Jo vetëm Butrinti, por të gjitha pasuritë mund të jepen me koncesion. Futet në lojë edhe Parlamenti

November 9, 2019 21:50

Jo vetëm Butrinti, por të gjitha pasuritë mund të jepen me koncesion. Futet në lojë edhe Parlamenti

Jo vetëm Butrinti, por të gjitha pasuritë e trashëgimisë kulturore në Shqipëri do të jepen me koncesion te privatët. Ministrja e Kulturës, Elva Margariti mohoi një gjë të tillë pak ditë më parë në prezantimin e Planit të Përgjithshëm të Menaxhimit të Butrintit, por një udhëzim i firmosur prej saj në datën 14 tetor 2019 sqaron përfundimisht se vizioni menaxherial i kësaj qeveriëe për pasurinë është vetëm një: Privatizimi de facto.

Udhëzimi titullohet “Për miratimin e kritereve dhe procedurave standarde të kalimit të pronës në administrim” dhe përmes tij përcaktohen

kriteret dhe procedurat standarde për kalimin në administrim të pasurive kulturore publike të:

a) institucioneve publike qendrore;

b) njësive të vetëqeverisjes vendore;

c) fondacioneve  të themeluara nga institucionet e specializuara të trashëgimisë kulturore, të përcaktuara në  pikën 1, të  nenit 28, të ligjit nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”;

d)  fondacioneve  të posaçme të trashëgimisë kulturore

Udhëzimi përcakton tri kategori pronash nëse mund të shprehemi kështu: ato me rëndësi lokale, ato me rëndësi kombëtare dhe ato me rëndësi universale. Siç është e qartë, me Rëndësi Universale konsiderohen ato pasuri që kanë statusin e mbrojtjes nga UNESCO dhe këtu duhet të kuptojmë patjetër Butrintin që është thela e fundit që zhvatet nga hapësira publike.

a)  pasuritë  kulturore  të  paluajtshme  me  vlera arkeologjie dhe atyre të kategorizuara “me rëndësi universale”,  “me  rëndësi  kombëtare”  ose  “me rëndësi lokale”;

b) muzetë publikë qendror.

3. Në rastin e  shkronjës “a”, të pikës 2, të këtij kreu,   pasuritë   kulturore   publike   të   luajtshme kalojnë  në  administrim  së  bashku  me  pasurinë kulturore publike të paluajtshme sipas parashikimeve në marrëveshjen e administrimit.

4.   Pasuria kulturore publike u kalon në administrim subjekteve të përcaktuara në pikën 1 të këtij kreu me qëllim  mbrojtjen, ruajtjen, restaurimin,  vlerësimin  dhe  dhënien  në  përdorim sipas formave të parashikuara në ligjin nr. 27/2018 “Për trashëgiminë kulturore dhe muzetë”.

5.   Kalimi në administrim direkt i pasurive kulturore publike, në favor të institucioneve publike   qendrore ose njësive të vetëqeverisjes vendore bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave me    propozim të ministrisë  përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

6.  Kalimi  në  administrim  indirekt  i  pasurive kulturore “me rëndësi kombëtare” dhe “me rëndësi lokale”  fondacioneve  të  themeluara  nga institucionet e specializuara ose ministria përgjegjëse   për   kulturën,   ose   fondacioneve   të posaçme    të    bashkëthemeluara    nga    ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore me partnerët strategjikë, bëhet me vendim të Këshillit të Ministrave me  propozim të ministrisë përgjegjëse për trashëgiminë kulturore.

7.  Kalimi në administrim indirekt të pasurive kulturore “me rëndësi universale” fondacioneve të themeluara  nga  institucionet e  specializuara  ose ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore, ose fondacioneve të posaçme të bashkëthemeluara nga ministria përgjegjëse për trashëgiminë kulturore me partnerë strategjikë, miratohet nga Kuvendi

thuhet në udhëzim.

Pra për thelat e mëdha përdoret Parlamenti njësoj si për koncesionet e tjera.

Ndonëse në dukje nuk është e qartë se çfarë do të thotë “administrim indirekt” kjo sqarohet në përmbajtjen e vet në dy pika të tjera: së pari në kriterin që është vendosur për subjektet që kanë të drejtë të aplikojnë për themelimin e një fondacioni dhe atyre që quhen partnerë strategjikë, pra që kanë të drejtë marrjen në administrim të këtyre pasurive e që është ai i përvojës minimale 5 –vjeçare në këtë fushë.

Ky kriter përputhet në fakt me kohëzgjatjen e kësaj qeverie, çka lë dyshime të arsyeshme për të besuar se kompani që mund të jenë krijuar së fundmi të shpallen nesër si administratorë duke njollosur një process që edhe sikur të zbatohet korrekt me ligjin minimalisht kërkon debatim publik. E dyta është procedura e parashikuar për aplikimin dhe lidhjen e marrëveshjes së administrimit.

Lexoni se çfarë përmban ajo:

Pyetja që shtrohet këtu është: Çfarë roli ka Ministria në këtë bashlëpunim formal që vendoset?

E dyta, për Butrintin lind pyetja se çfarë roli do t’i lihet Fondacionit me të njëjtin emër dhe pse bëhet kalimi në administrim kur të ardhurat e këtij parku janë 1 milionë dollarë në vit?

Shqipëria ka vuajtur nga keqmenaxhimi, kjo është e vërtetë. Por është e pasqaruar se përse ky keqmenaxhim çon në zgjidhje të tilla dhe jo në përpjekje për të përmirësuar diçka. Dhe kjo ka vetëm një përgjigje: Bijtë e Rilindjes po ndajnë pasurinë për veten e tyre dhe pasardhësit, edhe pse dikur në vitin buzagaz 2013 dolën e bënë teatër me pronarët që kishin dalën në Butrinti. Kush beson më se këto akte qepen për interesin publik?

 

ResPublica

November 9, 2019 21:50
Komento

17 Komente

  1. mirel November 9, 21:58

    Qelbesirlleku i Ramutit qe ai e quan Rilindje
    Ku jeni mo, plera “socialiste”?

    Reply to this comment
  2. betixho November 9, 22:03

    Nuk i dimë hollësitë e këtij studimi,as qëllimet që duhet të jenë parashtruar për mënyrën e manaxhimit,raportet me ruajtjen dhe thellimin e studimeve të mëtejshëme të sitit arkeologjik,pronësinë,rolin e Instititit Arkeologjik Shqiptar,pozicionin e tij të ri.Kur z’dimë këto,nuk jemi as në gjëndje të nuhasim ndonjë prapaskenë,si p.sh.kush qëndron pas këtyre ideve,grekët,anglezët,amerikanet,francezët apo italianët,kur zëmë në gojë këto shtete nuk kam parasysh qeveritë,por individët me prejardhje kombësie të ndryshme të këtyre shteteve.Pra nuk jam në gjëndje si qytetar i thjeshtë të kuptoj nëse merr përparësi manaxhimi fitim prures apo rritja e burimeve financiare per thellimin e kerkimit dhe mirembajtjes,apo të dy bashkë,apo marrja në dorë nga arkeologe më të specializuar per thellime zbulimi e interpretimi të metejshëm duke mënjanuar specialistët tanë zbulues e kontribues të shquar të sitit deri tani,pengimin e studentëve tanë në fushatat e tyre specializuese deri në arrijtjen e një mënjanimi komplet të instituconeve shqiptare dhe marrja në dorë më vonë nga pronarë grekë apo në shërbim të grekëve të cilët do thellojnë edhe më shumë përkatësinë e sitit duka e kamufluar me pretendimet e qëllimeve të Megalidesë.
    Sepse nuk kuptohet se kultura greke nuk është kultura e një populli,por kultura e shquar mesdhetare të cilët u shprehën dhe morën pjese në këtë qyteterim falë shpikjes së shkrimit,ketij instrumenti madhor per të shprehur mendime të shkruara njësoj sikurse shpikja e internetit dhe aifonave të sotëm,të cilët u perqendruan për shkollim,mesim e veprim ne një zonë të caktuar të botes siç qe zona e Egjeut.
    Isokrati i famshem ka thënë: “Ellines ine i metekondes tis elliniks pedhias”që do të thotë:
    “Grekë janë pjesmarrësit në shkollimin grekë”.
    Prandaj për të mos e zgjatur duhet që ky problem të rikthehet te Instituti i Arkeologjisë,jo te disa “lojtarë” të nstitutit por tek institucioni,te forumet, te asamblea te shkencëtaret ashtu siç thotë zonja Nallbani.Zonja Nallbani më ka terhequr vëmendjen me preokupacionin dhe denoncimin e saj ne shkallen me te lartë.Një profesioniste që po denoncon dhe që e shtjellon si një perpjekje “djallezore të pa principtë e të pa parë”.Edhe unë i qytetar që mund ta kem krejtesisht gabim,por si qyetatr kerkoj që kejo çështje ti nënështrohet shqyrtimit te institucioneve dhe mëndjeve shkencore.Unë them se zot i gjithë sitit dhe gjithe siteve të tjera të Shqiperisë,i tëgjitha studimeve dhe praktikave studentore të jetë vetëm në dorën e shtetit ,pra,në dorë të institucioneve shkencore shqiptare.Duhet të jetë ajo dhe vetëm ajo që do zgjidhë studimet e thelluara,duhet të jetë ajo per lidhjen me institucione nderkombetare apo shkencetarë e arkeologë të huaj dhe marreveshjeve të zhvillimit shkencor perkatese.Institucionit perkates duhet ti alokohen fondet e duhura per te kryer gjithë programin e zhvillimit dhe ruajtjes,mirembajtjes, drejtimit dhe manaxhimit.

    Reply to this comment
    • mirel November 9, 22:20

      Per cfare institucione e ke fjalen?
      Ketu jane te gjitha institucionet leve e mafies ne pushtet.
      Cdo me thene te kesh dyshime dhe paqartesi kur keta po e shkaterrojne shtetin hapur fare, me pasuri, me histori dhe me tradheti-shitje territoriale.

      Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 11, 16:15

      beti mi beti!
      ke shkrujt shumë bukur,por pa tru si gjithnjë!!
      “Kur z’dimë këto,…..”fillo e pyet për ti ditur dhe mos përhap këtë tip droge që po përpiqesh të na shesësh!!
      mos thuaj se ” meqënëse nuk dimë gjë duhet të vazhdojmë gjumin dhe nuk duhet të pyesim”!!
      shumë nga këto ulërima,janë pyetje!!asgjë më tepër!!
      beti mi shitëse opjumi!!
      këta po na shesin për të fituar vetë,asgjë tjetër!nuk di ku e ke hallin ti!!
      je pjesë e fitimit apo e budallallëkut popullor??

      Reply to this comment
  3. PRENG PJETRI November 9, 22:06

    Sa i bukur slogani.
    Sa të mallengjen.
    Sa keq kur mbretëron shejtani.
    Sa shumë po rremben!
    ***
    Sa shumê i besuam.
    Sa shumë e mirpritëm.
    Sa shumë u hidheruam.
    Sa shumë na nxiu ditën.
    ***
    Sa i bukur slogani.
    Sa fort duartrokitem.
    Sa shumë hanë shejtani.
    Sa na thau pitën!
    ****
    Per Shqiperinë qe duam!
    Per qytetarin mendojmë.
    Sot Shqiperinë e rruanë.
    Na lanë me gisht n’goj!
    ***
    Sa i bukur slogani!
    Per Shqiperin që duam!
    Bash si vetë shejtani
    Shqiperinë e rruan!
    ***
    Kur të afrohet dita.
    Votat na kerkojnë.
    Si djajt më shirita.
    Vendin e rrethojnë!
    ***
    Zgjohu o popull..
    Zgjohu nga letragjia.
    Djajt po ju vijnë rrotull.
    U dogj Shqiperia!
    ***
    Në krye piramides.
    Sot ka hyp shejtani.
    Bijt e kulqendres bijtë e shtrigës.
    Sa i bukur SLOGANI!!!

    NGA;PRENG PJETRI
    LEZHÊ.

    Reply to this comment
  4. mirel November 9, 22:21

    E o popull shqipkar.
    Futini nje dore “muhabet” per ate kurven e Rrajes..ca muti e ka ai..he se ashtu u shtohet oreksi

    Reply to this comment
  5. demo November 9, 23:53

    Sikur keto pasuri te kultures kombetare,si Butrinti,Apollonia,Bylis etj,te dilnin me humbje,te kishin nje kosto te larte mirembajtje,do ta mirekuptoja ministren,,poor Butrinti nxjerr vetem nga biletat e vizitoreve miljona euro fitime .Cfare te keqe ka shteti qe fut ne arke miljona fitime me te cilat i miremban,paguan ciceronet,bar preresit,mur ndreqesit etj.
    Ja kemi spjeguar perse nuk duhet dorezuar nje pasuri e tille kombetare ne duar Koncesionaresh te huaj..
    Nuk eshte nje fabrike cimento,qe e privatizoi Libanezi dhe e mbylli fare.Ashtu ju tek,E mbylli fare dhe punetoret i hodhi ne rruge se ashtu deshi.
    Butrintin ta merr me gjithe gure dhe ta dergon ne Greqi brenda nates.Ketu te le ca imitime polistetroli,.Cfare do besh ti me Polihajdutin,,Aq sa ne te hame mune ty edhe polihajdutit qe na ben karshillek.Qe pa pike droje ti moj bushter na e plas ne sy-Do ti jap te tera dhe s`keni cfare te beni! Plasni!
    Sikur t`i ka lene jot eme,ajo grekja fonja dhe yt ate ay grekafoni.

    Reply to this comment
    • Lili November 10, 19:40

      Pikerisht pse sjell milliona fitim keta e duan per veti e jo per shtetin e per kulturen shqiptare, ku ky site fitimpruese te ndihmoje per vendet ma pak a jo fitimpruese qe kane nevoje restaurime! Jo keta e duan per veti cdo pasuri kombtare!

      Reply to this comment
  6. . November 10, 03:36

    prandaj s’degjuam asnje premtim nga Rama na fushaten e zgjedhjeve ket qershor pervec gallatave tip Portokalli per Lul Bashen ne takimet elektorale me bazen. Si mund ti premtosh elektiratit se do privatizoj pronen publike, trashegimine kulturore, pasurite kombetare, ekonomine e krejt c’ka mbetur ende.
    Maskarai ne kryeqeveri mban hermetike politikat e qeverisjes. Asnje transpsrence azgjekundi. Poshte PS, poshte Parlamenti.

    Reply to this comment
  7. artan November 10, 10:19

    eshte nje turp i pa pare kjo qe po ndodh. nje shitje e trashegimise kulturore

    Reply to this comment
  8. Agimi November 10, 11:21

    TRAdheti kombetare. E Hapur. E qellimshme

    Reply to this comment
  9. Lili November 10, 12:18

    Po pse te ndalen?! Mos ka socialiste qe do protestoje?! Jo se i kane dhane besen rames e veliajs! Pra mos u cuditni! Vdiqni si komb sepse kete qillim kane! Historia fillon me ta, jo perpara!

    Reply to this comment
  10. Pellazgos November 10, 16:31

    O demo,do pak tru te mendosh si Njeri.
    Buthrotos i Lashte Greke u be nga myslimanet turq Genicere ne Butrint,Agi Saranda emer ky para Osmaneve per 1100 vjet Bizant u quajt Sarande,kur kemi Shen Gjinin qe Shen vjen nga Saint latinisht.
    Kemi Agia Sofian e Jeorgios Kastriotit qe turqit e kane te pushtuar.
    Kemi Kostandino -polis,qendren e Kastriotis qe mori edhe flamurin (fllug) Greke te Bizantit.
    Kemi Karavo Stasin qe te paret tane e quanin Greqisht,kurse turkoallvanosat ne Karavasta!
    Kemi Argjiro-kastros,Keshtjella e Argjiros,qe armiqte e Kombit Epirote te Kastriotit e quajne Gjirokaster,kemi Epidhamnosin e Lashte te Ilyreve qe sot quhet Durres!
    Kemi Emathian qe armiqte e quajne Mat,Ilisus ne Lezhe, Kanonizo Greqisht Kanunet etj.
    Nuk kishte fjale Vendos atehere zoti Demo por Kanonizo.
    O demo te hengert tenja
    E ke te keqen brenda.

    Reply to this comment
    • mirel November 10, 19:21

      Shen vjen nga Saint latinisht, apo latinisht perkon me shqipen pa dorashka fare..
      Se te thuash Agios eshte tjeter histori, o te q.fsha Jorgon e sateme

      Reply to this comment
    • KORÇARI November 11, 22:59

      Ty Palla.z .goja të mbeti palla në gojë , hiqe o derëzi të marrësh dhe ndonjë frymë se do vdesësh me pallë në gojë do vdesësh.

      Reply to this comment
  11. demo November 10, 23:14

    Ja ku i gjeta mente tek ti o Pellasgos analfabet.Po te pakten shko meso greqisht,se po vete 70 dhe shqip nuk mesove dot..
    Argjirokastro nuk ka asnje germe greqisht,sepse Argjiret-Argyret,ishin fis epirot qe jetonte ne Kaonine e Lashte,prane qytetit te sotem te Gjirokastres
    Castrum quhet keshtjella ne latinisht.U ndertua sipas Stefan Byzantinit ne shek.XI.Emri i qytetit e ka kuptimin Keshtjella e Argjireve.Ky idjot analfabet me nofken pellasgos,meqenese nuk di as greqisht,as shqip,kujton se argjir quhet ndonje grek dhe Kastrumin romak e kujton grek.Po Kastro,ke nga Anglia deri ne Afrike.Psh.NEWCASTLE,qe e shqiptojme Njukasell.Eshte Spanja e gjithe e mbushur me Castro.Po pse greket i ndertuan Castrot ne Angli?
    Greket nuk kane pasyr kurre nje Perandori greke.
    Popullsia e lashte greke nuk shkonte pertej gjirit te Ambrakise,ose Gjirit te Prevezes dhe pertej grykave te Thermopileve ku banonin Thraket.Po pse me Maqedonasit e lashte do mburreni ju?Me Perandorine Romake te lindjes do mburreni ju?Aq sa mund te mburret miza ne bythe te kaut:Elerova une aren!
    Po ku e gjete Gjergj Kastriotin ne Kostandinopoje ti?
    Deri ne Adrianopoje ka qene heroi.
    Flamurin me shqiponje e kishin perset,e kishin romaket,e kishin ruset,e kishin polaket,e kishte perandoria romake e lindjes e kishte dhe familja e kastrioteve,edhe familja e Araniteve dhe familja e Muzakave.Vetem greket nuk e kane pasur.
    Kur luftonte Skenderbeu nga Dibra me shqiptaret e tij NUK KISHTE KEMBE GREKU NE BALLKAN.Ishin te gjithe ne Turqi.Edhe ata greke safi qe jane sot ne Greqi i solli turku nga Turqia me marreveshjen e shkembimit te popullsive ne 1923.
    Santa Quaranta eshte emri i manastirit cifut te 40 shenjtoreve,qe kisha greke e sulltanit e perktheu greqisht,meqenese sulltani nuk e duronte dot italishten veneciane,se i kishte armiq..Epirotet ilire e quanin Onkezmi. Emrin Saranda nuk do ta gjesh ne asnje harte,ne asnje dokument para pushtimit turk.
    Cfare ke greke tek Lisus-Llesh dhe Emathia-Mat?
    Jo vetem shen-santum,por egjithe terminologjia e krishtere,tek katoliket dhe ortodokset,vjen nga Latinishtja,sepse shqiptaret e moren krishterimin nga origjinali Psh.Kristo Natale-Kershendella..Kostandini i Madh nga Nishi i Dardanise ishte perandor Romak,nuk ishte skllav grek. Dhe atij zarzavateshitesit grek ne Amerike qe ty si analfabet ta grekezon emrin Kostandinos,ti pellasgos do t`i thuash:-Me ka thene nje profesor shqiptar me emrin Demo qe Kostantin eshte emer romakdhe e ka origjinen nga fjala latine Constant-Qendrestar.

    Reply to this comment
    • anticensurë25642654 November 11, 12:48

      o dem mos u merr me këtë ndyrësirë gërke!!
      si e thua dhe ti,ky dallkauk nuk di asnjë gjuhë!!
      as atë që mbron as atë që shan,dhe aq më pak atë gjuhë me të cilën han!!
      vari hejbet atij,por megjithatë shkrimi është i vlefshëm për të tjerët!!
      për ata që nuk i njohin gjërat aq saktë!!

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim