Jo vetëm marijuanë/ Lazarati, fshati i armëve dhe drogave të rënda   

June 22, 2014 22:18

Jo vetëm marijuanë/ Lazarati, fshati i armëve dhe drogave të rënda   

Operacioni i policisë në Lazarat ka vijuar edhe gjatë ditës së sotme, ku një sasi e konsiderueshme armësh të llojeve të ndryshme janë sekuestruar, ndërsa sasi marijuane janë djegur. Përtej asaj që pritej të gjendej në fshatin e konsideruar si “mbretëria e marijuanës”, aksioni policor “nxori në dritë” edhe drogat e rënda dhe arsenale të tëra armësh.

Një ditë më parë, në Lazarat u sekuestruan 8 kg heroinë, ndërsa sot gjatë kontrolleve u gjet një sasi prej 1.3 kg lëndë narkotike “çokollatë”. Një lëndë narkotike kjo jo shumë e dëgjuar në vendin tonë, por burimet e policisë bëjnë të ditur se vlera e saj është shumë më e lartë dhe se heroina dhe kokaina.

Video:

June 22, 2014 22:18
Komento

3 Komente

  1. labi June 22, 22:22

    ja keni futur kot me kete cmimin e cokollates

    Reply to this comment
  2. Pëllumb zaimi June 22, 22:33

    Suksesi i arritur duhet te mbahet. Ndryshe një ringjallje si “fshat droge” e shumezon me zero cdo sukses te meparshem. Armet nuk me bejne ndonje pershtypje kushedi? Armet jane te lidhura me sigurimin e rrugeve te trafikut. Nje trafikant droge pa armë per mua do te thote se nuk eshte trafikant? Trafiku i droges pa ekzistencen e armeve nuk mund te imagjinohet !? Tung!

    Reply to this comment
  3. ali June 23, 07:32

    “Boset” e Lazaratit nuk kane qene “largpames” ! Sepse normalisht duhet ta dinin se smund te ishin “Republike” pergjithmone. Do te vinte nje dite qe shteti do nderhynte seriozisht.
    Per kete arsye ata nuk u kujdesen qe te fshinin ose te rrallonin prodhimin Canabisit dhe drogave te tjera, Sic edhe po vertetohet dita-dites keto tonelata prodhim Canabisit nuk mund te kultivohen dhe shperndahen pa i pasur “shpatullat” e ngrohta e te fuqishme te pushtetit te djeshem politik me ne krye ish kryeministrin.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*