Jetesa në Shqipëri, më lirë se në të gjithë rajonin

April 7, 2018 18:41

Jetesa në Shqipëri, më lirë se në të gjithë rajonin

Shqipëria ka koston më të lirë për të jetuar, dhe këtë e tregon indeksi i kostos së jetesës së agjencisë ndërkombëtare Numbeo për 2018-n.

Indeksi i kostos së jetesës në Shqipëri shënon 39,23 % dhe është shumë i ulët sipas Numbeos, krahasuar me indeksin e kostos së jetesës në New York, 60,77 %.

Në renditjen e 563 vendeve për kosto të ulët jetese, Shqipëria është e 465-a, shkruan Ekonomix.

Një familjeje me katër persona për të jetuar në Tiranë i duhet të shpenzojë  163,969.36 lekë pa përfshirë këtu qiranë e shtëpisë. Shuma është përllogaritur sipas të dhënave që disponon agjencia Numbeo.

Edhe të jetosh vetëm në Tiranë sipas Numbeos kushton më pak se në  çdo vend tjetër të rajonit,  46,452.45 lekë, pa përfshirë qiranë e shtëpisë.

Numbeo konfirmon se kostoja e jetesës në Tiranë vazhdon të jetë më e ulët krahasuar me vendet e tjera të Ballkanit. Kryeqyteti i Malit të Zi, Podgorica ka koston më të lartë të jetesës në rajon, ndërsa Prishtina e ka më të ulët. Indeksi është bazuar në indikatorë si  transporti, shporta e ushqimeve bazë, çmimet e restoranteve, etj.

Referuar grafikut të të dhënave të Numbeo-s, shqiptarët shpenzojnë gjatë muajit:

31,6 % në markete,

18,8% qira,

15, 8 % transport,

13,7 % në restorante,

8,8 % për gjëra utilitare,

6,7 % për aktivitete sportive dhe pjesa e mbetur për veshje dhe këpucë.

Gjithashtu edhe Business Insider në listën e publikuar me 26 vendet më të lira të Europës për të jetuar, e rendit Tiranën të 19-n.

Platforma citon se Tirana është një prej kryeqyteteve Europiane ku është e mundur të jetosh me më pak se 600 paund, (800 dollarë, 673 euro, 89,000 lekë)

s.a/dita

April 7, 2018 18:41
Komento

6 Komente

  1. Loran shehu April 7, 19:02

    Ik morr se lat nam mashtrusa ordinet jeni ber si qender zeri

    Reply to this comment
  2. Plaku Xhuxhumaku April 7, 20:04

    SHume mire qe mund te jetoke me me pak se 800 dollare, po pytja qe kam une sa % e popullsise se tiranes e ka rrogen 800 dollare?

    Reply to this comment
  3. xixa April 7, 21:05

    QE KY STUDIM ESHTE SI MULLI ME ERE UNE PO E SHIKOJ, PO UJI NGA I VJEN KETIJ MULLIRI ME ERE,
    SI SHUME ERE P…DHE ME RIGON. SHUMICA E SHQIPETAREVE NUK KANE 60 EURO NE MUAJ PER FAMILJE E KETE FLASIN PER 1200.

    Reply to this comment
  4. Tajari April 7, 21:54

    Kjo eshte e pa vertete,une vij ne tirane nga belgjika dhe pa frike them se kostoja e cmimet e disa ushqimeve jane afersisht sa ne belgjike,mos llogarit cmimin e Nje pale kepuceve…….krahasuar me rrogat ne shqiperi.Po per cmimet e shtepivet a mund te me thoni ndonje gje ……..gjithmone krahasuar me rrogat….

    Reply to this comment
  5. Kris 1 April 8, 14:55

    Shqqperia nuk ka shtrese te mesme qe ta gezoje kete.Te varferve u kushton shtrenjte kjo liresi.

    Reply to this comment
  6. genjeni April 8, 17:59

    po pse genjeni me shifrat ..shikoni realitetin mire ne zonat rurale

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*