Jo më “tym i shenjtë”, Papa Françesku ndalon shitjen e cigareve

November 10, 2017 14:44

Jo më “tym i shenjtë”, Papa Françesku ndalon shitjen e cigareve

Papa Françesku ka urdhëruar ndalimin e shitjes së cigareve brenda Vatikanit nga viti i ardhshëm për shkak të shqetësimeve për shëndetin. Zëdhënësi i Selisë së Shenjtë, Greg Burke, tha se vendimi i Papës ka ardhur pasi Vatikani nuk do që të bashkëpunojë me një praktikë që dihet se dëmton shëndetin e njerëzve.

Sipas statistikave të Organizatës Botërore të Shëndetit, duhanpirja shkakton mbi shtatë milionë vdekje në botë, çdo vit.

Cigaret janë shitur me çmim më të ulët për punonjësit e Vatikanit dhe pensionistët.

Pjesa më e madhe e turistëve në Vatikan thonë ndërkohë se është një ide e mirë ndalimi i shitjes së cigareve.

Vatikani, një qytet shtet i vogël, i rrethuar nga Roma, është një nga të paktat shtete që ndalon duhanin.

Bhutani, ku duhanpirja konsiderohet e dëmshme për karmën e njeriut, ka ndaluar shitjen e tij në 2005. Kështu, shumë shpejt, i vetmi tym që do të shihet të ngrihet mbi Vatikan, do të jetë ai që del nga oxhaku i kapelës sistine që tregon votën e kardinalëve që zgjedhin një Papë të ri.

November 10, 2017 14:44
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*