Jim Carrey fshin llogarinë në Facebook, mësoni pse

February 16, 2018 02:52

Jim Carrey fshin llogarinë në Facebook, mësoni pse

Aktori i njohur Jim Carrey ka njoftuar në Twitter se ka fshirë llogarinë e tij në Facebook, dhe ka shitur madje aksionet e tij në kompani. Ai bën thirrje për të gjithë, që të bëjnë të njëjtën gjë.

“I inkurajoj të gjithë investitorët që janë të shqetësuar për të ardhmen, të bëjnë të njëjtën gjë. #unfriendfacebook”, shkruan Carrey.

Kjo është goditje në imazh ndaj Facebook, për shkak të ndihmës që platforma siguroi për ndërhyrjen ruse në zgjedhjet presidenciale amerikane të vitit 2016.

 

Nga ana tjetër, edhe pse Zuckerberg fillimisht e mohoi idenë se keqinformimi kishte kontribuar në zgjedhjen elektorale presidenciale të 2016, tanimë pohon se lajmet e rrema përbëjnë realisht problem.

Për këtë ai ka premtuar marrjen e masave që parandalojnë ”aktivitetet e dëmshme”  në rrjetin social Facebook.

n.s. / dita

February 16, 2018 02:52
Komento

1 Koment

  1. cubeli February 16, 13:03

    E’ kujt i plasi bytha per jim kerrin,kush e degjon ate/???

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*