John Kerry viziton Tiranën më 14 shkurt

February 4, 2016 21:10

John Kerry viziton Tiranën më 14 shkurt

Departamenti amerikan i Shtetit, përmes një njoftimi zyrtar të pasdites së kësaj të enjteje ka bërë të ditur se Sekretari i Shtetit, John Kerry do të vizitojë Tiranën më 14 shkurt.

Ndalesa e Sekretarit Kerry në Shqipëri është në vazhdën e një udhëtimi 5-ditor, që ai do ta nisë me ndalesën në Mynih të Gjermanisë, ku do të marrë pjesë në Konferencën e 52-të të Sigurisë.

Në këtë ndalesë, ai do të marrë pjesë në takimin e Grupit Ndërkombëtar në Mbështetje të Sirisë (ISSG) për të diskutuar mbi mënyrat sesi të përshpejtohet dhënia fund e konfliktit sirian.

Më tej në Tiranë, Sekretari Kerry do të takohet me krerët më të lartë të qeverisë shqiptare, për të diskutuar mbi integrimin e mëtejshëm euroatlantik të Shqipërisë, si dhe bashkëpunimin e ngushtë dypalësh me Shtetet e Bashkuara të Amerikës.

Pas Shqipërisë, kryediplomati amerikan do të rikthehet në SHBA, ku në Sunnylands, Rancho Mirage, të Kalifornisë do të bashkohet me Presidentin amerikan, Barack Obama, në samitin mes SHBA-ve dhe ASEAN (rajoni Azi-Paqësor), më 15 dhe 16 shkurt.

 

4

February 4, 2016 21:10
Komento

3 Komente

  1. SH.KOLONJA February 4, 21:47

    John Kerry mirse te vije si sekretar i shtetit gjate presidences me demokratike te Amerikes ne shekullin e fundit POR:
    Duhet te beje autokritike per gjendjen tragjike te ketij vendi e ketij populli katandisur nga qeverrisje antishqipetare nen ‘tutelen’ e lobizmit antishqipetar amerikan e diaspores propoganduar nga ‘zeri i Afrikes’ e nen kujdestarine aspak kualifiuese e miope te ‘ambasadoreve’ te pa kualifikuar!
    Qe sekretari amerikan ta marre vesh gjendjen ku eshte katandisur ky vend e ky popull mjafton te ‘lexoje’ e marre te verteta thenjet e nje tjeter sekretari amerikan te mbrojtjes te presidentit Bush Donald Rumsfeld qe i referohet Afganistanit e mbi bazen e kesaj thenje filozofike te nxjere konkluzionet per 25 vjet pa shtet:

    ”Disa gjera jane te njohura,ose jane gjera qe e dime qe i dime.
    Te tjera jane te njohura si te pa njohura,ose qe i dime qe nuk i dime.Por jane edhe te pa njohura qe nuk i dime ose jane gjera qe nuk i dime qe nuk i dime”’

    P.S Ne krahesimin e kesaj thenje per Afganistanin krahesuar me ‘Albanistanin’ perveç pozicionit gjeografik qe i pari ndodhet ne ‘filifistun’ e tjetra ne Mesdhe apo Europe nuk duhet nenvleftesuar fakti se ndersa ne Afganistanin e ‘talebaneve’ kur behen zgjedhje ato i ben shteti dhe fletet e votimit edhe pse shperndahen me mushka neper male rrezultati i zgjedhjeve del brenda 15 ditesh,NDERSA ne Albanistan nuk i organizon shteti 25 vjet se nuk egziston por nje ‘komision’ i 100 ‘partive’ qe quhet LUZI me nja 50 veta qe tere kohen vrasin miza dhe i vjedhin shqipetareve plot ne vit rreth 100.000.000 Milion vetem qe njehere ne 4 vjet te thone :ASGJE!? Se rrezultati i zgjedhjeve 25 vjet nuk e di asnje shqipetar si ai qe voton kot e aqe me teper 60 perqind e shqipetareve qe nuk votojne!Po qe se vjen si Bejker si sot e 25 vjet me pare mos i bjere me qafe ketij populli qe po perjeton mjerimin e ti besh edhe ca shpenzime!
    Simpatizant i Obames.

    Reply to this comment
  2. Monika KryeLopa February 4, 22:53

    Hallall te qofte buka o shqipetari Sh.Kolonja por pyetjen qe e ke lene si plumbi nen lekure pse nuk e tha kur e di se kjo politike antishqipetare nuk arrin ta kuptoje:Kur ky vend dihet boterisht qe eshte pa shtet pa le ‘shtet i se drejtes’ sekretari i shtetit me te madh ne Bote ke ‘burra shteti’ do takoje!? Shpresojme te takoje shoqata jo qeverritare e ndonje intelektual po qe se ka mbetur ose te jape nje konference shtypi ne prezence te gazetareve te huaj!Ndryshe do jete hipokrizi e radhes qe ‘burrat e shtetit’ e marin si imunitet te krimit e korrupsionit.

    Reply to this comment
  3. Shqiptari February 5, 09:11

    Dikush me naivitet kujton se aksi i politikes boterore kalon neper Tirane. Dhe i ben thirrje Sek. Shtetit te USA qe te beje dhe autokritike para shqiptareve(!) USA nuk ka interes ne Shqiperi, aty ku USA ka vertet interes politik apo ekonomik ka nderhyre me kohe. Ne i kemi mbetur ne dore BE. Kur Europa na dha doren, ne mbajtem Ramiz Aline. Sot qe zgjasim ne doren, Europa i ka te lidhura nga refugjatet siriane.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Click here to cancel reply.

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*