Jeta luksoze e fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, KPK: S’mund t’i kontrollojmë

May 9, 2018 10:56

Jeta luksoze e fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, KPK: S’mund t’i kontrollojmë

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit ka reaguar pas disa lajmeve që qarkulluan në media se fëmijët e gjyqtarëve dhe prokurorëve që kanë qenë subjekt i rivlerësimit, janë kontrolluar si fizikisht ashtu edhe për jetesën që bëjnë.

“Nga ky organ kushtetues nuk është ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre”, thuhet ndër të tjera.

Deklarata e plotë:

Duke marrë shkas nga disa lajme të pavërteta të publikuara në media, mbi kontrollin fizik të fëmijëve të gjyqtarëve dhe prokurorëve, Komisioni i Pavarur i Kualifikimit dëshiron të sqarojë opinionin publik, por edhe vetë subjektet e rivlerësimit:

Nga ky organ kushtetues nuk është ndërmarrë asnjëherë kontroll fizik për veshjet e fëmijëve të subjekteve të rivlerësimit dhe as nuk janë pyetur në lidhje me jetesën e tyre.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit funksionon në bazë të Kushtetutës së Republikës së Shqipërisë dhe legjislacionit përkatës, duke e zbatuar rigorozisht atë.

Në këtë kuadër, me përgjegjësi të plotë garantojmë se Komisioni i Pavarur i Kualifikimit nuk ka cenuar dhe nuk do të cenojë asnjëherë të drejtat e njeriut dhe, aq më tepër, të drejtat e fëmijëve.

Mediat janë partneri ynë kryesor në respekt të transparencës dhe informimit me korrektësi e vërtetësi të publikut dhe çdo keqinformim do të ndikonte në besueshmërinë e një procesi jetik për Shqipërinë.

Komisioni i Pavarur i Kualifikimit mbetet i angazhuar për të ushtruar me paanshmëri, profesionalizëm dhe gjithnjë në respekt të ligjit funksionet e tij, me qëllim kryesor rikthimin e besimit të publikut te sistemi i drejtësisë.

o.j/dita

May 9, 2018 10:56
Komento

2 Komente

  1. Doni apo nuke doni ju,Drejtesia do te BEHET. May 9, 11:49

    Qenka shkelje e te drejtave te femijeve ti hulumtosh femijet e vellezerit apo motrat dhe prinderit e tyre per shpenzimet marramendese,per bizhuterite,shpenzimet personale e shpenzimet per shkollat,bizneset,shpiat apo makinat luksoze qe kane femijet,apo rrethi familjare i prokuroreve e gjykatesve,apo politikaneve,sipas ketije palokomisjoneri,dhe aqe me teper kure ligji e thote.Ore te paudhe kontrolli i te superkorruptuarve e te binjakezuarve me boten e krimit i duhej bere si familje,fis e shoqeri,ndyshe ky komisjon kontrolli duhet shpllur i korruptuar,pra avoketer te djallit.Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe pjella te ligesise,Drejtjesia do te behet dhe pasuria e vene ne rruge korruptive e kriminale do ti sekuestrohet.Vetem atehete pranohet se po punohet per ndertimin e Shtetit te se Drejtes.Tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,koha hecen ate nuke ka pushtet apo leke te piset qe ta ndale,se e ka bekuar Zoti.Besoni.

    Reply to this comment
  2. Doni apo nuke doni ju,Drejtesia do te BEHET. May 9, 12:42

    Qenka shkelje e te drejtave te femijeve ti hulumtosh femijet e vellezerit apo motrat dhe prinderit e tyre per shpenzimet marramendese,per bizhuterite,shpenzimet personale e shpenzimet per shkollat,bizneset,shpiat apo makinat luksoze qe kane femijet,apo rrethi familjare i prokuroreve e gjykatesve,apo politikaneve,sipas ketije palokomisjoneri,dhe aqe me teper kure ligji e thote.Ore te paudhe kontrolli i te superkorruptuarve e te binjakezuarve me boten e krimit i duhej bere si familje,fis e shoqeri,ndyshe ky komisjon kontrolli duhet shpllur i korruptuar,pra avoketer te djallit.Dridhuni e perdridhuni,po vjen minuti qe nga trasta peme e kalbur jasht do t’hidhet,doni apo nuke doni ju o mije kenetash dhe pjella te ligesise,Drejtjesia do te behet dhe pasuria e vene ne rruge korruptive e kriminale do ti sekuestrohet.Vetem atehete pranohet se po punohet per ndertimin e Shtetit te se Drejtes.Tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,tik-tak,koha hecen ate nuke ka pushtet apo leke te piset qe ta ndale,se e ka bekuar Zoti.Para ligji te gjithe jane te barabarte.Jane mijra nena e gra te veshura me te zeza si dhe mijra femije te mbetur jetime,pa harruar nje pasuri kimetare e private te grabitur e thetersuar nga politikat bastarde te Tiranes zyrtare qe kerkojne Drejtesi dhe jo avokatin per djajte qe nuke kane te ndalur ne ligesi.Mjaft eshte MJAFT.Besoni,binduni e rrefehuni o djaj te veshur me pusht-yet,qe populli,SHBA,BE e Ligji dhe ZOTI t’ju meshiroje.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*