Josa-Magani, sfida e dy trajnerëve “jetëgjatë”

March 4, 2015 04:17 Updated

Josa-Magani, sfida e dy trajnerëve “jetëgjatë”

Skënderbeu-Tirana është edhe një betejë stolash. Mirel Josa përballë Gugash Maganit. Të dy trajnerët mes shumë veçorive, por edhe ngjasimeve ndajnë së bashku edhe një emërues të veçantë atë të jetëgjatësisë në stol. Të dy janë të vetmit trajnerë që janë përballur me njëri tjetrin edhe sezonin e kaluar. Josa-Magani është e vetmja përballje që sezoni aktual mund të ripropozojë nga ai paraardhës dhe nëse të gjithë stolat e tjerë të Superiores kanë ndryshuar drejtim dhe ata kanë rezistuar, kjo nuk mund të jetë thjesht rastësi. Natyrisht që një vit më parë betejat ndryshonin shumë, por të dy i fituan, Josa titullin dhe Magani një mbijetesë që u fol se vlente sa një titull.

Skënderbeu dhe Tirana sot kanë padyshim edhe fytyrën e tyre, ajo e kampionëve është një skuadër eksperte veç ruajtjes së grupit padyshim edhe për meritë të Josës që vitet në stolat e ndryshëm i kanë mësuar të jetë gjakftohtë edhe në momentet e vështira, si në fund të dhjetorit kur skuadra përjetonte një krizë dhe Josa refuzoi të bënte ndryshime drastike duke rrezikuar të prishte dhe atë që ishte e mirë. Trajneri që dikur fitonte tituj për Tiranën sot i kërkon skuadrës së tij, Skënderbeut që ta bëjë diçka të tillë jo vetëm me bukuri, por dhe me grintën e egon që ka qenë tradicionalisht veti e bardhebluve. Virtyte që përputhen plotësisht edhe me identikitin e Maganit. Në këtë aspekt trajneri peqinas te Tirana ndihet në egon e tij natyrale e veç grintës edhe më shumë punë ka ditur të rezistojë në një ambient fanatik bardheblu e mësuar të hajë shumë koka trajnerësh.

Për Maganin, trajnerin më jetëgjatë në stolin e Tiranës në këto dy dekadat e fundit, nuk është se ka shumë zgjidhje, aty kërkohet vetëm fitorja. Skuadra e tij ende nuk ka një identitet të plotë si ai i Skënderbeut edhe për shkak të ndryshimit të grupit, por beteja në Korçë do të jetë e garantuar.

March 4, 2015 04:17 Updated
Komento

Ende pa komente

Ende pa komente!

Je i mirëpritur. Bëhu i pari që komenton këtë artikull. Kujdes etikën.

Komento
Shiko komentet

Komento

Your e-mail address will not be published.
Required fields are marked*