Jeta qenka plot me huqe

February 21, 2018 09:47

Jeta qenka plot me huqe

Rikrijim…

S’më vjen keq për vitet që më ikën,
ato ikën fare pa më prekur,
s’më vjen keq për zjarret që m’u fikën,
se kush ndizet-digjet për t’u tretur.

S’e kupton aspak njeriu i shkretë,
si i tretet jeta në çdo orë,
flokëziu me syrin shigjetë,
kthehet në kodrinëz me dëborë.

Ashtu e pësova edhe unë,
që besoja vetëm në rininë,
dhe kur çaja zhveshur në furtunë,
s’e mendoja kurrë pleqërinë.

Gota ime plot me verë të kuqe,
nuk do boshatisej ndonjëherë,
porse jeta qenka plot me huqe,
ato që t’i fal-sërish t’i merr.

Dhe s’të lë aspak që të mendosh,
ishte-apo s’ishte çasti i duhur,
edhe kohë s’ke qé té shikosh,
jetën tënde bërë baltë e pluhur.

Sheku do të shkojnë e do të vijnë,
ne do jemi lodra për mëshirë,
shpirtrat njerëzoré do ulërijnë,
në një natë të zezë-në shkretëtirë!

***

Hëna…

Herë del e plotë e herë përgjysëm,
si ëndrrat tona që u përmbysën,
herë del e plotë-herë e holluar,
si dashuria e tradhtuar!

Hëné e bardhë-hënë me re,
si ëndrrat tona-që u bënë dhe,
herë e plotë-e herë majoshe,
herë e mërzitur-herë bukuroshe.

Herë me dritë-herë e mekur,
si ëndrrat tona-që kanë vdekur,
herë shënd e gaz-herë si e fjetur,
si jeta jonë që është tretur!

Herë serioze-herë nazike,
si vashë e bukur-aspak besnike,
aspak besnike-po kush ka qénë,
po nuk është pak-të jesh një Hënë!

Aspak besnike-po kush ka qënë?!
Falen të gjitha-kur je një Hënë!

A.DUKA

February 21, 2018 09:47
Komento

5 Komente

  1. anticensurë25642654 February 21, 14:11

    “porse jeta qenka plot me huqe,
    ato që t’i fal-sërish t’i merr.”
    ndonjëherë të këthen në tradhëtar!

    Reply to this comment
  2. shqipe February 21, 22:36

    O anti,cerr-cerr
    Ç’ke dash te thuash?
    Apo,si gjithnje traf e truf… De te mart e mira te mart,se na kenaqe…

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 February 22, 11:04

      qipe se ke kuptu??
      më rrof topet ti dhe ben duka,që të paguan me cigare,si burgaxhi!!

      Reply to this comment
      • shqipe February 22, 12:27

        o cërre! pse dele-dash qenke ti,qe te dhjefsha mbi tope

        Reply to this comment
        • anticensurë25642654 February 22, 12:41

          qipe mi qipe
          po rrezikon shumë mi motra!!
          nuk i di eksperiencat e tua,por po të them se duhet të kesh kujdes kur thua një gjë të tillë!!
          jo për gjë po të hyn në vëndin e gabuar!!
          si kau pelës,ose më mirë në rastin tënd si pela kaut!!
          a qipe qipe,je shumë e dobët!!

          Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*