Anketa: Jo vetëm papunësia, çfarë po na shtyn të braktisim vendin

August 28, 2019 08:41

Anketa: Jo vetëm papunësia, çfarë po na shtyn të braktisim vendin

Banka Qendrore e Austrisë (BQA) publikoi këto ditë rezultatet e një ankete të zhvilluar në fund të vitit 2017 në vendet e cilësuara si rajoni CESEE dhe zbuloi se, 8.3% e personave në moshë pune (25 deri 64 vjeç) synojnë të emigrojnë brenda një viti, por tendencat janë më të theksuara në Shqipëri, Maqedoni dhe Serbi.

Në shumicën e vendeve të rinjtë janë ata që duan të emigrojnë mësë shumti dhe planet për emigracion nuk ndryshojnë nga nivelet e të ardhurave. Pjesa e të anketuarve që synojnë të migrojnë brenda vitit është më e lartë në Maqedoni (17.8%), Shqipëri (11.8%) dhe Serbi (10.4%) dhe më e ulëta në Republikën Çeke (1.9%) dhe Poloni (4.3%).

Emigracioni është më shumë i përhapur tek meshkujt e rinj. Papunësia është arsyeja kryesore që i shtuan drejt emigracionit. Përveç faktorëve individualë ekonomikë, po zgjerohen disa faktorë të tjerë që nuk lidhen me ekonominë personale.

Të jetosh në një rajon i depresionuar ekonomikisht ose në zhvillim , i karakterizuar nga një nivel i ulët i aktiviteti ekonomik, papunësi e lartë dhe të ardhurat e ulëta është gjithmonë një shtysë për emigracion.

Gjithashtu, mungesa e besimit tek institucionet e brendshme i ka shtyrë më shumë banorët e Ballkanit të emigrojnë jashtë vendit.

Emigracioni për arsye të shkollimit të fëmijë për një jetë më cilësore ne kuptimin e shërbimeve dhe cilësisë së mjedisit po i nxit gjithashtu tendencat e reja të emigracionit.

o.j/dita

August 28, 2019 08:41
Komento

2 Komente

  1. Adih August 28, 11:33

    Moj banka qendrore e Austrise ,qe komentoni te verteten ,nuk ju kundershtoj ,por doja tju thoja ,me gjithe se jemi nje vend i varfer ne shqiptaret ju kollofisni ne kurriz te shqiptareve EURO ,e konkretisht llotarine kombetare ,qe ja u dha Sali LARQOFTI vite me pare .,Skishte simbas Saliut kush ta manaxhonte kete llotari I drejtohem hajdutit Sali hajde provoje te maresh llotarine kombetare te Austrise qe e ka shteti ,por do te kapin prej bythesh o Sali anti shqiptari . Keto leke ,te ardhura Austria i perdor ,per pensionet ,rruget ,shkollat dhe mjeksine .Na thoni sa ryshfet i dhate ketij anti shqiptarit te dhunshem me emrin SALI ?? Se ju e lozni bukur ryshfetin per hir dhe interesa te kases Austriake..Sa ryshfet i dhate Fatos Nanaos ,qe do te behet tani President ,per banken me te madhe Shqiptare ,ish Banka e kursimeve ,qe sot quhet Reifeisen Bank Ku Nanas i dhate per te banuar dhe e ze gjumi ne kazinon qe eshte ne kufi me Cekine duke luajtur tre dite ne jave pa pushim .E ka nderuar se dikur e filloi ne kazinone ne BADEN ,por eshte mbushur Badeni me shqiptare dhe tani e ka nderuar kete kazino ,per te mos e pare shqiptaret qe banojne ne Baden …Keni mare dhe te gjithe siguracionet si te makinave te shtepia e dreqi me te birin . Por kujdes ,mos ja u vjedhin prap ne Rinas thaset me volute , qe cdo jave vijne ne Austri ,parate e ketij vendi te varfer qe quhet Shqiperi . .

    Reply to this comment
  2. gim August 29, 09:28

    Po cmendemi ktu ne shqiperi. Ka vetem njerez te cmendur dhe te keqinnj qe kane si qellim te vetem mos rrespektimin e te drejtes se tjetrit per te ekzistuar. Ato parakalimet e dyfishta, zaptimi i hapsires publike dhe private, dhuna ne rruge e neper insitucione. Cdo sekonde eshte nje lufte me te fortin, i cili nuk rrespekton rregullat. Po cmendemi po cmendemi po cmendemi…

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim