Jo më lojëra të ndyra me plagët tona

Nga Skënder Tufa* September 23, 2013 20:24

Jo më lojëra të ndyra me plagët tona

Kemi ndjekur me shqetësim ngjarjen e fundit të dhunimit të varreve të të ekzekutuarve politik nga diktatura në Ballsh të Fierit dhe shprehim indinjatën tonë për këtë veprim barbar. Nuk mjaftoi kalvari 50 vjeçar për ne te dënuarit politik, as ripersekutimi 23 vjeçar, por tani duhet të përballemi edhe me akte që nuk i kanë bërë as pushtuesit.

Lind pyetja: Kush ka interes sot të preki plagët e vjetra për të detyruar njerëzit e indinjuar që të reagojnë? Në sondazhin që kemi bërë ka lindur dhe pyetja tjeter: Kush i ka përdorur kufomat dhe varret për të marrë pushtetin me dhunë? Dhe pergjigjja është: PD-ja.

Eksponentët e kësaj partie janë deklaruar se do të bëjmë “opozitë të paparë”. Ata që bënë ekzekutime mafjoze, ata që rrënuan pasurine kombëtare, ata që cënuan integritetin kombëtar, ata që bënë Gërdecin dhe ata që vranë në mes të ditës në mes të kryeqytetit 4 qytetarë, ata që sulmuan në mënyrë të paturpshme të dënuarit politik të grevës së urisë shtator-tetor 2012, kanë provuar se mund të bëjnë gjithçka.

Ne të dënuarit politik të Shqipërisë kërkojmë që organet kompetente të zbardhin sa më parë këtë veprim e të parandalojnë veprime të tjera të kësaj natyre edhe për të mos u përdorur për qëllime të errëta politike.

Na mashtruan, luajtën me gjakun e të rënëve dhe vuajtjet tona, na ripersekutuan e na lanë qëllimisht në mjerim, por ne jemi gjallë akoma dhe nuk do të lëmë as PD-në dhe askënd tjetër të vazhdojë të luajë me ne.

Sot bëhet 1 vit nga fillimi i grevës së urisë të burgosurve politik të cilët u përballën me diktaturën e re e të ndyrë. Dihet tashmë se si u sollën me ata që guxuan të ngrihen kundër asaj tiranie që tani nuk është më falë dhe perpjekjeve e sakrificave sublime të të burgosurve politik. Për të ardhur kjo ditë dhanë jetën e dëshmorit Lirak Bejko dhe u vetë sakrifikuan Gjergj Ndreca dhe Gëzim Hamiti. Përkujtimin e grevës do ta bëjmë në datën 10 tetor, ditën kur u martirizua pishtari i gjallë Lirak Bejko.

Sot nuk ndiqemi më 24 orë me policë nga mbrapa, por problemet e tjera janë rënduar së tepërmi, si shëndeti, ekonomia dhe përkrahja sociale. Shpresojmë që qeveria aktuale të marrë në shqyrtim sa më parë problemet tona.

*Kryetar i SH.B.P.SH.

Nga Skënder Tufa* September 23, 2013 20:24
Komento

3 Komente

  1. Niko Maloku September 23, 22:21

    Megjithese nuk kam qene i persekutuar shpreh indinjaten dhe mospajtimin tim me veprimet e kryera ndaj varrezave te ish-te persekutuarve. Cdo spekulim me kete akt hedh dyshime tek vete spekuluesit.

    Reply to this comment
  2. lisdushku September 24, 09:41

    Respektoj vuajtjen 50 vjecare te viktimave te komunizmit dhe familjareve te tyre.PD e perdori vuajtjen e tyre per te ardhur ne pushtet dhe per te mbajtur pushtetin me dhune,duke luajtur me gogolin komunist qe ja vishte kundershtarit politik ose mendimit ndryshe brenda partise se vet.Bandat e rrugaceve qe dogjen e plackiten dyqanet e magazinat shteterore ne periudhen 91-92 ishin skalionet e sulmit te PD,me urdher te kesaj partie ata u futen neper kryesite e shoqatave te perndjekurve,duke ushtruar terror,duke grabitur pasurine shteterore ne emer te perndjekurve,duke rrethuar lale Osmanin si `te ndershmin` Doksboru,qe te bekonte `clirimtarin`,antikomunistin me te terbuar qe pat pare bota,Sali rame Berishen.Ministria e rendit duhet te beje ceshte e mundur te gjinden autoret e thyerjes se varreve ne mallakaster,se mos dali si vrasja Azem Hajdarit,.Rajshtagut ja vune flaken nazistet.Populli hallexhi qe punon per kafshaten e bukes nuk thyen varre!

    Reply to this comment
  3. Meqe doni ta dini September 25, 23:30

    “Te persekutuar” na cate majen e veshit me propoganden tuaj anti-historike! Ju keni qene dhe jeni nje tufe halabakesh burgaxhinj,qe tash e 23 vjet na shisni perralla e dengla per “heroizmat” e Tomy dhe Jerry-it!Funderrina keni qene prandaj rate ne burg!Njeriun e ndershem dhe punetor,te drejte e patriot,kerkush nuk e ngacmoi!Hajdutet,mashtruset,karrieristet,vrasesit e perdhunuesit mire ja u bene qe i rrasen brenda! Ishte rehat shoqeria, aspak vjedhje,vrasje mashtrime…Sa dolen “ish te burgosurit” nga burgu,u qelb vendi!Moren dhe mbiemrin “politike”,e na dolen te gjithe “te persekutuar”. Maskaralleku mori cilesine e virtytit!Nuk late gje pa bere rishtaz!Prap se prap e treguat veten se kush ishit e kush jeni!

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*