Johnson prezanton planin e ri për BREXIT: Kontrolle doganore në territorin e Irlandës

October 2, 2019 23:31

Johnson prezanton planin e ri për BREXIT: Kontrolle doganore në territorin e Irlandës

Me nje ton ultimativ, “pranojeni ose lëreni”, kryeministri britanik Boris Johnson ka hedhur në fushën e Bashkimit Evropian propozimin e tij për Brexit-in.

Gjatë një fjalimi të mbajtur në konferencën e partisë së tij konservatore në qytetin e Mancesterit, kete te merkure, ai propozon kontrolle doganore në territorin e Republikes së Irlandës, pjesë e BE-së. Ndërkohe Irlanda e Veriut , pjesë e Britanisë do ketë një marrëdhenie të ndryshme me BE-në, krahasuar me pjesën tjetër të Britanisë së Madhe.

Sipas propozimit te Johnson-it, parlamentit të Irlandës së Veriut do t’i jepen kompentenca qe kjo Asamble të percaktojë të ardhmen e marredhënieve të saj me Bashkimin Evropian. Per Boris Johnson kjo marrëveshje është “e ndershme dhe e arsyeshme” dhe “publiku nuk do të gënjehet me nga të çmendurit të cilët duan të vonojne ose bllokojnë Brexitin.”

Sipas ligjit te miratuara muajin e kaluar nga parlamenti britanik, kryeministri ndodhet përballë kërkeses qe duhet t’i bëjë BE-së, për një shtyrje të mëtejshme, nëse deputetët britanikë nuk miratojnë deri më 19 tetor, dy ditë pas Samitit të liderëve evropianë, një marreveshje të re. Propozimi final i Boris Johnson pritet të shkojë që sot në Bruksel. Por nëse Johnson do këmbëngulë në devizën e tij “pronojeni ose lëreni”, me siguri lideret e BE do preferonin ta linin këtë çështje, nën një presion të këtillë.

 

l.h/ dita

October 2, 2019 23:31
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim