Jo diga, Po energjisë diellore

Nga Lavdosh Ferruni August 27, 2016 11:59

Jo diga, Po energjisë diellore

Lajmi më sencacional, më unikal e më konstruktiv mbi mjedisin i dëgjuar këto 25 vjet ishte ai i djeshmi mbi kërkesën e një kompanie Shqiptaro- Gjermane për ndërtimin e një parku energjitik fotovoltaik në Novoselë me kapacitet 50 MW. Më 3 Qershor një grup i vogël ambjentalistësh hyn të paftuar në një takim të organizuar nga ambasada Greke mbi ndërtimin e HEC-eve në Shqipëri, me prezence ndërtuesish e financuesish të vendit e të huaj dhe në momentin kur po fliste zv.ministri ynë i Energjitikës mbi rëndësinë e HEC të Poçemit në Vjosë, ata shpalosën një baner dhe thirrën fort “Jo diga, Po energjisë Diellore”.

Duke qënë se parku fotovoltaik i kërkuar në Novoselë është në sinkron me kërkesat e kohës, lajmi është vërtet ngazëllues. Ashtu siçc shpresojmë se reforma në drejtësi do të sjellë ndryshime pozitive në zhvillimet e demokracisë në vend, po kështu ndërtimi i një parku fotovoltaik me përmasa sa një HEC i madh do ta zhvendosë Shqipërinë në një pozicion progresist dhe inovativ nga pikëpamja e strategjisë së zhvillimit të burimeve energjitike. Ishte dëshpëruese të shihje se kudo në Botë, në cdo kontinent e në çdo shtet rritjen e gjenerimit të energjisë për elektricitet nga fotovoltaiket, në këto 20 vjet në mënyrë qartazi eksponenciale dhe nga ana tjetër 0 MW energji solare në Shqipërinë plot diell, që siç kanë kofirmuar nga Instituti i Meteorologjisë, ka më shumë orë me diell në vit edhe se në Tropik. Si ka mundësi që Italia të prodhojë elektricitet nga energjia diellore 10 herë më shumë se e gjithë energjia elektrike e prodhuar në Shqipëri, Greqia gati 2 fishi i gjithë prodhimit të Shqipërisë dhe Gjermania me 40,000 MW mbi 20 fish? Është i shtrenjtë prodhimi i energjise diellore kanë thënë vendimmarrësit tanë, a thua se Bota mbarë nuk marrin vesh nga financat e ne jemi më ekspertët. Dhe ja ku del dhe një inciativë private Shqiptaro-Gjermane që kërkon të investojë për park diellor dhe që përmbys vendimmarrjen e kalcifikuar të autoriteteve shqiptare.

Është momenti që Qeveria duhet të reflektojë, Qeveria duhet të përkrahë këtë inciativë së paku në pikëpamjen e lehtësimit të procedurave dhe nga ana tjetër Qeveria duhet të anullojë planet për ndërtim HEC-esh në planin e saj strategjik për energjinë (ku duket se bën përjashtim kaskada e Drinit, ku ka një konsensus të gjërë ekspertësh për mbylljen e kaskadës me HEC të Skavicës) dhe në mënyrë kategorike të ndalojë ndërtime HEC-esh në zona sensitive e me potenciale të mëdha në sektorët alternativë të përdorimit të lumenjve, ku nuk mund të mos përmendim Valbonën dhe Vjosën ku ka pasur edhe në mënyrë të vazhdueshme protesta qytetare kundër ndërtimit të HEC në to.

Le të bëjmë një krahasim të shpejtë të HEC-it të Poçemit dhe të Parkut fotovoltaik në Novoselë, duke qenë se janë afër në territor.

Nga pikëpamja e llogaritjeve klasike të raportit të investimit me sasinë e kapacitetit të prodhimit të energjisë së instaluar në MW, HEC i Pocemit kërkon 1 mil Euro për 1 MW ndërsa parku i Novoselës 1.4 mil Euro për 1 MW. Dritëshkurtërve u mjafton ky parametër për të dhënë me koncesion pasuritë publike jetësore, siç janë basenet lumore, duke harruar (në fakt nuk është harresë) që në hierarkinë e prioriteteve të përdorimit të rrjedhave lumore, edhe në legjislacionin e BE, përdorimi për energji është në fund të listës. Dhe kjo nuk është shpikje e Brukselit, kjo ka qenë qëkur njeriu ndërtoi strehën e tij pranë lumit (jo në shtratin e lumit sic ndodh shpesh në kohën e sotme). Nëse me HEC-in në Poçem shkatërrohet nga përmbytja e tokave prej liqenit që krijohet nga diga një fshat i tërë; nëse me HEC-in e Pocemit shkatërrohen burimet e ujit të Pocemit, që furnizohen kryesisht me burimet nëntokësore të Vjosës, burime nga të cilat marrin ujë të pijshëm mijra banorë të luginës e më gjërë: nëse me HEC-in e Pocemit zhduket peshku i  lumit si burim jo pak i rëndësishëm proteinik për komunitete në gjithë gjatësinë e lumit, cënohet rëndë biodiversiteti, bie potenciali turistik, zvogëlohet transporti i sedimenteve në det, duke rrezikuar erozionin në plazhet e Vlorës, pra nëse llogariten dhe kostot social-mjedisore, raportet përmbysen në favor të  impiantit diellor të Novoselës. Jo diga, Po energjisë diellore. Sot.

Nga Lavdosh Ferruni August 27, 2016 11:59
Komento

21 Komente

  1. DUAL BAND August 27, 13:10

    HE ME JU LUMTE RROCKA KETYRE DJEMVE TE KESAJ KOMPANIE !!!!

    Reply to this comment
  2. intelektuali August 27, 13:22

    MENGADALE O DON KISHOTI LAVDOSH FERRUNI!

    sepse:

    Po duket sikur ke shpikur BICIKLETEN dhe nga entusiazmi i madh per fotovoltaiket po i fut hundet ne gjera qe nuk i merr vesh. Po mire more Lavdosh ekologu:

    PO TOKA POSHTE FOTOVOLTAIKEVE QE SHKON PER DHJAM QENI?

    Dhe Shqypnia jone e vogel sa nje gogel nuk eshte ne vendet e preferuara te Zotit me toke bujqesore dhe ate pak toke qe ka ti thua ta mbulojme me teknike moderne fotovoltaike duke manipuluar me shifra dhe krahasime dallkauke si ne Kohen e Qepes te Enverit.

    sepse:

    O Lavdo Djali me fotovoltaiket e tua apo te grekut me fuqi te instaluar 50 MW (megavate) qe do te mbulojne jo vetem Novoselen me xhamet e tyre, por besoj se gjithe jugun e Shqypnise, pra ne kete situate tejet tragjike per bujqesine tone kombetare lind menjehere pyetja:

    SA ENERGJI ELEKTRIKE NE VIT DO T’I JAPIN KESH-IT KETA FOTOVOLTAIKET E TU REVOLUCIONARE?

    Qe te ulemi me qetesi dhe te bejme hesapet.

    sepse:

    Po te shikojme bilancet e ketyre vendeve qe permend ti, por edhe ne vende te tjera te zhvilluara kapitaliste, pjesa e prodhimit te energjise me paisje fotovoltaike eshte fare pak ose PALO GJE ne krahasim me prodhimin e pergjithshem te energjise, megjithese qeveriste e ketyre vendeve ne synimin e tyre per te ulur gazet CO ne atmosfere e blejne kete energji me cmim shume me te larte se nga HEC, TEC apo Centralet Atomike. Shikoji edhe ti o Lavdosh Ferruni bilancet e prodhimit te envergjise ne vendet e zhvilluara qe te bindesh se entusiazmi yt per fotovoltaiket eshte tejet i ekzagjeruar. Kjo nuk do te thote se Shqypnia nuk duhet te shikoje alternativa te tjera pervec HEC-eve, por per keto studime duhen specialiste te mirefillte dhe jo dallkauke partie qe kane mbushur zyrat e shtetit dhe po e bejne Vatanin si nje shkretetire sovjetike. Jo me kot e them kete gje:

    TRAGJEDIA EKOLOGJIKE E DETIT ARAL

    Ky det ne afersi te Uzbekistanit ishte para se te vinin bolsheviket ne pushtet nje nga MREKULLITE E BOTES dhe mbidhte ujin e bores nga malet perreth me disa lumenj fantastike me uje kristali Amudarja dhe Sadarja. Pushteti sovjetik vendosi me ane te nje projekti toalisht idiot, te devijoje ujin e lumenjeve malore Amudarja dhe Sadarja qe derdheshin natyrshem ne detin Aral me flore dhe faune te jashtezakonshme pernga llojshemira e specieve dhe nga bukurira natyrore dhe dy devijim idiot dhe dallkauk u krye per qellime depozitimi te LHL-ve dhe mbetjeve kimike ne detin Aral, per qellime te ndertimit te HEC-eve te vogla dhe te perdorimit te ujit te paster te lumenjve malore per vaditjen e fushave te pambukut ne Uzbekistan. Si pasoje e kesaj politike mizore per natyren deti Aral u zhduk nga harta e botes me pasoja tragjike per popullaten dhe ekologjine me permasa te papara deri atehere.

    KJO GJE E PRET EDHE SHQYPNINE

    Nese nuk nderpritet politika dallkauke e disa qeverive enveriste qe po drejtojne Vatanin si debile ne fushen e energjise me vendime egioste per ta mbushur vendin me HEC-e me koncesione idiote pa kurfare fitimi real ne fakt.

    POR A DUHET QE NGA SHIU TE BIEM NE BRESHER?

    Dhe te fillojme te mbushin fushat e Shqypnise me xhama fotovoltaike kur bujqesia ka qene dhe mbetet baza e ushqimit te popullates.

    sepse:

    Ashtu sic po propozon ti o entuziasti Lavdosh Ferruni para dokohe dolen ca ekologe te tjere dhe thane si puna jote sot ne DITA:

    STOP HECE-VE DALLKAUKE QEVERITARE!

    Se ne do te ndertojme ne gjithe vendin MULLINJ ME ERE ose ne gjuhe me teknike gjeneratore me ere, mirpo doli se keta gjeneratore jo vetem qe jane palo gje ne prodhimin e energjise elektrike, por shkaktojne deme ekologjie per zogjte dhe faunen ku montohen dhe demtojne organet e degjimit te popullates qe banon prane tyre, prandaj edhe vendi i montimit te tyre duhet te zgjidhet me shume kujdes dhe studime paraprake.

    Nga ana tjeter shqypnia eshte i vetmi vend ne Bote qe e prodhon energjine elektrike vetem me HEC-e dhe dritat e shqyptareve sot praktikisht jane ne dore te Zotit.

    prandaj:

    Ka ardhur koha qe qeveritaret tane te heqin dore nga megalomania e rrugeve dhe stadiumeve me kulla vrojtimi alla Oso Kuka dhe te fillojne te mendoje nga fillimi si te diversifikojne prodhimin e energjise elektrike ne vendin tone qe Shqypnia te behet nje shtet normal si te gjitha shtetet e tjera ku prodhimi i kombinuar i energjise eshte edhe baza e zhvillimit ekonomik dhe i presperitetit te kombit pa shkaterruar natyren dhe token qe na i ka falur Zoti.

    Nga intelektuali

    Reply to this comment
    • Niku August 27, 14:30

      Dukesh qe je injorant ne kete fushe o “Intelektual”. Gjeneratoret me ere, si thua zotrote, nuk bejne zhurme, dhe i kam fare afer shtepise time. Zogj ka plot ketu dhe asnje prej tyre nuk eshte demtuar sepse rrotullimi i elikes behet kaq i ngadalte sa mund te futesh edhe ti ne mes tyre. Ti kujton me imagjinaten tende prej “intelektuali” se elika rrotullohet njelloj si freskueset nga vapa! Dhe e fundit, mos fut politiken ne mes, se kjo eshte nje ceshtje teknike qe nuk do tja dije per politiken.

      Reply to this comment
      • intelektuali August 27, 16:09

        INTELEKTUALI INJORANT PSE?

        Ja ku ke nje material te Enciklopedise Britanike te perkthyer ne shqip, ose lexoje vete po te mos jesh katunar dru me pre se ke dale fare nga tema ne DITA qe eshte:

        LAVDOSH FERRUNI KA CPIKUR BICIKLETEN ME FOTOVOLTAIKET QE DO T’I MBJELLE NE NOVOSELE?

        dhe nuk jane vene ne kandar njohurite e intelektualit, qe thjshet citon nje burim te besueshem shkencor, te cilin mund ta gjeje cdokush me intelekt minimal ne internet.

        prandaj:

        Mos u bej si shkencetar dru me pre sic jane ata te Kohes se Qepes te Partise se Punes, kur do qe ta besh Shqypnine e vogel si shkretetirat e Dubait dhe hap syte dhe ngri veshet e gjate qe te mesosh:

        “Avantazhet e energjisë së erës mbi burimet tradicionale të energjisë janë të shumta dhe të pamohueshme. Me pak fjalë, këto avantazhe mund të ndahet në dy fusha kryesore – kosto financiare dhe mjedisore. Në njërën anë era është e lirë dhe e pashtershme, dhe kostot operative të turbinave të erës janë pothuajse zero. Nga ana tjetër, shfrytëzimi i erës nuk çon në ndotjen dhe anomali klimatike.

        Përparësitë:

        Burim i lirë dhe të pashtershëm të energjisë . Material i pastër “era”, e cila është përdorur në mullinjtë e erës, ndryshe nga metodat konvencionale për prodhimin e energjisë është plotësisht i lirë dhe është në dispozicion për ne në mënyrë të vazhdueshme.

        Ky avantazh është faktor vendimtar veçanërisht për vendet e varfra me burime të lëndëve të para konvencionale qe duhen per energjine dhe keshtu me prodhimin e energjisë së erës zvogëlon nevojën për importe. Energjia e erës është i lirë dhe të bollshme, e pastër dhe të rinovueshme, nuk ka shkarkimet e ndotësve te ambientit si dioksidi i karbonit, oksidet e azotit dhe dioksidit të squfurit në prodhimin konvencional te energjisë elektrike në termocentrale TEC apo te ndotjes radiaktive ne Centralet Atomike.

        Disavantazhet:

        ERA nuk është një burim i besueshëm dhe i sigurt i energjisë. Era nuk gjëndet gjithmonë në vendin e duhur me forcën e duhur. Sipas përvojës, ERA është prezente relativisht afër bregdetit por edhe ne maje te maleve, dhe ky faktor e vështirëson perdorimin e ERES për të zhvilluar industrinë efektive me kosto te ulet prodhimi.

        Nga ana tjeter janë të nevojshme subvencione serioze nga ana e shtetit për të siguruar krijimin e fermave të erës me infrastrukture te pershtatshme në rajonet ku ERA është konstante, por industria është zhvilluar dobët ose nuk ekziston fare.

        ERA nuk mund të ruhet apo te depozitohet, kështu që ajo duhet të shndërrohet në një fuqi portative kudo që lind nga natyra.

        Turbinat më të mëdha me ERE janë ndërtuar sot si stacione eksperimentale, por pavarësisht nga madhësia e tyre, ato nuk mund të sigurojnë nje qytet të tërë me permasa mesatare me energji elektrike dhe efikasiteti i tyre kohet e fundit eshte vene ne dyshim per perdorim industrial.

        Për shkak të zhurmës se bezdisshëme qe vjen nga turbinat e erës duhet të ruhet një distancë të caktuar minimale nga zonat e banuara dhe ky kusht eshte i detyrueshem nga ligjet ekologjike te shume vendeve.

        Ambientalistët jane kunder vazhdimit te projekteve te mullinjve me erë. Ata kane studiuar dhe kane vertetuar se zogjtë dhe shpendet ndikohen negativisht nga fletet (blades) e rotorit te gjeneratoreve me ERE.”

        Reply to this comment
    • gjermani i fundit August 27, 16:22

      Te kam dhene te drejte nastradin per problemin e tokes bujqesore, por duhet te dish ca gjera. Uji do behet si floriri, per shkak te nxehjes globale. Do kete me shume kohe me diell. Impiantet aktuale zgjasin 20-30 vjet, ne avanguarde jane japonezet, gjermanet, amerikanet dhe kinezet. Eshte ulur ndjeshem kostoja per m2. Kur perfitojne energji gjermanet dhe japonezet qe kane dy leke diell, ne nisemi ne avantazh, por une jam per nxitjen e perdorimit vetjak ne catite e shtepive me subvencion nga shteti dhe shkembim me Kesh. Ta fillojme nga vila e Bahri Omarit ku po rri fshehur akoma komandanti, edhe ky do jete dakord, se elektrifikimin e kishte prioritet.

      Reply to this comment
    • Arbeni August 27, 22:18

      Në Gjermani janë mbushur arat – tokat pjedhore me impiante prodhimi panelesh diellore dhe ka diell më pak se tek ne. Kurse ne kemi toka sa të duash, që nuk përdoren për asgjë tjetër, kodra, faqe mali, etj. zallinajo-produktive, që mund të prodhojnë energji nga kjo mënyrë. Pra, në një masë të caktuar, duhet të aplikohet kjo teknologji prodhimi edhe tek ne, e cila mund të jetë me leverdi, pasi plotëson defiçirin e asaj energjie që blejmë në vit si vend. Por mund të prodhohet edhe për eksport, nëse ligjet bëhen si në Gjermani dhe sistemi elektrik shqiptar përshtatet e rregullohet, për të thithur këtë prodhim. Kështu intelektual, lexo pak më shumë e fillo ec me kohën, se vendi ynë duhet të prodhojë diçkae jo vetëm eZan me altoparlante…

      Reply to this comment
      • intelektuali August 28, 13:10

        Nuk shkruhet PJEDHORE, por PJELLORE prandaj perpara se te debatosh me intelektuali shko dhe hape pak drejtshkrimin se le nam dhe ke ngele ne klase me kete ibret gjuhe komunikuese me intelektualin

        Qe te dalim ne TEME dhe te hyme ne zemer te DEBATIT, te cilin e hapi Don Kishoti i Mullinj me Ere Lavdosh Ferruni per projektin famoz 50 MW me fotovoltaiket e Novoseles pa pyetur fare me pare se cilat jae pasojat qe mund te leje pas ky projekt me pamje “engjellore”:

        PRONESIA E TOKES

        se ndryshe te del fshatari dhe te vret me kallash po i grabite token si Enveri ne 1946, sepse ne kete toke fshatari prodhon domatet dhe kastravecat per femijet dhe familjen. Po parafytyrojme per nje moment sikur Edi Rama te lajthitet dhe te kaloje ne variantin e Enverit do kohe me pare: “Ti bejme malet dhe kodrat si fushat jo per grurin por per fotovoltaiket” ashtu sic propozon edhe ti. Kush do ta beje kete gje? Sepse Koha e Qepes e Partise se Punes kur nxirrte rinine vullnetare dhe te burgosurit politike per veprat e 5 vjecarit ka cofur me kohe. Atehere dalim tek ceshtja tjeter:

        FISIBILITETI APO LEVERDIA EKONOMIKE

        Jetgjatesia e paneleve diellore ne rastin me te mire (jo ne variantet kineze) eshte llogaritur afro 10 vjet. Pas ketij afati panelet duhet te rinovohen, ndryshe i bie rendimenti dukshem. Gjithashtu ne kohe me temperatura te larta te ajrit, zakonisht mbi 30 grade ne hije prodhimi i energjise elektrike bie ndjeshem nga keto panele, gje e cila nuk eshte zgjidhur akoma nga teknollogjia boterore dhe dihet qe Shqypnia eshte nga vendet gjate veres me temperatura mjaft te larta gje e cila duhet te veje ne diskutim fisibilitetin e impanteve te tilla gjigande perpara projektimit te tyre. Gjithashtu: Mire diten, po naten? Po kur koha eshte me shi, me re e bore cfare do te prodhojne panelet diellore te Lavdoshit tone qe i duket vetja sikur ka zbuluar BICIKLETEN? Pse Lavdosh Ferruni nuk e hyp ne catine e pallatit te tij nje panel te tille diellor, ta paguaje me LEKAT e veta dhe pastaj t’ja propozoje qeverise si nje shpikje e tij famoze?

        INFRASTRUKTURA

        Energjia qe prodhohet nga panelet diellore duhet te transportohet nga fushat, kodrat dhe gerxhet deri tek konsumatori dhe per kete duhen nenstacione elektrike te fuqishme dhe rruge te sigurta komunikimi. Kush do t’i beje?

        LEGJISLACIONI

        Si do ta bleje qeveria energjine e prodhuar nga fotovoltaiket, me cfare cmimi do ta paguaje privatin qe ka rrezikuar te investoje LEKA ne token e tij me panele diellore. Ne vendin tone mungojne totalisht ligjet per kete veprimtari, prandaj edhe entusiazmi i Lavdosh Harrunit ngjan me ate te Don Kishotit per Mullinjte e Eres.

        PO DYLQINEJA?

        Bukuroshja e Servantesit ri dhe vezhgon pas projekteve dallkauke qe kane vene ne jete shqyptaret qe nga Koha e Qepes e Enverit deri me sot me pyetjen e saj te pafajshme: Pse shqyptaret projektojne dhe investojne vetem vepra qe i sjellin humbje shtetit dhe Shqypnise? Qe nga Kombinati “Celiku i Partise” me nje dyzine veprash idiote pas tij, qe nga Rruga e Kombit e Saliut qe e vendosi ne gjumin e nates, qe nga betonizimi makaber i qyteteve tona pa piken e urbanistikes shkencore kryesisht nga lakmia e Edi Rames, e deri tek projektet e HEC-eve te Farudin Hoxhes dhe Ilir Metes anekend Shqypnise si kulcedra ekologjike qe po i ringjall tani me force te papare Rilindja Socialiste, te gjitha keto projekte qe ngjajne si dy pika uji me Piramidat Financiale te Vefes apo Sudes qe i dukeshin shqyptareve te pastra dhe te sinqerta si “Ujet e Bjeshkeve” He pra pse keshtu shqyptaret nuk dine se si te investojne lekat e TYRE?

        KRAHASIMI ME TE TJERET

        Ne Gjermani prodhimi i energjise elektrike me fotovoltaike qeshte PALO GJE ne krahasim me prodhimin e saj te pergjithshem. me perpara se Gjermania qendron Danimarka, por duke gjykuar nga permasat e medha qe zene keto pajisen mbi siperfaqen e tokes te duket sikur jane tejet madhore qe eshte vetem nje mashtrim vizual per syrin e diletantit. Ne SHBA kane hequr dore nga implementimi i fotovoltaikeve per shkak te fisibilitetit te dobet financiar. Prandaj nuk duhet te krahasohemi me Gjermanine, sepse kush shqyptaret te prodhojne BENCIN mund te fillojne te mendojne edhe per fotovoltaiket si gjermanet.

        CFARE DUHET TE BEJME PER ENERGJINE?

        Duhet te ndalohen urgjentisht projektet idiote per HEC-e vogla me koncesion, sepse do t’i shkaktojne deme te pariparueshme Natyres qe edhe pa to ka filluar ta ndeshkoje Shqypnine. Qeveria te punesoje akoma me urgjentisht intelektuale dhe specialiste me shkolla dhe diplloma te mirfillta per te diversifikuar prodhimin e energjise me forma te tjera konvencionale ashtu sic kane bere te gjitha shtetet e tjera te rajonit. A nuk e shikoni si po vepron Maqedonia me Greqine per tubacion te ri nafte nga Selaniku ne Shkup? A ka kush te mendoje ne tirane per kete mareveshje qe le jashte loje Shqypnine?

        NDRYSHE

        Vendi yne do te mbetet ashtu sic e la Enver Hoxha si nje fis prej Afrike ZULU ku dritat dhe uji vijne vetem 6 muaj ne vit.

        Reply to this comment
  3. Niku August 27, 14:09

    Une i perkas kesaj fushe shkencore. Si rezultat i ngrohjes globale, energjia e prodhuar nga rrezet e diellit apo nga era i perket te ardhmes se njerezimit. Por duhet kujdes se ku do te beni investimet. Nuk eshte veprim i zgjuar te ndertoni ne toka ku rritet bimesia. Mund te ndertoni ne kodra pa bimesi dhe Shqiperia Jugperendimore ka plot te tilla.Nje nga me te medhate ne bote eshte ne Dubai, e kane ndertuar te sheshte por ne shkretetire. Ne rast se do te investoni ne toke bujqesore, jam i sigurte qe do ti therrisni mendjes me vone.

    Reply to this comment
  4. kolonizimi August 27, 14:50

    Qelbesire mbete more injorantual. Pleee e kombit. Gjithmone kundra te mires, te drejtes e perparimtares. Ashtu si ati yt shpieteror zofu.
    Kaq per nje plere te cmendur me kompjuter perpara.
    Shkrimi duhet te sensibilizoje gjithe shqiptaret. Kom kaq kohe qe protestoj ne keto gazeta dhe ngre zerin. Duhen ndaluar urgjentisht hidrocentralet. Bota pwrendimore ka 100 vjet qe nuk nderton me ae pse shkaterrojne natyren. Plus termeteve. Pas hidrocentraleve ne drin shqiperia u trondit nga nje termet i forte. Edhe ne tirane pas ndertimeve te hidrocentealece me re vogla.
    Nuk duhet shkatwrruar lugina e drinit dhe vjoses. Aty ku eshte kulrura shqiptare dhe historia. Do shpwrngulen me mijera fshatare e qindra fshatea. Ekzod biblik. Injoranca dhe babezia e ketyre qeveritarve eshte e frikshme

    Reply to this comment
  5. gjermani i fundit August 27, 14:56

    Rruga me e mire eshte fotovoltaik ne prrdorim familjarfamiljar.Nastro ka te drwjte, po toka qe mbetet pa shfrytezuar?

    Reply to this comment
  6. Merohuana August 27, 16:59

    More intelkthaleje.
    Expert je ti per cdo fushe? Ti teegon qe je ibjorant me budallalleqet qe flet. Po ik or gomar se je dhe plak. Ment ske, dhemb ske. Te paktenvte shkojne pordhet dhe me to ndjehesh me mire. Te vjen lezeti se per te tjera te rruan menderen. Plak matuf. Je bere bezdi.

    Reply to this comment
  7. deti August 27, 18:21

    projekti i fotovoltaikve ne Novosel duket eshte zgjedhje e studiuar mire, pasi aty ka toka inproduktive, kripore te pa pershtatshme per bujqesi dhe oret me diell jane me bollek e sigurisht mbi mesataren e vendit.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 27, 20:36

      Perpara se te hedhesh brockulla pa dogane ne DITA:

      Shko ne Hollande qe te shikosh sesi behen pjellore tokat qe jane nen nivelin e detit me punen dhe inteligjencen e njeriut, por shiko edhe ne harten google te Shqypnise tokat bujqesore te punuara nga dora e fshatarit shqyptar:

      http://www.geographic.org/geographic_names/name.php?uni=-163067&fid=297&c=albania

      Duket qe je nga ata enverista te cilet po e bejne Vatanin si nje shkretetire afrikane duke u kamufluar si shkencetare, por jane kriminele ashtu sic dolen para do kohe ne media si gjela maje plehut per depozitimin e LHL-ve te Asadit ne vendin tone per fat te keq te yshtur nga Edi Rama.

      Reply to this comment
  8. logjika August 27, 19:52

    PO ç’jane keta “intelektuale” idioter ne Shqiperi qe kundershtojne burimet e enrgjise diellore?! Duhen çuar ne çmendine dhe meqense çmendine nuk ka le te shkojne ne lume te ngrene hidrocentrale ose le ti marre lumi.

    Reply to this comment
  9. info analitike August 28, 12:00

    Mendoj se po i bejme hesapet pa hanxhine ose ne rastin me te keq per interesa grupesh te caktuara. Nderkohe qe kemi nevoje te shohim se cilat jane nevojat reale te vendit, cfare impakti kane mbi natyren dhe shfrytezimin e tokes etj. Tani duke pasur parasysh projektin TAP, Shqiperia do te kete mundesine te prodhoje energji mjaftueshme per te plotesuar nevojat si vend. Panelet diellore mbeten nje zgjidhje shume e mire ne nivele lokale, vende te izoluara, te gershetuar keto edhe me energjine gjeotermike. Natyrisht nje rol te rendesishem luan edhe cilesia e ndertimeve te cilat duhet te shmangin ne maksimum humbjet termike.

    Reply to this comment
    • intelektuali August 28, 13:36

      E ke gabim o mik,

      sepse:

      Projekti TAP qe eshte me shume nje loje politike e SHBA per Rusine e Putinit, pra ky projekt i taposur qe ne zanafille per shume arsye, nuk parashikon ne ASNJE dokument te firmosur qe do t’i siguroje Shqypnise gaz natyror per TEC apo per perdorimin shtepiak. Te gjitha deklaratat e qeverise, te Edi Rames apo te servileve te tij amatore ne kete fushe te rendesishme te ekonomise jane me qellim mashtrimi, sepse qellimi i projektit TAP eshte te transportoje gazin e Kaspikut, kryesisht te Azerbaxhanit ne drejtim te Italise se Jugut dhe nga andej per ne Evropen Qendrore.

      SI DO TE NDODHE KJO GJE?

      Kur dihet qe mbi 90 % e energjise ne Evrope sigurohet nga tubacionet qe vijne nga Rusia ne rruge me te shkurter dhe me nje cim shume me te ulet se gazi i Azerbaxhanit? Pastaj si mendohet qe BOSI komunist i Azerbaxhanit, Aliyev do te degjoje Obamen dhe jo Putinin, mikun e tij te ngushte?

      Ne kete situate qeveria shqyptare duhet te ndjeke interesin e Vatanit dhe te filloje negociata te reja me aksioneret e TAP-it qe te perfitoje maksimumin e ketij projekti qe ka “harruar” Shqypnine dallkauke dhe ta beje kete pune me mencuri pa u futur si fandispathi ne politika globale midis superfuqive qe e shikojne TAP-in si nje loje pokeri ne Kazino.

      Dhe dicka tjeter:

      Qeveria duhet te shqetesohet per mareveshjen midis Shkupit dhe Athines per naftesjellesin nga Selaniku ne Maqedoni se shqyptaret kane dale jashte loje dhe kjo eshte nje ceshjtje me permasa madhore per vendin tone.

      Reply to this comment
      • info analitike August 29, 09:47

        intelektuali,
        Natyrisht qe si cdo gje e permasave te medha si TAP ka interesa gjeo-politike-strategjike por ne kete rast Shqiperia ka shansin te perfitoje te mira nga ky projekt ashtu sic po kerkon edhe Greqia rishikimin e kushteve. I takon politikaneve tane te vendosin nese preferojne te mbushin xhepat e vet ose te lobojne per interesat e vendit.

        Reply to this comment
  10. deti August 28, 13:43

    Kjo ideja e gazit te TAP eshte pa lidhje fare. do duhen nja 50 milion te tjera per te cuar gazin nga Seman ne Vlore, nderohe kur me 50 milion ben parkun diellor ne Novosel dhe ke 0 ndotje, nderkohe e shpeton Vloren nga ndotja e TEC. ka nje lob qe o duan ta fosilizone vloren o ska. thjesht per fitime te tyre. kurse ca te tjere duan te justifikojne 100 milion marre shqiptarve per rangallen e TEC vlore, ose sic thote populli te mbulojne m..in me sh.rre

    Reply to this comment
  11. anticensurë 25642654 August 29, 09:21

    Lavdosh Ferruni
    “a thua se Bota mbarë nuk marrin vesh nga financat e ne jemi më ekspertët. ”
    ka shumë mundësi të kesh të drejtë mor shpirt por problemi është se në gjermani o zvicër,të paisësh një shtëpi me panele djellore kushton sa gjithë shtëpia në shqipëri!!për më shumë në gjermani e zvicër ke subvencionet e shtetit!thjeshtë para që shteti i ka me tepricë dhe duhet ti invesojë diku,ti vërë në qarkullim!!
    pastaj mor lal,përse duhet ndërtuar në fushën pjellore kur gjithë bota i ndërton në vënde jo produktive si shkretëtira o toka të pa përshtatëshme për prodhim bujqësor??
    o dosho pe¨rse nuk thua se sa përqind të energjisë e prodhojnë këto shtete me mënyrat trdicionale,hidro-termo-bërtamor centrale dhe sa me energji të rinovueshme!!mbi të gjitha ekonomia e një vëndi nuk ecën sipas prodhimit të energjisë,por energjia sipas prodhimit!!
    energjia duhet e vazhdueshme për 24orë dhe jo të plotë, gjatë ditëve me djell ose ditëve me stuhi,dhe gjishtin në gojë kur nuk ka!!
    energjia e rinovueshme është një alternativë,një shtesë por jo bazë e prodhimit të energjisë elektrike!

    Reply to this comment
  12. bobi August 29, 12:52

    Tek ne ne shqipri i bejne planet enwrgjitike ata qe sja kan haberin. Kure degjojne qe jan ndertuare 90 hidrocentrale dhe 300 te tjere jane ne plane me iken truri sa injorante qe jane. Mire qe nuk dine po pse nuk shikojne ne evrope ca behet, ne spanje pashe nje emisjone ku thoshte cmenduria qe beme ne vitet 50 me ndertimin e digave te vogla pe energji dhe tani po i shperthejne me dinamite, dhe aty thuhej qe te kthehet prape ne gjendjen natyrore sic ka qen para ndertimit te digave do duhet 300 vjete. Duhe hidrocentralet po ata qe kane nje prodhime te mathe dhe jo te bejme nga nje prite me betone cdo perroi. Kurse energjija djellore eshte me perparesi ne shqiperi ka djelle plote dhe kombinohet energji nga hidrocentralet ne dimer qe ka reshje shiu dhe energji djellore ne pranever vete ku ka djelle me bollike. Dhe ske pse ti vendosesh ne toka buqesore ku ne shqiperi eshte vetem 10 perqinde e siperfaqes po neper malet e shveshura qe jane me shumice ne vlore tepelene gjirokaster.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*