Jo më antibiotikë pa rezultate, pajisja që zbulon në pak minuta bakteret në organizëm

May 15, 2019 13:59

Jo më antibiotikë pa rezultate, pajisja që zbulon në pak minuta bakteret në organizëm

Epoka e testimit të antibiotikëve nga mjekët në pritje të rezultateve nga laboratori, së shpejti do të marrë fund. Kjo në sajë të një pajisjeje të re që mundëson marrjen e rezultateve brenda pak minutash.

Kjo pajisje u shpik nga një ekip i “Pennsylvania State University”.

Ajo u publikua të hënën, në revistën shkencore “Proceedings of the National Academy of Sciences”.

Në bashkëpunim me Pak Kin Wong, pedagog i inxhinierisë biomjekësore dhe mekanike, ky mjet përdor një mikro-teknologji për të kapur qelizat bakteriale, të cilat mund të vëzhgohen më pas në sajë të një mikroskopi elektronik.

Kjo teknikë bën të mundur përcaktimin në vetëm 30 minuta nëse një bakter është i pranishëm në mostrën e studiuar, si dhe ndjeshmërinë e tij ndaj trajtimeve mjekësore.

Nëse është rezistent ndaj disa medikamenteve, atëherë antibiotikët nuk do të kenë aspak ndikim.

j.l./ dita

May 15, 2019 13:59
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*