Jorida Tabaku ndihet fajtore?

October 13, 2013 10:40

Jorida Tabaku  ndihet fajtore?

Ish-nënkryetarja e Bashkisë ndryshon marrëdhënie me… celularin

Pasi e pashë këtë video, nuk e preka celularin me dorë deri në fund të ditës. Ky ishte titulli i një videoje të cilën e ka publikuar në profilin e saj të Facebook-ut, Jorida Tabaku, ajo që për një kohë të gjatë e keni parë pas Lulzim Bashës dhe që pritet të jetë zëdhënësja e grupit parlamentar të Partisë Demokratike. Tabaku, shpërndan këtë video në profilin e saj dhe e shoqëron atë me një koment të shkurtër.  Videoja që në fakt ishte një material filmik, i cili “terrorizonte” të gjithë ata që nuk ndahen dot nga celulari shoqërohej me këtë mbishkrim: “Jam vetë fajtor i parë për këtë prandaj kur e pashë këtë video, u ndjeva vërtet keq. Do të përpiqem të ndryshoj zakonet e mia, për hir të familjes sime, të miqve të mi dhe për veten time. Po ju mund ta bëni?”. Ajo që kuptuam nga gjithë kjo është se se Jorida Tabaku ka një marrëdhënie aq të pazgjidhshme me celularin sa ndonjëherë bezdis edhe miqtë, të afërmit dhe familjarët me këtë marrëdhënie që ka ndërtuar, ndoshta pa vetëdije.

October 13, 2013 10:40
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*