Jolanda Osmalliu Koçi shkencëtarja e parë shqiptare në fushën e epidemiologjisë

March 18, 2020 12:25

Jolanda Osmalliu Koçi shkencëtarja e parë shqiptare në fushën e epidemiologjisë

Nga Kastriot Kotoni

Kujtesa për figura të shquara të mjekësisë shqiptare është materializuar në librat aq të çmueshëm të Profesor Flamur Tartarit. Me Profesor Flamurin ishim miq të kahershëm deri ditën që ai u nda nga jeta. Diskutimet për çdo problem të mjekësisë shqiptare ishin si të thuash edhe A-ja dhe Zh-ja e komunikimeve tona.

Ai, po aq pasionant pas punës në spital dhe në katedrën e urologjisë, ishte edhe për të shkruajtur një libër të ri me tema nga më të ndryshmet, por veçanërisht në bërjen e monografive për figura të shquara të mjekësisë shqiptare, ku ai ishte i jashtëzakonshëm për kërkimin dhe pasurimin me material arkivor dhe plotësues për çdo figurë.

Kur e debatonim buxhetin për shendetësinë apo nivelin e pagave për mjekësinë, ai debat ngelej gati për ditë të tëra thembra e Akilit, sepse ai këmbgulte në vlerat e meritokracisë dhe hirarkisë së profesionistëve dhe stimulimin e punës shkencore dhe specializimeve të vazhdueshme të gjithë sistemit shëndetësor.

Debati me argumentat e tij shkencore ishin një shkollë më vete duke më servirur shembuj të jashtëzakonshëm të mjekëve shqiptarë që nga emra si N. Suma, J. Panteqi, R. Frashëri, J. Basho, P. Roci, Sh. Ndroqi, M. Drrasa, Y. Vebiu, F. Hoxha, K. Glozheni, S. Polena, F. Shiroka, Sh. Karaulli, P. Boga, I. Gjylbegu, K. Kërçiku, P. Çina, F. Paparisto, S. Bekteshi, I. Tartari, J. Theodhosi, H. Sulçebeg, M. Agolli, P. Gaçe, K. Mojsiu, J. Koçi, Z. Floqi, A. Safa, B. Preza, P. Kokalari, V. Grillo, Sh.Basha, T. Karagjozi, LL. Ziçishti, B. Elezi, B. Zyma, S. Imami, etj. Jolanda Osmalliu Koçi ishte shkencëtarja e parë e shkollës shqiptare të mjekësisë, – më thosh ndër të tjera, – Profesor F. Tartari dhe i vinte shumë keq që për meritat e saj shkencore asaj nuk ia dhanë edhe pas vdekjes një gradë më të lartë shkencore edhe pse iu propozua nga Këshilli i Lartë Shkencor pranë Kryeministrisë, por diku kjo punë ngeci si çdo fenomen i kohës në vitin 1996.

Jolanda Onsmalliu Koçi në 5 maj të këtij viti do të ketë 80 vjetorin e lindjes dhe u kujtojmë autoriteteve shtetërore që atë motivacion të harruar në sirtaret e Ministrisë së Shëndetësisë, qysh nga koha kur ministër ishte z. M. Cikuli, ta miratojë titullin e Profesorit në shkencën e Epidemiologjisë.

Jolanda Koçi duhet kujtuar për shumë arsye, por në këto ditë të kësaj Pandemie Botërore, ajo po të ishte gjallë, do kishim ndoshta përgjigjen e shumë enigmave në nivel botëror dhe pse jo edhe një ndër shkencëtaret e cila me autoritetin e saj shkencor do ishte në krah të atyre shkencëtarëve që do të shpikin antivirusin e Koronavirusit. Jolanda i ngjiti shkallët e karrierës mbas studimeve në shkollën e mesme mjekësore të cilën e mbaron me nota të shkëlqyera në vitin 1955.

Me mbarimin e fakultetit të mjekësisë me rezultate shumë të larta në vitin 1960, ajo fillon punën si mjeke në Laboratorin Qendror Baktereologjik dhe më pas Instituti i Higjenës dhe i Epidemiologjisë. Në Institut punoi në sektorin e prodhimit të vaksinave në repartin e anatoksinës difterike dhe tetanike.

Rritjen e saj profesionale e filloj qysh nga mjeke e thjeshtë, shefe reparti, shefe e sektorit të prodhimit të vaksinave e deri në zëvendësdrejtoreshë e Instutit Kërkimor të Higjenës dhe Epidemiologjisë nga vitet (1989-1994), plot 24 vjet pa ndërprerje dhe vetëm gjashtë muaj para se të ndahej nga jeta më 30 Maj të vitit 1994 ajo luftoi me vdekjen me një sëmundje shumë të rëndë. Në vitin 1971 pas një specializimi tre mujor në Bukuresht të Rumanisë, ajo bëri bashkimin e dy vaksinave asaj të anatoksinës difterike me atë tetanike native, që deri në atë kohë ishin veçmas, por bashkoi edhe vaksinën kundër Pertusit(kollës së mirë) duke prodhuar në vendin tonë të famshmen Trivaksinë diftero-tetano-pertusike(DTP) e njohur dhe e përdorshme në të gjithë botën, në mbrojtje nga tre sëmundje infektive shumë të rrezikshme, me një injeksion dhe me më pak ndërlikime apo efekte anësore.

Jolanda këtë trevaksinë e kontrollonte me standartet botërore dhe vaksina qëndronte përkrah tyre plotësisht. Ajo bëri vaksinimin e të gjithë fëmijëve dhe nuk pati asnjë të vdekur (për afro 10 vjet prej tetanozit), por për hërë të parë u vaksinuan gratë shtatëzana në tremujorin e tretë të barrës dhe si pasojë u mënjanua plotësisht rreziku dhe infektimi në lindje i fëmijëve nga sëmundja vdekjeprurëse e tetanozit.

Jolanda Onsmalliu Koçi është e para grua shqiptare, në fushën e mjekësisë profilaktike, që merr pjesë në mbledhje e forume botërore dhe evroppiane, duke iu imponuar kolegëve të saj dhe nderuar punën e Institutit dhe të sajën në fushën e profilaksisë dhe të prodhimit të vaksinave në vendin tonë. Jolanda bëri studimin e plotë të epidemiologjisë së tetanozit në vendin tonë qysh nga viti 1949 deri në vitin 1977, duke kontrolluar rastet një për një format e sëmundjes, shkatarin dhe mjekimin e bërë si dhe përfundimin. Kulmin e kërkimeve të saj për tetanozin ajo e dha në punimin shkencor për të marrë gradën e kandidates së shkencave mjekësore në mesin e vitit 1977 me titullin “Tetanozi”; Aspekte epidemiologjike, imunologjike dhe profilaktike.

Me miratimin e Këshillit të Lartë të Atestimit pranë Ministrisë së Arsimit Vendimin nr. 28, datë 27.12.1979 dhe Këshilli i Ministrave me Vendimin nr. 99, datë 28.12.1979, Jolanda merr gradën kandidate e shkencave si e para mjeke në shërbimin infeksionist epidemiologjik dhe higjenës (sektorin e profilaksisë) në vendin tonë. Jolanda bëri shumë studime dhe shumë prej tyre u botuan në revistat si “Buletini i Shkencave Mjekësore” si dhe në “Buletinin e Shkencave Ushtarake” apo në “Buletinin e Institutit të Higjenës”.

Disa probleme të difterisë dhe tetanozit në vendin tonë dhe efektin e vaksinave pas vaksinimit janë botuar edhe në revista të huaja si në Rumani, Itali, në buletinin e OMS-it. Po ashtu Jolanda ka qenë pjesëmarrëse e rregullt në mbledhjet e Byrosë Evropiane të Higjenës dhe Epidemiologjisë, të cilat u zhvilluan tre herë në Itali dhe një herë në Stamboll(Turqi), qysh nga viti 1988-1992.

Jolanda u nda nga jeta pikërisht në atë kohë kur do të gëzonte plotësisht frytet e punës dhe jetës së saj: do të shihte të realizuara plotësisht ëndrrat e saja të thurura për punën, shkencën, përparimin e Institutit ku ajo punoi tërë jetën dhe e deshi aq shumë. Jolanda e mira e të mirave u nda nga familja e saj dhe të afërmit, shoqet e shokët dhe nga të gjithë ata që e njohën dhe e deshën, për të mbetur gjithmonë në zemrat e tyre./Marre nga dritare.net

March 18, 2020 12:25
Komento

15 Komente

  1. hahaha .shikoni firmen e Veterinerit te Lopeve March 18, 14:23

    si bajge arabie !

    hahahahahah

    oh Zot na mbyten sharlatanet

    Reply to this comment
    • Ai qe di ti March 19, 14:51

      Po ti kush je more bir kurve qe nxjerr plehra nga goja jote e ndyre duke fyer te tjeret qe as i njeh… Phu race e mutit..te qifsha trurin dhe mendjen tende “te ndritur” phu..injorant ordiner..

      Reply to this comment
      • Hahaha . sa kom qesh March 20, 19:32

        Ai qe di ti

        jam kush jam un ,

        s’te dhjeva ty ne kok ,por komentova ,
        o te shkerdhefsha cte permban

        rraca e mutit qe keni ndyre kte vend o bajge stani

        Reply to this comment
        • Kerkushi March 20, 20:40

          Pak me shume respekt per te vdekuren te ciles i kushtohet ky shkrim nuk do te bente dem. Nuk besoj qe eshte ky vendi ku ju dy kapedanet e mesiperm, kushdo qe jeni, te shkembeni batuta vulgare, pa sens dhe pa lidhje me shkrimin. Ne doni te shaheni me njeri tjetrin, ka plot vend tjeter ketu ne DI|TA ku mund ta beni kete gje.

          Reply to this comment
        • lexuesi March 20, 21:14

          Ti Hahaha je nga ata shkerdhatat qe hane mut pas tastjeres, se balle per balle permiresh ne breke, race Muti!

          Reply to this comment
        • % March 21, 22:02

          KY SHARLATANI ESHTE FSHATAR I DIVORCUM SHUME I SHEMTUM ( nqs ky epidemia e zhozhanit te lushjes do shaje myslymanet e vendit tone , une personalisht do hedh nje foto te ketij luanit trim prej kartoni i cili don me qi nonat e motrat tona e ropt tona
          ) NGA NJE FSHat i humbum i myzeqese i ritun mes baltes e bajges ,shume racist kunder vendasve te tije ..

          Reply to this comment
  2. Shkencetar Shqiptar i Gjalle March 18, 14:23

    Po paska qene me verte e forte kjo shkencetarja, me tre muaj specializim ne Rumani sajoi trevaksinen. Pse nuk e lane noi vit a dy t’i kishte bashkuar te gjitha vaksinat ne nji e te kishte shpike edhe vaksinen per Corrona virusin e sotem.

    Nejse. Lavdi shkencetareve shqiptare qe gjithmone gjejme rast t’i lavderojme pas vdekjes.

    Reply to this comment
  3. demo March 18, 16:01

    Shkencetarja e pare shqiptare,Ihtiologja dhe biologja Sabiha Kasimati,u gropos e gjalle pa e kapur plumbat me 22 fatkeqe te kanoces qe plasi ne ambasaden sovjetike.
    Pse?
    Sepse idiotit i thoshte idjot kur ishin ne shkolle.
    Ishte nxenesi me i trashe i Lyceut,note mesatare kishte vetem ne histori.
    Por nuk ishte vetem idiot.Ishte shejtan idiot.
    Mbulonte idjotllekun me ngrefosje pozante,me kostume te shtrenjta.
    Ky palacu u be diktator i juntes komuniste dhe vrau 90% te inteligjences te shkolluar ne Perendim.

    Reply to this comment
    • Lasgushi March 20, 21:18

      avash ti loqe,se pas dy muajsh do na e besh edhe me çmimn Nobel … shih endra me sy hapur se nuk te ka ngelur gje tjeter, veçse sajo me karar …

      Reply to this comment
  4. Dajti March 18, 16:23

    Mos i ulni kaq shume standardet.
    Jolanda ka vdekur dhe kujtimi i saj duhet nderuar, por kjo nuk do te thote qe njerezve pas vdekjes tu shtojme merita qe nuk i kane.
    Unw kam punuar ne Institut te Higjienes dhe e di mire c’behej aty dhe cilet qene aty shkencetare te vertete.
    Trivaksina eshte asgje me teper se bashkimi ne nje flakon i tre vaksinave dhe specializimi ne Rumani ka qene i kote fare.
    Jolanda ka qene nje mjeke e nderuar por e zaknonshme ne Institut te Higjienes dhe Epidemiologjise. Vaksinat (anatoksinat) tetanike dhe difterike me te cilat u mor ajo prodhoheshin ne ate institut nga drejtori i atij Instituti, Dr. Hulo Haderi, para se ajo te fillonte punen dhe ne mbi 20 vjet qe punoi atje nuk beri asnje modifikim a permiresim te tyre.

    Reply to this comment
    • Kerkushi March 19, 17:21

      E drejte, ajo e shkreta edhe nendrejtoreshe e Institutit nuk ka qene ndonje here. Po nejse, sic thoni edhe ju, si e vdekur duhet nderuar per ato qe ka pasur, por jo te glorifikohet me kot.

      Reply to this comment
  5. Mjeku March 20, 16:23

    Dr Jolanda ka qene pedagogia ime e mikrobiologjise. Mesimdhenia ne fakultetin e mjekesise per te ishte nje transmetim dijesh jo terror provimesh. Shume elegante dhe delikate, me nje ze te vogel qe shpesh nuk arrinte te mbushte auditorin, neve studenteve te mjekesise nuk na besohej qe kjo ishte nje autoritet ne institutin e higjenes. Dhe vertete ka qene nje autoritet ne fushen e mikrobiologjise ne Shqiperi.
    Populli njeh per mjeke vetem ata qe rrine me thike ne dore per te te care barkun. Per te tjeret marrin vesh kur ju bie bytha ne uje.(epidemiologe, mikrobiologe, anestezite reanimatore).
    Respekte per kete grua fisnike dhe profesioniste e madhe ne dimension , modeste ne paraqitje.

    Reply to this comment
  6. % March 21, 22:04

    KY SHARLATANI ESHTE FSHATAR I DIVORCUM SHUME I SHEMTUM ( nqs ky epidemia e zhozhanit te lushjes do shaje myslymanet e vendit tone , une personalisht do hedh nje foto te ketij luanit trim prej kartoni i cili don me qi nonat e motrat tona e ropt tona
    ) NGA NJE FSHat i humbum i myzeqese i ritun mes baltes e bajges ,shume racist kunder vendasve te tije ..

    Reply to this comment
  7. Dhimiter Xhoga (Guri Naimit D) March 23, 15:03

    Pavdekësi Kuadrove-MJEKE-si Jolanda O. Koçi ! –
    (*I sharri të SHAN..* -Komentues të SHPËLARË !..)

    Si një ish sudent,( i pafat,) i Mjekësisë(1963-64)njohur pas së mirënjohurës PETAGOGE e Anatomisë (të *famshmen* ,Klementina Langa,(se haroj,për nofka studenteve -vajza të pashme)sa,njohur shumë Mjeke të atyre viteve,(deri Petagogë të nderuar,që një jetë i respektoj e më rrespektojnë), vitin e parë të atij Fakulteti nisur,unë,(1963-64),për të plotësuar amantin , Baba im,bir i Zavalanit te *Dangëllisë Naimjane,lënë;*-*Ma Bëni djalin e vogël DOKTOR,se nga mungesa e një të tilli,po vdes. Vëndi cliruar,*Ishte viti 1945,unë 9 vjecar,Baba, ndarë nga jeta pas torturave ballistet,sa djegur shtëpine qershor1944,fuqizuar*gjermanët pushtues).
    Nisa tia plotësoja dëshirën babait,dalë e drejta e studimit,pasi bëra dhe ushtërinë,viti akademik 1963-64, Faleminderit autoriteteve te kohës,realituar atë amanet
    Salla e leksioneve mes spitalit dy,njohur mjekë te shumtë,pos petagogëve,Miq e shokë një jetë..
    Jolandën,që si flitet në këte shkrim e kujtoj dhe,me respekt e konsiderate te dhimbëshme,mësoj .,se është ndarë nga jeta.(Vitet e pas 90tës në emigracion na ndanë përsëgjalli )
    I perjetshëm kujtimi saj,Shëndet e mirësi pasuesve.
    VO,*indinjohem nga disa komentues të pa CIPË sa shkruajnë për Të. Autorin e shkrimit z.Kastriot Kotoni e përshëndes.si 83 vjecar, Mësuese një jetë,pas 94trës, *Lavierës* emigrant,deri tej Oqeani,..
    -Me atdheun dhe bashkekombasit jetuar.IRËNJOHIE! I përjetshëm kujtimi i Jolanda Osmanlliu Koci sa të paharrurit mik e shoj fatleqësish nuk u bëra Koleg me të i ndieri Pr Flamur Tartari,rininë nga femijnia, shtëpia e tyre mes Tiranes,hapur për mua.Ndiesë dhe Vëllait tij bashkëkohes me mua Mesues Fiskulture E Tartari.. Pasardhësit rrofshin dhe i kujtofshin-njerës të TILLË, Sa mbritur nga tek oqeani,Përshëndetie shokë e MIQ.

    Reply to this comment
    • ? March 23, 17:21

      O Palle Gomari, mire mer mire, po kush te ka thene qe duhet te postosh autobiografine ketu? E ke nga zakonet e vjetra, apo thjesht ke rrjedhur? Pastaj perse nuk e ke shpieguar perse nuk u bere mjek? Apo aq te nxinte truri, sa per mesues filloreje.

      Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*

Njoftim

Njoftim

Njoftim