Ato që s’duhet t’ia thoni askujt lidhur me të

January 21, 2019 18:35

Ato që s’duhet t’ia thoni askujt lidhur me të

Një shprehje e urtë popullore thotë ‘’Burrë e grua, mish e thua’’, por kur në lidhje hyn një e tretë, – qetësohuni po flasim për një tjetër lloj të trete në një marrëdhënie, – ujërat trazohen paksa.

Po flasim për shoqen e ngushtë, ose shoqet e ngushta, me të cilat keni krijuar grup në Facebook, WhatsApp ose Viber ku ankoheni për gjërat që nuk shkojnë mirë në jetë.

Disa gjëra që lidhen me dashurinë tuaj është mirë t’i mbani vetëm për vete e të mos i ndani me akënd, qoftë me atë ose ato.

Si për shembull :

Problemet seksuale në çift: Është mëse normale që në një moment të caktuar të jetës së tyre, çdo çift të ketë diçka që nuk shkon në jetën seksuale, por më mirë t’i zgjidhni me partnerin dhe jo t’i ngrini si tragjedi kombëtare në bisedat me shoqet në WhatsApp.

Sekretet e tij: Në qoftë se ai ju tregon një sekret është më mirë ta mbani gojën mbyllur. Fakti që ai e ka ndarë këtë gjë me ju do të thotë se ju respekton, ka besim dhe ju ka vendosur në piedestal, mbi të tjerët. Në të kundërt do ua kishte thënë vetë i pari të tjerëve.

Fantazitë e tij seksuale: Mos bëni sikur ju turpëron kjo gjë apo sikur ju nuk i çoni ndërmend fantazitë përtej të zakonshmes. Mund të flisni me shoqet për tuajat, por jo për fantazitë e tij.

n.s. / dita

January 21, 2019 18:35
Komento

2 Komente

  1. Sex and the City January 24, 21:27

    Sekreti ka vleren e nji guri te cmuar si psh Smeralde 🙂

    qe ngroh aq shume zemrat si asnji e fshehte tjeter zemre .

    Sa mir qe na kujtojn se duhet te kursejm shprehjet ne WatsApp e Fb me Viber s’me lidh asgje .
    Sekrete okay ,kjo eshte nji Parim i Gentelmen-it

    por si t’ja besh artij ritmi te brendshem Dimmelo Te amore ?

    Reply to this comment
  2. Asd January 27, 20:10

    Keshilla si te ngrohim ujin dhe me pas si ta leme te ftohet.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*