulturore në Shqipëri, numri i spektatorëve në rënie

Numri i spektatorëve që kanë marrë pjesë në shfaqjet kulturore në vend gjatë periudhës Prill-Qershor është 49.678, duke pësuar rënie me 8,2 %, në raport me të  njëjtën periudhë të një viti më parë.

Të dhënat vijnë nga Instituti i Statistikave, i cili pohon këtë ulje të pjesëmarrjes, pavarësisht rritjes së numrit të shfaqjeve.

Gjatë tremujorit të dytë  numri i shfaqjeve kulturore ka shkuar në 279 duke pësuar në këtë mënyrë një rritje me 28.6%  krahasuar me tremujorin e vitit të kaluar.

Teatri Kombëtar Eksperimental është institucioni që ka realizuar numrin më të lartë të shfaqjeve kulturore, 119 shfaqje dhe ekspozita  e ndjekur nga Qendra Kombëtare e Kulturës për Fëmijë me 75 shfaqje/ ekspozita duke shënuar rritje me 31.6%.

Numri mesatar i spektatorëve në Teatrin Kombëtar Eksperimental, gjatë tremujorit të dytë 2018, është 124 spektatorë/vizitorë për shfaqje me një rënie prej 13,9 %, krahasuar me të njëjtën periudhë të një viti më parë.  Megjithatë ky institucion regjistroi 14.702 spektatorë, rreth 3700 më shumë se një vit më parë.

Numri i spektatorëve u rrit edhe në Qendrën Kombëtare të Kulturës për Fëmijë, duke arritur në 8.274. Ndërkohë, Teatri Kombëtar regjistroi gati 4 mijë spektatorë më pak, ndërsa Teatri Kombëtar i Operas dhe Baletit pati një rënie prej 6 mijë spektatorësh.

o.j/dita

August 2, 2018 13:46
Komento

3 Komente

  1. h August 2, 13:50

    Ulet numri i spektatoreve,por rritet numri i hajdutëve.

    Reply to this comment
  2. Socialisti i Ndershem August 2, 14:01

    Epo eshte rritur numri i spektatoreve ne Estraden e perditshme te Rames me bashkeqeverisesit.

    Reply to this comment
  3. info analitike August 2, 16:32

    Ka rilindur arti dhe kuktura shoke! Prandaj le ti prishni te gjithe objektet kulturore se nuk ka cfare ju duhen. Juve ju mjafton shkolla e partise e jo arti dhe lutura dekadente borgjeze.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*