“Jo” e BE-së pa ndikim ekonomik, S&P: Reformat pa negociatat do të jenë të vështira
Nga Arkiva
“Vendimi i Këshillit Europian për t`i mohuar hapjen e negociatave Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut, me shumë gjasa do të ketë impakt të kufizuar ekonomik në terma afat-shkurtër, por nga ana tjetër, mund të peshojë mbi angazhimet e të dy vendeve në axhendën e reformave në terma afat-gjatë”, thotë Standard and Poor’s në një njoftim të posaçëm në lidhje me këtë çështje.
Gjigandi global i vlerësimeve thotë më tej se hapja e negociatave do të shërbente si një nxitje e madhe për reforma për të dy vendet.
“Këto reforma, pa negociatat do të jenë të vështira për arsye të politikës së brendshme”, nënvizon më tej.
Për të ilustruar këtë, S&P jep rastin e Shqipërisë dhe miratimit të reformës në drejtësi.
“Në gjerësi, impakti ekonomik afat-shkurtër i Këshillit Europian do të jetë i kufizuar, në këndvështrimin tonë.
Negociatat për anëtarësim janë një procedurë që zgjat dhe reformat që miratohen përgjatë këtij procesi i çelin frytet në terma afat-gjatë. Një vendim ndryshe i Këshillit Europian do ta kishte të vështirë të ndryshonte projeksionet ekonomike afat-shkurtra të të dy vendeve”, thotë më tej agjencia e vlerësimit të kreditit.
“Për këtë arsye, ne e mbajmë të pandryshuar projeksionin për rritjen ekonomike të Maqedonisë së Veriut, në 3% dhe të Shqipërisë në 3.5%. Si rrjedhojë nuk ka asnjë efekt në vlerësimin e borxhit sovran të Shqipërisë në B+ me perspektivë të qëndrueshme dhe të Maqedonisë së Veriut në BB- me perspektivë të qëndrueshme”, mbyll S&P njoftimin.
j.l./ dita
Nxjerrja jasht ligjit te dy bandave mafioze: te ashtuquaj-
turat PD dhe LSI- jane shndrruar ne domosdoshmeri his-
torike . Prandaj lufta e PS duhet te drejtohet ne sqarimin
teorik, ideologjik dhe praktik duke evidentuar faktin se
keto dy Banda Kane pushuar she qenuri Parti me forming
teorik,ideologjik e praktik dhe Jane shndrruar ne Banda
Mafioze qe I sherbejne dy – individeve, binomit siames:
Sali Berishovicit dhe Ilir Floririt. te cilet Kane si qellim te
vetem sabotimin dhe zhberjen e Reformes ne Drejtesi,
vecanerisht te SPAK-ut,BKH-s . Sloganet e opozites :
“Zgjedhje te ndershme dhe te lira”, “Reforma zgjedhore”,
“Kanabisi e droga” , “Lufta kunder Krimet” etj. etj. s’jane
gje tjeter vecese nje “veladon” per te mbuluar ate qe eshte “quintesenca” e gjithe ketij muhabeti: REFORMA
NE DREJTESI qe u ka kallur tmerrin binomit te lartper-
mendur ,sebashku me gjithe kupolen politike shqiptare.
Mbas spastrimit te gjyqesorit llallaist,zagonjorist ,dedeist,
etj.etj. tash vjen radha e investigimit te pasurise se tyre.
Keshtu do te ndodhe edhe me kupolen politike. Keto
Jane shkaqet e verteta,te tjerat jo se nuk Jane te rende-
sishme por jo Ato qe vertete preokupojne opiziten…!