Jeta pas Covid-19, ekspertët paralajmërojnë: Përgatituni, asgjë nuk do të jetë si më parë!

July 19, 2020 09:18

Jeta pas Covid-19, ekspertët paralajmërojnë: Përgatituni, asgjë nuk do të jetë si më parë!

COVID-19 nuk do të largohet, të paktën për njëfarë kohe. Njerëzit e rrezikuar do të kenë frikë të dalin jashtë, do të tkurrin konsumin, bizneset nga ana e tyre do të vuajnë pasojat e kësaj sjelljeje dhe ekonomia do të mbetet nën potencial, edhe të paktën në një afat të mesëm.

Asgjë nuk do të jetë më si më parë. Askush nuk mund ta thotë se sa do të zgjasë ky normalitet i ri, por një gjë është e sigurt: shumë gjëra kanë ndryshuar. Psikologjia e njerëzve po përshtatet. Në periudha të pasigurta, kur së ardhmes nuk i dihet dhe kur shumëkush mund të ketë humbur apo rrezikon të largohet nga puna, ata tentojnë të kursejnë dhe të shpenzojnë vetëm për produktet e domosdoshme. Një sondazh i fundit gjeti se 59% e tyre nuk planifikojnë të shkojnë me pushime, pjesa më e madhe e të cilëve për faktin e thjeshtë se nuk e përballojnë dot.

Me shtetet që vijojnë të jenë të mbyllura në guaskën e tyre, për t’u mbrojtur nga infeksioni që nuk po i vjen fundi, shpresa se turizmi do të rigjallëronte sadopak ekonominë, sa vjen e po zbehet. Kërkesa për distancim fizik ka zhbërë shumë aktivitete që në periudhën e verës zgjonin konsumin, si festat, dasmat, klubet e natës etj. Vjeshta sjell edhe më shumë dilema, pasi infeksioni i shoqëruar me viroza të tjera mund të bëhet edhe më i egër. Përvoja e këtyre muajve ka treguar se, nëse ka një gjë që mësuam nga virusi është fakti i vetëm se ai është i paparashikueshëm.

COVID-19 nuk do të largohet, të paktën për njëfarë kohe. Njerëzit e rrezikuar do të kenë frikë të dalin jashtë, do të tkurrin konsumin, bizneset nga ana e tyre do të vuajnë pasojat e kësaj sjelljeje dhe ekonomia do të mbetet nën potencial, edhe të paktën në një afat të mesëm.

Për një vend të bazuar te mikrobizneset dhe konsumi i brendshëm, ky normalitet i ri pritet që të jetë pothuajse fatal. Sipas të dhënave të INSTAT, 50% e sipërmarrjeve në vend ushtrojnë aktivitet në fushën e tregtisë me pakicë, ose në atë të shërbimeve të ushqimit dhe pijeve (bareve e restoranteve), ku mbizotëron vetëpunësimi. Shumë të tjera janë po në fushën e tregtisë me shumicë, apo në shërbime të pasofistikuara, pa vlerë të shtuar të lartë.

Për një ekonomi me produktivitet të ulët dhe që mbahet në një trup “parazitar”, infeksioni pritet të ulë më tej qarkullimin në venat e tij.

Në qershor, bizneset që kaluan në status pasiv ishin 77% më të larta në krahasim me të njëjtin muaj të një viti më parë. Shumë prej tyre deklarojnë rënien e fuqisë blerëse, si arsyen kryesore për këtë vendim. Ndërsa sipërmarrjet e mëdha mund ta kenë më të lehtë të mbijetojnë dhe të përshtaten dhe kanë rezerva për ta bërë këtë, për të vegjlit, mbijetesa do të jetë pothuajse e pamundur në normalitetin e ri të sjelljes konsumatore.

E gjithë bota po përgatitet të përballet me COVID-19 në planin afatgjatë. Sfida e re tashmë është frenimi i valëve të reja të sëmundjes në mënyrë që sistemet shëndetësore të shmangin kolapsin, por nga ana tjetër duke i lënë frymëmarrje ekonomisë. Gati tre muaj mbyllje ishin fatale dhe e çuan gjithë botën në recesionin më të thellë që nga koha e Depresionit të Madh.

Si kudo, edhe ekonomia jonë ka filluar të përshtatet. Industria e tekstileve po kanalizon një pjesë të burimeve në prodhimin e maskave dhe veshjeve për qëllime mjekësore. Pas një tkurrjeje dyshifrore në mars e prill, eksportet e tekstileve në maj pothuajse kapën nivelet e parakrizës.

Vetë bizneset e kanë treguar gjithnjë se janë të parët që nuk rrinë duarkryq dhe u përshtaten tendencave të reja. Por, të vetme ato nuk mund t’ia dalin. Shumë sektorë që deri tani kanë qenë jashtë radarit, për shkak të normës së ulët të përfitueshmërisë dhe konkurrencës nga importet, me pak ndihmë mund të bëhen të preferuara. Një prej tyre është bujqësia, e vetmja që i ka rezistuar më mirë pandemisë deri tani. Shqipëria siguron edhe sot rreth 20% të Prodhimit të Brendshëm Bruto (PBB) nga bujqësia, më e larta në Europë, por industria përpunuese ushqimore zë vetëm 1% të PBB-së.

Për krahasim,në Serbi, bujqësia kontribuon me 6% të PBB-së dhe industria ushqimore sjell 3%. Potenciali është aty dhe fare mirë mund të shfrytëzohet, ashtu si avantazhet e tjera të vendit si pozicioni gjeografik dhe krahu i lirë i fuqisë punëtore mund ta ndihmojnë të integrohen në zinxhirin e shkurtuar të prodhimit (ikjen e kompanive nga Kina, p.sh.), duke hapur vende të reja pune, që do të zëvendësojnë bizneset e mbyllura nga ndryshimi i sjelljes konsumatore. Duhet vetëm pak vizion dhe vullnet, që bashkëjetesa e gjatë me virusin të bëhet sa më e lehtë!

Monitor

j.l./ dita

July 19, 2020 09:18
Komento

4 Komente

  1. Dalan July 19, 10:05

    Ky artikull eshte shume depresues. Po pse mendoni keshtu, xhanem?!
    Merrni Japonine, me nje ekonomi ne ngjitje, me nje territor te vogel qe jeton me maska dhe termete dhe më e çutishmja eshte edhe nje destinacion i pelqyer nga te huajt.

    Reply to this comment
  2. Genti July 19, 11:57

    Covid-19 eshte nje mashtrim me disa objektiva politike per kultin Global.

    1. Eliminimin e pavaresise ekonomike te shumices se popullsise Boterore, nepermjet shkaterrimit gradual te bizneseve te vogla e te mesme.

    2. Kontrollin e riprodhimit te popullsise, si dhe manaxhimin e numrit te popullsise aktuale nepermjet ” vaksinimit “.

    3. Implementimin gradual te ndryshimeve sociale, duke i hapur rrugen monitorimit individual nepermjet teknologjise, kontrollit te tranzaksioneve nepermjet eliminimit fizik te parave dhe konverttimit te saj ne nje sistem kriptomenedhe me baze teknologjine kriptografike Blockchain.

    Keto tre objektiva jane kryesoret qe duhet te implementohen deri ne vitin 2030.

    Me pas do te vije dhe nderthurja e teknologjise se Inteligjences Artificiale me trupin e njeriut dhe sistemin e tij nervor.

    Keto ndryshime do te bejne te mundur vendosjen e Rendit te ri Boteror, si nje diktature Globale.

    Pas disa dekadash Rendi i ri do te transformohet ne objektivin e tij kryesor, i cili eshte Diktatura okulte Luciferiane.

    Reply to this comment
  3. Alberti July 19, 12:49

    Lexova paralajmerimet por nuk lexova gjekundi emrat e “eksperteve”/ Si duket nuk duan te identifikohen ne marrezine e tyre.

    Reply to this comment
  4. Gzim Kulufi July 19, 13:25

    Ju i dhate te gjithe token fshatarve ne fshat, duke perjashtuar te gjithe te zbriturit neper qytete. Fshataret e lane token e marre ne 90% te saj pa punuar, apo e shiten, apo e perdoren per ndertime banesash, ne kundershtim me kushtin qe iu dha: per perdorim ne baze te frymeve; dhe zbriten ne qytete per te zene punera shteti, sepse zanate nuk kishin shumica e tyre. Keta fshatare zoterojne sot si fshatin, ashtu edhe qytetet. Ndersa qytetaret, te cilet ishin ne mbi 90% te tyre me zanate te ndryshme, me mbylljen e fabrikave dhe uzinave u detyruan te ikin te punojne jashte per nje cope buke. Nga keta rreth 1 milion qytetare me zanate, deri dhe inxhiniere, te pakten 1/4 e tyre do te deshironin te ushtronin profesione ne industri te ndryshme. Mirpo, edhe tokat ne qytete u zune nga ish-“pronaret” e dikurshem dhe te zbriturit pa rregull. Tani, gjith ai potencial qytetaresh me idera nga me te ndryshmet per te bere dicka, per te rindertuar gjera te vogla dhe produktive me pak para, nuk mund te realizohet, sepse nuk gjen me as 100 metra katror te lire per te ngrejtur nje oficine te vogel, nje repart cfardo, nje mini-fabrike, etj.. Ose do te te duhet ta paguash si frengu pulen metrin katror tek grabitesit e viteve ’90, gje qe eshte larg mundesive financiare te ketyre qytetarve te larguar jashte. Keshtu, nje potencial i madh prodhuesish produktesh nga me te ndryshmet u perjashtua njehere e mire nga ekonomia e vendit. Ndaj nuk eshte korona penguesi kryesor i ekonomise, por keq-menaxhimi i pas viteve ‘90 e deri me sot.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim