Jolie: Nuk doja fëmijë, por Kamboxhia më ndryshoi!

February 18, 2016 15:47

Jolie: Nuk doja fëmijë, por Kamboxhia më ndryshoi!

Angelina Jolie është nënë e gjashtë fëmijëve, por para shumë vitesh, ajo kurrë nuk e kishte menduar se do të bëhej me fëmijë.

Mirëpo, sipas saj gjërat ndryshuan pas vizitës së saj në Kamboxhia, ku dëshira për të pasur fëmijë u ngjall të ajo.

Ajo është shprehur se po luante me fëmijët në një shkollë në Kamboxhia, kur papritur iu duk sikur djali i saj ishte diku aty.

Ajo ka adoptuar Maddox në vitin 2002 dhe një vit më vonë hapi një fondacion në emër të tij në provincën veriperëndimore Battambang.

Ky fondacion shërben për kujdes shëndetësor, por edhe për arsimimin e fëmijëve të Kamboxhias.

“Ishte vërtetë e çuditshme. Unë kurrë nuk doja të kisha një fëmijë, kurrë nuk kam dashur që të mbetem shtatzënë.

Asnjëherë nuk e kisha menduar veten si një nënë”, ka thënë aktorja 40-vjeçare.

Duket se tashmë, askush nuk i do fëmijët më shumë se ajo.  Fituesja e çmimit Oskar po merret aktualisht me filmin e ri “First They Killed My Father”.

February 18, 2016 15:47
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*