Jezerca ndodhet në Tropojë apo në Shkodër?

April 11, 2014 11:05

Jezerca ndodhet në Tropojë apo në Shkodër?

I nderuar lexues! Maja e Jezercës gjendet në kufirin midis rrethit të  Shkodrës e të Tropojës (ndërmjet rrjedhës së sipërme të lumit Valbona në lindje dhe luginës së Thethit në perëndim). Ajo është maja më e lartë e Alpeve Shqiptare. Ka lartësi 2694 m dhe është e katërta majë e lartë në Shqipëri pas atyre të Korabit. Si i gjithë blloku malor alpin në të cilin gjendet, Jezerca ka pamjen e një kubeje (kësule) me shpate shumë të rrëpirëta e të zhveshura. Maja e Jezercës ngrihet vertikalisht në trajtën e një piramide, duke mbizotëruar gjithë hapësirën midis Thethit dhe Valbonës.

April 11, 2014 11:05
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*