Jo vetëm riinfektim, në Shqipëri po shfaqet edhe “Covidi i zgjatur”

February 22, 2021 17:40

Jo vetëm riinfektim, në Shqipëri po shfaqet edhe “Covidi i zgjatur”

“Si rrallë herë, mes rasteve që kemi dëgjuar, mes dy infektimeve të mia kishte shumë pak diferencë, për të mos thënë vetëm dy javë”,  tregon një vajzë 22 vjeçare e cila mendon se është ri-infektuar përsëri me virusin Sars-Cov-2.

E reja shpjegon se ka rreth një muaj e gjysmë që mbart virusi, ndërkaq mjekët i kanë shpjeguar se nuk është transmetuese, sepse sipas tyre nga hera e parë në të dytën, virusi e ka humbur fuqinë për tu transmetuar duke u përqendruar në mushkëri.

22-vjeçarja tha se kur u infektua herën e parë, ekzaktësisht 3 javë më parë nga koha kur mendon se është ri-infektuar, kishte humbje të shijes e nuhatje dhe lodhjet të madhe të muskujve, ndërsa tashmë, që e përshkruan si infektim të dytë përveç simptomave të herës së parë,ka ethe, kollë, temperaturë e duke qenë se virusi i ka prekur mushkëritë disa herë,ka edhe humbje ndjenjash.

A.B tregon se pas kalimit të simptomave herën e parë u bë më e kujdesshme dhe më e përgjegjshme duke ruajtur distancën apo duke mbajtur maskën, veçanërisht në ambientet e mbyllura, por gjendja e shkaktuar nga Covid-19 iu rikthye përsëri.

“Herën e parë, pas marrjes së përgjigjes pozitive për tamponin e kam kaluar si të thuash në këmbë, mjeku e pa që isha mirë dhe më sugjeroi vetëm medikamente të lehta në rast se do të kisha temperaturë. Ndërsa herën e dytë, pra momentalisht po kurohem me tre lloje të ndryshme antibiotikësh si dhe me një sërë vitaminash”, tregon A.B.

22-vjeçarja gjendjes së saj i referohet gjithmonë me dy periudha. Vazhdimisht shprehet “herën e parë apo herën e dytë” duke menduar se është riinfektuar nga Covid-19, por epidemiologu Ilir Alimehemeti ka një tjetër shpjegim.

Sipas tij, fillimisht riinfektimet rrallë herë janë me rrisk të lartë, apo me një gjendje më të rënduar.

“Deri më tani ka shifra riinfektimesh shumë të ulëta dhe rastet e rënda nga riinfektimet janë edhe më të ulëta. Nuk mund të merret një shifër e përgjithshme”, shpjegon eksperti.

Për Alimehmetin rasti i vajzës në fjalë nuk mund të quhet riinfektim, sepse parimisht duhet të kalojnë rreth 45 ditë që të kalojë tërësisht gjendja e Covid-19 dhe ka një sërë faktorësh që duhen analizuar, si cikli i amplifikimeve të tamponit RT-PCR, të cilat duhet të jenë më pak se 30, duhet të analizohet sasia e antitrupave që ka pasur personi, përqendrimi i virusit më parë etj.

“Në këto raste ka shumë pikëpyetje sepse ka një sërë hipotezash që ngrihen. Për shembull një nga pyetjet e para që nuk kemi përgjigje është nëse ka siguri që lezionet në mushkëri janë të reja apo kanë qenë ekzistuese sepse edhe kjo ka rëndësinë e saj”, shpjegon Alimehmeti.

Ndërkaq eksperti thotë se imuniteti natyral ndaj Covid-19 është deri diku i përafërt me vaksinën dhe se sa të rënda mund të paraqiten riinfektimet për të dyja rastet ende nuk dihet.

Por me një paraqitje me pak të dhëna dhe shumë pikëpyetje, si në krye të herës mbi këtë virus, epidemiologu Ilir Alimehmeti shpjegon se rasti i vajzës 22-vjeçare nuk mund të quhet riinfektim, por “gjendje e zgjatur e Covid-19” ose siç thuhet ndryshe në vendin tonë “post-Coivd”.

Çfarë është ajo që quhet “gjendja e zgjatur e Covid-19”?

“Gjendja e zgjatur e Covid-19” është një term për të përshkruar efektet e Covid-19 që vazhdojnë për javë ose muaj përtej simptomave fillestare. Studime të ndryshme ndërkombëtare të botuara në revistat mjekësore si “The Lancet” “The Science” e të tjera, tregojnë se Covid në gjendje të zgjatur është i qëndrueshëm për më shumë se 12 javë.

Hulumtimet tregojnë se rreth një në pesë persona që dalin pozitiv për Covid-19 kanë simptoma për pesë javë ose më gjatë, të cilat qetësohen dhe agravohen vazhdimisht. Të dhënat tregojnë se në fazën fillestare (akute) të sëmundjes, Covid-19 i rëndë mund të shkaktojë pneumoni dhe dështim të frymëmarrjes, të cilat mund të rezultojnë në dëmtime të përhershme në mushkëri.

Hulumtimet tregojnë se për disa persona mund të duket si një cikël përmirësimi dhe më pas përkeqësimi përsëri. Këto efekte afatgjata nuk janë vetëm midis atyre që kanë pasur nevojë të shkojnë në spital, por për personat që e kanë kaluar lehtë në fillim Covid-19 si edhe rasti i vajzës që tregoi historinë e saj.

Ndërkohë simptomat e gjata të Covid-19 janë: lodhje, marrje fryme,ankthi dhe depresioni, dhimbje gjoksi, dhimbje të kyçeve ose muskujve.

Sipas studimeve, aktualisht nuk ka asnjë mënyrë për të parashikuar se sa kohë do të zgjasë rikuperimi nga Covid-19 në gjendje të zgjatur, por është e rëndësishme të theksohet se kjo nuk është e përcaktuar totalisht për Covid-19, sepse edhe sëmundje të tjera virale gjithashtu kanë efekte të qëndrueshme.

Përvoja nga viruse të tjera tregon që shumica e simptomave qëndrojnë deri në 2 ose 3 muaj, por kjo mund të mos vlejë për të gjithë. / Si

j.l./ dita

February 22, 2021 17:40
Komento

11 Komente

  1. Dr Lili February 22, 19:44

    Mundet koleg edhe te jete riinfektim me nje variant te ri te virusit qe si ai jug afrikan eshtema i rendse ai qe paten deri tash! Covidi i gjate nuk sjell shenja akute si temperatura te nalta !

    Reply to this comment
  2. Lili February 22, 19:50

    Nuk je post covid mbas 15 dite!!!je halla Covid!

    Reply to this comment
  3. Gzim Kulufi February 22, 20:22

    Viruset e reja koronale jane prej mwse nje muaji ne Shqiperi! Eksperimenti vazhdon me sukses tek kaviet shqiptare. Si, qysh, nga kush ka ardhur ky virus, kete nuk do ta merrni vesh kurre, sepse nuk hyn tek dosjet sekrete, qe deklasifikohen! ne te ardhmen do te behen edhe eksperimente te tjera me kaviet shqiptare dhe, kuptohet, kjo do te mbulohet permes panikeve te tjere qarkullues ne Europe dhe bote! Pra kaviet shqiptare nuk do te kuptojne gje nga eksperimentet e bera, sepse do kujtojne qe jane pjese e fatkeqesise se pergjithshme!

    Reply to this comment
    • Boss February 23, 01:56

      Plani cifut per te zhdukur Shqiptaret dhe per te marre Shqiperine. Ky plan unbe qe ne 1932 kur Erdhi ne Shqiperi Troytsky kryetari i levizjes Boterire Cifute dhe u mahnit nga Shqiperia. Ky plan nuk u realizua sepse Trytskyvdiq nga Malarja dhe erdhiMusolini dje Hitleri ne Pushtet. Shqiperia isjte ne Plan te beheshe Izrael

      Reply to this comment
      • anticensurë25642654 February 23, 09:52

        korona po godet shumë në tru!
        ore boss përse mbuloje kokën me fletë alumini se dhe UFOt janë në veprim!lexojën dhe ndryshojnë mendimet e njerëzve!
        dhe budallenjt na duhen në këtë siklet pandemije!!
        mirë që na zuri korona,por stë lënë rehat as bossët!

        Reply to this comment
  4. Populli February 23, 07:29

    Tani kemi Covidin e gjate e te shkurter, kemi Covidin e trashe e te holle. Kemi edhe Covidin tullac e ate me floke.

    Pritet te dale edhe nje Covid i ri i cili eshte aq inteligjent, dinak por edhe punetor, sa qe mundet ta perdorin per Pizza delivery.

    Bile thuhet se Kinezet kane zbuluar nje lloj te ri Covidi pa bateri, i cili kercen kaq shume ne ajer, sa qe ata po e perdorin qe te hedhin Satelitet ne orbiten e ulet te Tokes. Ky Covidi i fundit nuk e pjerdh fare distancen 1.5 m.

    Pritet qe Manastirliu dhe komiteti i Eksperteve ka edhe nje zgjidhje per Covidin e ri ne muajt ne vijim. Distanca duhet te rritet shume si psh deri ne Hene apo ne Planetin Mars.

    Reply to this comment
  5. Lili February 23, 08:37

    Kemi sot covidin qe po vret shume, po neser po do kemi shume raste me pasojet e covidit sidomos ne mushkri me fibroze tane jetenedhe mundime tane jeten! Kriminelet e pseudo experteve nuk mbajne pergjegjesi as per vuatjet qe kjodo shkaktoje as per koston se do shkaktoje kujdesit shendetesor kjone vitet ne vijim! Ne vend se tefistribuojne maska FP2 e te testojne shpejt gjithe popullaten, keta vazhdojne me masa idioteske qe kane deshtuar kamos di konfinimi me ira e mbyllje vend e pa vend! Testo njerezet pastaj do mbyllen vete kur jane positiv apo nuk do takojne vete njerezet e tyre se infektimet behen se njerezet nuk e kuptojne se munden te jene shpernares te semundjes para se te fillojne shenjat e semundje ( 4-5 ditet e para nuk ka shenja) . Kushton ma mire e eshte ma efikas se pritja e vaksinit! Te gjithe ata se nuk jane prekur ngacovidi deri tash, duhet te testohen mbrenda ne kohe sa ma te shkurt! Qytet pas qyteti ne qofte se nuk kemi fuqi ne shkalle vendit se vetem keshtu kontrolohet perhapja derisa nuk ke vakdinuar te gjithe! Test me pshtym qe kushton ma pak edhe teston shpejt ma shume njereze edhe PCR per rastet positiv asymptomatik kur ku test eshte positiv!

    Reply to this comment
  6. anticensurë25642654 February 23, 16:33

    ““Si rrallë herë, mes rasteve që kemi dëgjuar, mes dy infektimeve të mia kishte shumë pak diferencë, për të mos thënë vetëm dy javë”, tregon një vajzë 22 vjeçare e cila mendon se është ri-infektuar përsëri me virusin Sars-Cov-2.“Si rrallë herë, mes rasteve që kemi dëgjuar, mes dy infektimeve të mia kishte shumë pak diferencë, për të mos thënë vetëm dy javë”, tregon një vajzë 22 vjeçare e cila mendon se është ri-infektuar përsëri me virusin Sars-Cov-2.”
    nuk na mjafton alfred cako që përcakton mënyrat e kurimit të koronës,dhe na tregon historinë e “vërtetë”,por na del dhe një vajzë që na u bëka eksperte e koronës!bile që na ka shpikur dhe variantin inteligjent të saj??
    po rridhni nga trutë o ju të ditës!!
    mo kapni çdo idiotësi që shkruhet të zezë mbi të bardhë!!
    gazeta e besueshme është ajo që ka besueshmëri dhe jo ajo që shkruan shumë e për lumë!!

    Reply to this comment
  7. Lili February 24, 17:56

    Anticensuar, experienca e pacientet eshte me shume vlere , se ne fillim as mjeket nuk e moren seriosisht lodhjen qe shkakton Covidi( shprehe e mire shqip te keput!) as per humbjen e nuhates si shenj tipik nuk e morren mjeket seriosisht ne fillim, edhe per riinfektim qe jane te ralle, ok, prape nuk e besuan mjeket derisa analizat e vertetuàn e ku pacienti tha po e perjetoj ma te rend! Edhe per te ashtu emeriar covid i gjate, pacientet ishin ate qe mblofhen shenjat neper blog e binden mjeket me analizuar punet ma mire: tash cgg do o kardiolog e di rezikun kardiak per nje covid nemenyre afatgjate kjo, ne fillim ku pacientet vishin per dhimbje pa shenj ekg, shume jane etiketuar histerik, po dhimbja eshte e dihet se inflamacioni i damateve vazhdon gjate!

    Reply to this comment
    • Populli March 1, 06:17

      Vendos nje pale syze a derebardhe Lili, se e bere sallate me domate komentin.

      As CIA nuk e deshifron se c’fare do te thuash.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim