Johnson: T’u japim hapësirë Kosovës dhe Serbisë të arrijnë marrëveshje

September 10, 2018 09:25

Johnson: T’u japim hapësirë Kosovës dhe Serbisë të arrijnë marrëveshje

 

Senatori amerikan, Ron Johnson, tha në një intervistë për Zërin e Amerikës se zgjidhja e problemeve ndërmjet Kosovës dhe Serbisë duhet të gjendet nga të dyja palët.

Senatori Johnson i cili qëndroi të dielën në Prishtinë, do të shkojë të hënën në Beograd, për të transmetuar siç tha, mbështetjen e Shteteve të Bashkuara për gjetjen e një zgjidhjeje, që “nuk është aspak e lehtë”.

“Pasi të kenë arritur çfarëdo marrëveshje, ne do ta shohim atë për të parë nëse kemi ndonjë shqetësim dhe do të përçojmë ato shqetësime, por tani duam t’u japim Kosovës dhe Serbinë hapësirë nën ombrellën e Bashkimit Evropian, në bisedimet e drejtuara në Bruksel që të gjejnë zgjidhjen. E ritheksoj, nuk do të jetë e lehtë, por besoj se ka dëshirë të sinqertë për të gjetur një zgjidhje”, i tha ai Zërit të Amerikës.

Kosova dhe Serbia ndodhe në një periudhë diskutimesh për të ardhmen e marrëdhënieve ndërmjet tyre nën dritën e ideve për ndarje, shkëmbim territoresh apo ‘korrigjime kufijsh”.

Debatet kanë nxitur reagime në të dyja vendet por edhe ndarje në skenën ndërkombëtare ndërmjet atyre që do të pranonin një zgjidhje të tillë, nëse palët pajtohen dhe atyre që kundërshtojnë idetë e tilla për shkak të drojës nga pasojat në rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Senatori Johnson i quan të ligjshme shqetësimet e tilla.

a.s/dita

September 10, 2018 09:25
Komento

2 Komente

  1. Arben September 10, 10:24

    Kosova.duhet te ndaloje urgjentisht importimin e mallrave serbe.

    Reply to this comment
  2. TLN September 10, 17:10

    Kosovare mos degjoni kete vegel te Putinit. Beni durim deri ne Nentor pas zgjedhjeve per kongres ne Amerike.Gjerat do te ndryshojne dhe administrata pro-ruse e Trump shume shpejt do te marri fund. Durim.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*