“Negociatat / Për Shqipërinë dukej që në fillim që ishte e vështirë”

October 19, 2019 10:12

“Negociatat / Për Shqipërinë dukej që në fillim që ishte e vështirë”

Ekspertja Valesa Esch shpjegon pёr DW vendimin e samitit tё BE-sё mbi negociatat me Shqipёrinё dhe Maqedoninё e Veriut.

Sipas saj, ky vendim nuk nёnkupton fundin e perspektivёs sё anёtarёsimit.

DW: Pas shpresave tё mёdha, erdhi njё zhgёnjim i madh pёr Maqedoninё e Veriut dhe Shqiprёinё. Samiti i BE-sё nuk solli lajm pozitiv, pra njё datё pёr fillimin e bisedimeve tё anёtarёsimit, gjё qё ngjalli zhgёnjim dhe humbje shprese. A pritej njё vendim i tillё?

Valeska Esch: Unё besoj qё kishte drojё pёr njё rezultat tё tillё, por unё shpresoja deri nё fund, qё kryetarёt e qeverive dhe tё shteteve do tё mund tё binin dakord tё paktёn tё hapnin bisedimet me Maqedoninё e Veriut. Qё pёr Shqipёrinё konsensusi do tё ishte mё i vёshtirё, kjo dukej qysh nё fillim. I gjithё procesi i anёtarёsimit bazohet nё parimin e kondicionimit dhe qeveria e Maqedonisё sё Veriut i pati pёrmbushur tё gjitha kushtet pёr hapjen e negociatave. Madje qeveria ia doli qё tё gjejё edhe njё kompromis pёr emrin me Greqinё, e cila pёr vite me radhё pengonte avancimin e procesit tё integrimit nё BE. E njёjta gjё vlen edhe pёr Shqipёrinё, e cila realizoi njё reformё tё vёshtirё nё sistemin e drejtёsisё. Tani varet nga BE-ja, qё t’i vlerёsojё kёto pёrparime dhe tё hedhё hapin tjetёr, duke i hapur negociatat.

DW: Gazeta austriake „Standard” bёn njё krahasim tё tillё: „Eshtё ngjashёm sikur tё pёrjashtohet nga shkolla nxёnёsi mё i mirё i klasёs”. Nё Shkup janё tё bindur qё u bёnё tё gjitha pёrpjekjet e mundshme pёr tё marrё njё datё konkrete. Emri i vendit u ndryshua nё interes tё integrimit nё BE. Presidenti Macron flet tani pёr nevojёn e njё metodologjie tё re tё procesit tё zgjerimit dhe konstaton, se duhet ende kohё. Si e shpjegoni ju kёto deklarime tё tij, ҁfarё qёndron pas kёsaj?

Unё jam dakord me presidentin Macron pёrsa i pёrket rёndёsisё sё reformimit tё procesit dhe konceptimit tё tij nё mёnyrё mё efikase. Çdo reformё e procesit, qё forcon bisedimet e anёtarёsimit dhe nё radhё tё parё reformat nё vendet pёrkatёse, ёshtё jo vetёm nё interesin e BE-sё, por edhe tё vetё vendeve tё Ballkanit Perёndimor. Por unё mendoj qё metodologjia e re e njё procesi zgjerimi nuk ёshtё nё kundёrshtim me hapjen e negociatave tё anёtarёsimit. Me Serbinё dhe Malin e Zi kemi ndёrkohё dy vende nё fazёn e negociatave me BE-nё dhe ҁdo reformё e procesit duhet tё vlejё edhe pёr kёto dy vende. Vazhdimisht ka pasur reforma gjatё proceseve nё vijim dhe nuk duhet humbur edhe mё tej kohё pёr t’i vazhduar pёrpjekjet e reformave nё vendet e rajonit nё kuadёr tё bisedimeve tё antarёsimit.

Çfarё pasojash mund tё ketё shtyrja e bisedimeve tё BE-sё me Maqedoninё e Veriut dhe Shqipёrinё pёr pjesёn tjetёr tё vendeve tё Ballkanit?

Unё besoj, qё shtyrja do t’i forcojё skeptikёt nё rajon, tё cilёt mendojnё, se BE-ja nuk ka mё interes nё integrimin e vendeve tё Ballkanit Perёndimor. Vendimi, sipas meje, e dobёson parimin e kondicionimit, prej nga bazohet procesi. Me mungesёn e aftёsisё pёr njё vendim tё pёrbashkёt pozitiv, BE-ja e ka dёmtuar kredibilitetin e saj nё rajon duke i zhgёnjyer njerёzit. Njёkohёsisht ёshtё e qartё, se ky vendim nuk nёnkupton fundin e perspektivёs sё anёtarёsimit. Edhe kjo u theksua nё samit.

A mund tё thuhet, se samiti sa i pёrket ҁёshtjes sё zgjerimit ishte njё dёshtim pёr kancelaren gjermane Merkel dhe fitore pёr presidentin francez Macron?

Unё nuk mendoj, qё nё njё samit tё tillё bёhet fjalё pёr fitore apo humbje tё politikanёve tё veҁantё. Qeveria gjermane e ka bёrё tё qartё, se e mbёshtet hapjen e bisedimeve tё anёtarёsimit si me Maqedoninё e Veriut edhe me Shqipёrinё dhe Gjermania ka investuar shumё nё rajon. Kancelarja gjithmonё ka theksuar, se njё integrim i Ballkanit Perёndimor nё BE nuk ёshtё vetёm nё interesin e kёtyre vendeve, por veҁanёrisht edhe nё interesin e vet BE-sё. Qё nuk u arrit njё vendim i pёrbashkёt, ёshtё pёr tё tё ardhur keq, por kjo nuk duhet tё jetё arsye pёr t’u dorёzuar. Kancelarja dhe presidenti Macron vazhdojnё tё jenё tё njё mendimi, se e ardhmja e vendeve tё Ballkanit Perёndimor ёshtё nё BE. Mospёrputhje ka vetёm pёr ҁёshtjen, nёse duhet tё hapen bisedimet para apo pas reformimit tё procesit. Tani varet nga Franca qё tё ofrojё propozime konkrete dhe bashkё me partnerёt europianё tё gjejё zgjidhje, pёr ta vazhduar sa mё shpejt tё jetё e mundur procesin e integrimit.

A mos vallё ekuilibrat nё BE po zhvendosen?

Sfida mё e madhe nё aspektin e hapjes sё negociatave tё anёtarёsimit, ashtu si edhe pёr shumё vendime tё tjera, qё merren nё nivelin e BE-sё, ёshtё parimi i unanimitetit. Nuk ka nevojё pёr zhvendosje ekuilibrash pёr tё penguar vendime tё tilla, sepse mjafton vetёm njё vend qё ёshtё kundёr vendimit pёr ta penguar atё. Kohёt e fundit vazhdimisht kemi parё, se sa i vёshtirё ёshtё bёrё unanimiteti nё kёshill pёr ҁёshtje tё ndryshme. Ndaj njё numёr mё i vogёl vendimesh, qё duhen marrё nё unanimitet, do ta lehtёsonte nё pёrgjithёsi procesin e vendimmarrjes dhe do tё rriste funksionalitetin e BE-sё.

 

*****

Valeska Esch, ёshtё drejtore e Programit pёr Europёn pranё Institutit Aspen nё Gjermani.

October 19, 2019 10:12
Komento

7 Komente

  1. intelektuali October 19, 11:30

    Bullafiqja Valeska Esch qe flet me klishe parafabrikate si te gjithe komisioneret e BE-se, njashtu si komisioneri Hani pa porta qe i fshehu vendeve antare te verteten tragjike te situates te Demokracise ne vendin tone:

    MOS I TREGONI SHQYPTAREVE SE KU I KANE ARAT!

    sepse:

    A e njeh ti o Valeska Esch Bashkim Ulajn e Edvin Droges? Po Saje Qorrin e Rilindjes Enveriste, po Taulant Xibraken me shume Toyota kokaine nga pas? Po Gjushin me Avdulajt e Krimit qe vidhnin jo vetem fondet publike si kulcedra te papara, por nga pergjimet e Prokurorise me bekimin e Gjykates rezultoi se vidhnin edhe votat, ne Durres sikur ta kishin elektoratin skllav te mafies se tyre, pak a shume njesoj si ne Diber kur bedelat “police” te Edvinit vidhnin votat ne Diber e gjetke duke komunikuar me Bosin e Rilindjes, Edi Rama me nje gjuhe rrugaci ordiner qe cuditi edhe gazeten me te madhe ne Gjermani “Bild” nese e ke lexuar. Kjo situate JO! kategorike jo vetem e Macronit dhe jo vetem e Frances sic e komenton ti pa te drejte me hipokrizine e komisionereve te Mogherinit qe nuk mendojne fare per fatet e popujve por per pagat e tyre te majme ne BE, tregon mese miri se Edvin Drogen nuk e ndihmoi dot as mafiozi miliarder George Soros me parate e tij, as shefi i PES-it te Mogherinit, spiuni i KGB-se dhe i Putinit ne BE, Sergei Stanishev qe ne vendin e tij eshte nen hetim per korrupsion me gjithe dy grate e tij hajdute, as Lukunia e llafoqylsave si puna jote qe hiqen sikur duan t’i ndihmojne Shqypnise, por bejne pikerisht te kunderten:

    MBULOJNE MUTIN ENVERIST TE EDVIN DROGES ME RECEL DEMAGOGJIE PATRIOTIKE

    njashtu:

    Sic bene gjate mandatit te tyre edhe ambasadori i panerum Lu i George Sorosit ne Tirane dhe ambasadorja hajdute e Mogherinit, Vllahutin do kohe me pare,

    prandaj:

    Ne, intelektualet properendimore qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Enverit ku ben pjese edhe babai famekeq i Edvin Droges, Kristaq Rama bashke me dajkon e tij xhelat dhe spiun te Enverit, Spiro Koleka te themi o bullafiqja hipokrite Valeska Esch:

    MOS I TREGO SHQYPTAREVE TE NDERSHEM SE KU I KANE ARAT!

    Reply to this comment
  2. Adih October 19, 14:09

    Kete mesele mund ta komentojme edhe ndryshe. Se pari politikanet mbare si PS PD e LSI nuk e duan shqiperine ne BE. . Sot jane me se.te lumtur Nuk duan diktatin e ligjit te BE dhe transparenten e saj.Por popullit shqiptare i prish shume pune mos inkuadrimi. Do deshiroja tna pranonin. per ti kerkuar llogari ketyre alabakeve tane me gjithe skane bere as edhe nje detyre shtepie ngarkuar nga BE.Pse me ligjin 7501 me kooperativa bujqesore do na pranojne.Ku shkelen me kembe trojet e pronareve.nga pardesy bardhet e R .Alise . .

    Reply to this comment
  3. Genti October 19, 15:37

    Nuk e kuptoj pse behet kaq e madhe kjo meseleja e negociatave. Shqiperia pjese e Europes eshte gjegrafikisht. Edhe njerezit mundet te vizitojne Europen e te ikin e vijne. Tani se nuk jemi pjese e klanit te BE-se, pune e madhe, me mire. Antaresimi ne klanin e BE-se nuk do sjelli ndonje mireqenie te dukshme per Shqiperine. Rrogat dhe varferia po ato do jene. Politikanet po te te njetit kallep do jene. Thjesht do shtohen taksat. Ndoshta shume e shikojne BE-ne si nje opsion per te shkuar e punuar atje, per te perfituar te ardhura me te mira, por edhe ata qe kane mundesine te ikin per te punuar, kane ikur me kohe. Si eshte zbrazur Shqiperia? Apo kane shkuar ne ndonje sistem djellor tjeter.

    Duhet ti shikojme gjerat me racionalitet. C’fare ekzaktesisht perfiton Shqiperia nga antaresimi ne BE? Eshte e natyrshme qe BE perfiton me teper, sepse plani eshte qe te antaresohet Shqiperia Kosova dhe Maqedonia ne te njejten kohe, pasi pavaresia e Kosoves te jete pranuar nga Serbia dhe Serbia e Mali i Zi te jene bere anetare te plota BE-se me pare.

    Reply to this comment
    • Hosteni October 19, 19:50

      Cfare fiton Shqiperia ?! Shqiperia nuk fiton asgje. Fitojne politikanet qe do vjedhin edhe ato fondet qe do vinin nga EU-ja. Ndersa shqiptaret e thjeshte do ja mbathnin nga syte kembet ne perendim, por me ndryshimin qe do mund te punonin pa patur frike se do i trokase policia ne dere, duke i kthyer mbrapsht se kane kaluar tremujorin, apo kane punuar ne te zeze.

      Reply to this comment
  4. Saras October 20, 05:51

    Bravo intelektuhaleja……dhe presim integrimin ne..

    Reply to this comment
    • intelektuali October 20, 08:17

      Sarasi HALJA e Enverit:

      Beji te fala Bashkim Ulajt te Edvin Droges, Saje Qorrit te Habilajve dhe Gjushit te Avdulajve qe edhe ata po e presin me padurim integrimin e Shqypnise ne BE per te vjedhur dhe droguar lirisht jo vetem shqyptaret por edhe evropianet,

      dhe:

      PASTAJ HAJDE TE FLASIM PER INTEGRIMIN SA TE DUASH ME KAFE PERPARA DHE MBASE PSE JO ME NJE TEKE RAKI TE TAJVANI,

      pasi:

      Te kemi shpallur “Armiq te Kllases” te gjithe ata qe e duan Shqypnine si gjithe Evropa, pa droge dhe pa krim, njashtu sic e deshen prinderit tane 70 e kusur vjet me pare, por qe u vrane dhe u masakruan nga xhelatet e Enverit qe ishin baballaret tuaj ne HALEN e Partise se Punes dhe qe e lane Vatanin ne kete derexhe turpi dhe rezili:

      SI NJE FIS PREJ AFRIKE ZULU

      Reply to this comment
  5. kasemi October 20, 08:51

    Ti intelektu … nuk dukesh se je i persekutuar, por je nga ata qe hiqen si te tille, i transformuar nga komunist ne te persekutuar. Vetem komunistet jane kaq kembengules per te folur dhe mbushur mendjen te tjereve se kane te drejte, pamvaresisht se nuk kane, sepse jane nga ai soj qe e çuan kete vend ne kete derexhe.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim