Jeta e Habilajve, flet nusja e Artanit: E vërteta e pasurisë sonë

November 1, 2017 16:01

Jeta e Habilajve, flet nusja e Artanit: E vërteta e pasurisë sonë

 

Shtëpitë që vëllezërit Habilaj kanë ndërtuar tregojnë se janë ndër më të pasurit e fshatit.

Për pasuritë e tyre është nusja e vëllait të madh ajo që e ka një shpjegim.

Tina Habilaj teksa flet për Top Story, i bashkohet vjehrrës së saj, Zenepes me dhjetëra dosje e dokumenta.

Ajo thotë se burri, Artani, i cili është në kërkim, është i pafajshëm.

Dokumentet e kredive bankare deri në 800 milionë lekë janë për Tinën argumenti se tre vëllezërit, banorë të fshatit të vogël Babicë, pasurinë e tyre e kanë brenda ligjeve.

“Këto janë kreditë që ne kemi marrë ndër vite. Kjo është një kredi prej 5 milionë lekësh të reja. Kjo është e pesta kredi që kemi marrë për karburantin që shkojnë tek 700-800 milionë lekë”, thotë nusja.

Habilajt kanë ndërtuar një pikë shitje të karburanteve në anë të rrugës së re transballkanike.

Ata kanë edhe disa prona të tjera, si një lokal.

“Kredia e fundit është marrë në muajin korrik 2017. Është marrë në emrin e Florianit, janë 110 mijë euro kredi. Kreditë janë përdorur për karburantin, për lokalin, për gjëra që ne kemi. Nga momenti që ti merr një biznes, edhe do ta rregullosh se nuk mund të punohet biznesi. Kjo është kredia tjetër. Kjo marrje huaje në vitin 2012 prej 135 mijë eurosh. Kredi kam marrë për arsye të punës”, thotë Tina Habilaj.

Enver Gjoni është fqinj me Habilajt dhe është rritur me ta, veçanërisht është shumë i lidhur me Lolon.

Florian Habilaj është në kërkim ndërkombëtar dhe për prokurorët shqiptarë ai është njeriu që di emrin e shefit të madh, të cilin e përmend në përgjimet e zbardhura në dosjen e Prokurorisë së Katanias.

Lolo, thotë Enveri, ka punuar që i vogël duke blerë ullinj në bregdet, e më pas i shiste.

Enveri nuk beson se shokët e tij të fëmijërisë të jenë marrë me punë të pista. Për këtë thotë se është i bindur: “I kam vëllezër, i kam fshatarë, gjiton. Lajmin e kam marrë pas 3 ditësh, nga televizori më saktë. Mendimi im? Është një fatkeqësi ça dëgjova në media dhe habitem. Unë duhet të isha në gjendje më të mirë, po të ishin në ato kushte ata siç thotë media. Po të kishin aq, edhe unë do isha më mirë. Shumë shpejt, shumë shpejt do të dalë e vërteta”.

November 1, 2017 16:01
Komento

2 Komente

  1. KOKEPALARI November 1, 19:42

    Kjo Tina qe ka marre 800 milione kredi te na thote se ku i
    ka marre sepse per dhjete milione duhet nje mal me dokumenta.
    Ndoshta i ka marre ne Katania.

    Reply to this comment
  2. shabani November 2, 09:13

    Italianet e kane gabim babiciotet jane te pa fajshem kamerat I kishin se mos u vidhnin pulat dhe domatet

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*