Jo veç fason dhe call center

Fatmir Gjoni November 17, 2015 16:07

Jo veç fason dhe call center

Zhvendosja e bizneseve drejt Shqipërisë për të përdorur krahun e saj të punës i është prezantuar tregut vendas dhe atij të huaj nëpërmjet “fasonit” dhe “call centers”. Të parat shfrytëzuan krahun e lirë të punës dhe papunësinë e lartë të gjinisë femërore. Kurse tek e dyta, identifikuan edhe shfrytëzimin e njohjes në masë të gjuhës italiane sidomos tek grupmoshat e reja.

A janë këto punët ideale që të papunët shqiptarë kërkojnë? Mbase jo. Por le të mos mendojmë se Shqipëria duhet të jetë tërheqëse vetëm për këto dy lloje shërbimesh. Në shumë vende, punësimi i ardhur nga zhvendosja e bizneseve (outsourcing) shkon deri në 10% të të punësuarve. Dhe kërkesa e bizneseve anembanë botës për të zhvendosur reparte, procese, departamente apo funksione të vecanta tashmë mbulon qindra-mijëra variante duke filluar nga IT, shërbime teknologjike e deri tek ndërtimi e industria e turizmit. Por a është analizuar ndonjëherë me detaje tregu global i këtyre shërbimeve, gama e tyre dhe a janë marrë ndonjëherë në analizë kapacitetet njerëzore shqiptare për të parë nëse ato mund të shfrytëzohen edhe ndryshe? Dhe kur them ndryshe dua të them ndryshe nga emigrimi si zgjidhje e detyrueshme. Tregu global i outsourcing vlerësohet të jetë rreth 83 miliardë dollarë. Dhe arsyeja se pse këto biznese zhvendosen ka logjikë biznesi – “pse duhet të paguash dikë për të bërë diçka kur mund të gjesh dikë tjetër edhe më lirë?”. E në këtë rast Shqipëria është një mundësi për shfrytëzimin e burimeve të saja njerëzore, me gati rreth 70% të popullatës të vlefshme për punë. Dhe ky shfrytëzim mund të dalë lehtësisht matanë call center dhe fasonit. Ashtu siç India është fokusuar në shërbimet financiare apo Turqia në ato mjekësore, edhe Shqipëria mund të pozicionohet në shërbime të tjera të reja të cilat do i mundësonin mbajtjen e popullatës larg emigrimit si edhe do kontribuonte direkt në zhvillimin e saj.

Fatmir Gjoni November 17, 2015 16:07
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Sondazh

A ËSHTË EDI RAMA I MAJTË?

Shiko rezultatin