“Jo Trump-it, jo racizmit”, mijëra amerikanë protestuan në Boston

August 19, 2017 19:55

“Jo Trump-it, jo racizmit”, mijëra amerikanë protestuan në Boston

Bostoni është zbardhur këtë të shtunë, me protesta kunder racizmit. Iniciatoret e ketij organizimi në Boston, shpjeguan se nisma ishte per tu solidarizuar me njerezit Virxhinia, pas protestave ne Charlotsville.

Protestuesit, qe mbushen rruget e paralizuan trafikun ne Boston, mbanin ne duar moto me mbishkrime si “Jo Trumpit, jo racizmit” ,” Amerikanet kunder urrejtjes” “Supermacia e Bardhe poshte”.

Nisma, per kete proteste me shume simbolike e me natyre paqesore u mbajt ne disa prej qendrave me te rendesishme te Bostonit.

Protestuesit kishin shprese se nisma e tyre mund te ktehet edhe ne nje platformë kunder propagandes raciste.

Organizatoret e Bostonit i ftuan “liberalet, konservatoret, tradicionalet, e liberalet klasike, madje edhe mbeshtetesit e Trump, qe te ushtrojne te drejten e te folurit lirshem.

Qindra oficere policie u pozicionuan rreth parkut kryesor te Bostonit dhe vendosen barrikada per te penguar hyrjen e automjeteve.

Dhuna e kesaj fundjave ne Virxhinia provokoi nje krize edhe per Presidentin amerikan Donald Trump, i cili nuk u tregua konçiz ne kritikat e tij per supermacistet e bardhe.

Republikanët u ndjenë të fyer kur Trump u duk se mbrojti organizatorët.

“Mendoj se duhen fajesuar të dyja palët. Në çdo histori, ka dy anë”, ishte përgjigja e Trump për gazetarët, në një konferencë të tensionuar shtypi.

Ai dënoi shoferin që përplasi makinën mbi protestuesit duke lene 3 te vdekur e mbi 35 te plagosur , por tha se mes atyre që kishin marshuar në mbrojtje të statujës, kishte shumë njerëz të mirë.

Demokratët pa dyshim, por edhe shumë republikanë, përfshirë John McCain, Jebb Bush, Marko Rubio, Pol Ryan e të tjerë, kanë dënuar ashpër supremacistët e bardhë dhe fjalët e Presidentit, duke thënë se s’mund të ketë barazi morale mes protestave kundër racizmit dhe atyre pro tij.

August 19, 2017 19:55
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*