Johnson: Brexit, një “jelek me eksploziv” i mbështjellë rreth Kushtetutës

September 9, 2018 18:58

Johnson: Brexit, një “jelek me eksploziv” i mbështjellë rreth Kushtetutës

Ish-sekretari i Jashtëm Boris Johnson e ka sulmuar planin e Brexit, duke e përkufizuar si një “jelek me eksplozivë” të mbështjellë rreth Kushtetutës britanike.

Ai e cilësoi marrëveshjen e kryeministres britanike Theresa May si të “dobët” dhe “patetike”.

Konservatorët e kanë kritikuar Johnsonin për deklaratat e tij dhe i kanë bërë thirrje që të përdorë një gjuhë më të matur.

Shefi aktual i diplomacisë, Jeremy Hunt, ka shkruar ashtu sikurse Johnsoni tek “Daily Mail”, duke kërkuar që njerëzit ta mbështesin kryetaren e ekzekutivit përballë presioneve të jashtëzakonshme.

Mbretëria e Bashkuar do largohet nga Bashkimi Europian në 29 mars të 2019-s dhe plani i qeverisë ka ngjallur reagime te ashpra.

Johnsoni e ka drejtuar në shkrimin e tij gishtin nga Brukseli, duke thënë se ai po tallet me Mbretërinë e Bashkuar, por nga ana tjetër ka fshikulluar edhe Londrën.

“Në çdo fazë të bisedimeve deri tani, Brukseli ka marrë atë që dëshironte“, ka shkruar Johnson, duke shtuar se e gjithë kjo situatë është praktikisht poshtëruese.

Ky është sulmi i dytë i tij brenda javës ndaj strategjisë së kryeministres për Brexit-in.

s.a/dita

September 9, 2018 18:58
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*