Josa ka vetëm 1 ditë në dispozicion për Partizanin

October 24, 2015 08:24

Josa ka vetëm 1 ditë në dispozicion për Partizanin

 Skënderbeu mbërriti në Tiranë pasditen e së Premtes pas disfatës që pësoi në Lisbonë ku u mund 5-1 nga Sportingu. Pas një udhëtimi prej disa orësh skuadra e Josës ka mbërritur në kryeqytet me mendjen të përballja e kësaj të diele me Partizanin. Pas disfatës së pësuar në Lisbonë natyrisht që atmosfera nuk është ajo idealja, por Skënderbeut i duhet të gjejë menjëherë frtymën e duhur pasi nuk ka kohë për të qarë disfatën me Sportingun.

Josa ka vetëm një ditë në dispozicion për të përgatitur skuadrën për sfidën me të kuqtë, që vlen kreun e klasifikimit të Kategorisë Superiore dhe që do të shërbejë vec të tjerash edhe si një provë e vërtetë force në luftën për titull, me Partizanin e Starovës që është përvijuar në këtë fillim kampionati si rivali i vetëm serioz për të zbritur skuadrën korcare nga froni i futbollit shqiptar.

Pavarësisht kohës së pakët në dispozicion Josa do të ketë të freskët për ndeshjen me të kuqtë, Radas dhe Olyainkën që nuk u aktivizuan në Europë ndërsa Salihi u aktivizua vetëm 23 minuta, dhe në kampin korcar janë të bindur se kanë potencialin për të mposhtur të kuqtë edhe falë përballjeve të mëparshme. Në dy sezonet e fundit, që kur Partizani u rikthye në Superiore në 7 ndeshje të luajtura mes dy skuadrave, Skënderbeu ka fituar 4 ndeshje, dy kanë përfunduar në barazim dhe vetëm një është fituar nga Partizani.

Edhe statistikat e këtij sezoni anojnë lehtshëm nga Skënderbeu që në 7 javët e para ka shënuar 15 gola, kundrejt 12 të Partizanit, ndërkohë që korcarët mund të krenohen edhe me mbrojtjen më të mirë të kampionatit, me 4 gola të pësuar, po aq sa dhe Kukësi ndërsa Partizani ka pësuar një gol më tepër. Gjithsesi cdo ndeshje bën histori më vete, dhe ajo e kësaj të diele është gati për të thënë të sajën.

October 24, 2015 08:24
Komento

1 Koment

  1. Hurma Arabie. October 25, 03:40

    Ecni me statistika, le ti jepet ne tavoline fitorja Skenderbeut edhe kampionati te mos zhvillohet dhe kupa e kampionatit t’i dorezohet ne Tirane, tek monumenti i Skenderbeut poshte ka.it.

    Reply to this comment
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*